Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Liria ekonomike e Shqipërisë bie për të tretin vit radhazi, humb 7 vende
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Liria ekonomike e Shqipërisë bie për të tretin vit radhazi, humb 7 vende
EkonomiLajmi i fundit

Liria ekonomike e Shqipërisë bie për të tretin vit radhazi, humb 7 vende

Published: October 21, 2024
Shpërndaje

Shqipëria po humbet lirinë ekonomike, kryesisht për shkak të sistemit ligjor dhe të drejtave të pronësisë, mungesës së pavarësisë së gjyqësorit, kostove të burokracisë e deri te mungesa e rregulloreve të punësimit dhe largimit nga puna.

Këto janë përfundimet e nxjerra për Shqipërinë në hartën globale të lirisë ekonomike të publikuar nga Instituti Fraser, me qendër në Kanada.

Edicioni i vitit 2024 (i cili përpunon të dhënat e vitit 2022) e vlerëson Shqipërinë me 7.48 pikë nga 10, duke e renditur në vendin e 38 në botë nga 165 juridiksione anembanë botës, nga vendi i 31 që mbante në edicionin e kaluar (2023), ndërsa në raportin e vitit 2022 mbante vendin e 30 në botë.

- Publicitet -

Vlerësimi bëhet nga të dhënat e 5 fushave kryesore:

Fusha 1: Madhësia e Qeverisë 7.81 pikë

Fusha 2: Sistemi Ligjor dhe të Drejtat e Pronësisë 5.43 pikë

Fusha 3: Stabiliteti monetar 8.76 pikë

Fusha 4: Liria e tregtisë ndërkombëtare 8.53 pikë

Fusha 5: Zbatimi i rregullave 6.9 pikë.

Krahasuar me vendet e rajonit vendi ynë performon më mirë.

Ashtu si Shqipëria, edhe liria ekonomike globale ra për të tretin vit radhazi, konstaton raporti vjetor i Lirisë Ekonomike të Botës i publikuar nga Instituti Fraser.

“Pas dekadash rritjesh të ngadalta por të qëndrueshme, liria ekonomike globale arriti kulmin në vitin 2019, por ka rënë në secilin prej tre viteve që nga ajo kohë, gjë që nuk ka ndodhur që kur filluam të matim lirinë ekonomike më shumë se 25 vjet më parë,” tha Mattheë Mitchell, bashkëpunëtor në Institutin Fraser dhe një kontribuues në raport.

Liria ekonomike – shkalla në të cilën individët lejohen të marrin vendimet e tyre ekonomike për atë që të blejnë, ku të punojnë dhe nëse do të fillojnë një biznes – është thelbësore për mirëqenien. Liria ekonomike mat hapjen ndaj tregtisë, taksat dhe barrën rregullatore, shpenzimet qeveritare dhe qëndrueshmërinë e parave të një vendi.

Në vitin 2022 (viti i fundit i të dhënave të disponueshme), Hong Kongu ishte juridiksioni ekonomikisht më i lirë në botë (megjithëse rezultati i tij ka rënë në vitet e fundit), i ndjekur nga Singapori, Zvicra, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara.

Renditja e vendeve të tjera kryesore përfshin Kanadanë (8), Japoninë (11), Mbretërinë e Bashkuar (12), Gjermaninë (16), Tajvanin (19), Korenë (32), Francën (36), Meksikën (65), Indinë (84), Brazilin (85), Kinën (104) dhe Rusinë (119).

10 vendet me lirinë më të ulët janë Jemeni (156), Libia (157), Irani (158), Argjentina (159), Myanmar (160), Algjeria (161), Siria (162), Sudani (163) , Zimbabve (164) dhe Venezuela (165).

Njerëzit që jetojnë në vende me nivele të larta lirie ekonomike gëzojnë prosperitet më të madh, më shumë liri politike dhe civile dhe jetë më të gjatë.

“Aty ku njerëzit janë të lirë të ndjekin mundësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre ekonomike, ata bëjnë jetë më të begatë, më të lumtur dhe më të shëndetshme”, tha Mitchell.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • PO , PO says:
    October 24, 2024 at 8:07 pm

    GAZETA DITA KA QENE DIKUR NJE GAZETE TEPER DINJITOZE E ME VLERE PER SHQIPTARET , ME INFORMACIONE , ANALIZA E OPINIONE TE NDRYSHME NGA PERSONALITETE TE CMUARA QE NA MBANTE ME ORE TE TERA TE GOZHDUAR PARA MONITORIT . tASHME , PAS “kOVIDIT” U GJYMTUA RENDE DHE MBETI ME PASOJA , RA NE MEDIOKRITETIN E PALO – GAZETAVE SHQIP , QE NUK IA VLEN TE MERRESH ME TE . E THEM ME KEQARDHJE TE MADHE KETE GJE , SEPSE PER VITE TE TERA E KAM LEXUAR ME ENDJE DHE KENAQESI TE VECANTE , POR ERDHI NJE DITE PER TE THENE , ” NA ISHTE NJE HERE . . ” !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?