Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lirika qytetare e Hiqmete Dajës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Lirika qytetare e Hiqmete Dajës
KultureLajmi i fundit

Lirika qytetare e Hiqmete Dajës

Published: February 1, 2025
Shpërndaje

Nga Shaban Murati

Mjeshtër i Madh

Libri “Ata të dy dhe deti” është libër për dashurinë, por një libër jo i zakonshëm. Shkrimtarja e ka shmangur vizionin romantik e sentimental të temës së dashurisë, ku bien shumë shkrimtarë. Ajo përqafon një vizion origjinal të realizmit dhe të lirikës qytetare, ku shkrihen elemente të ngjyrave kohore, qytetare dhe psikologjike, me subjekte dhe ngjarje befasuese, që japin një panorama të re dhe të bukur origjinale të tregimit shqiptar.

- Publicitet -

Kemi në ndërthurje artistike të elementeve realistë dhe të dashurisë sublime si tregimi, që i jep titullin vëllimit apo tregimi “Trazimet e shpirtit”, me elemente dramatikë si te tregimi tronditës “Blloku i mallkuar”, apo me elementë tragjikë si te tregimi “Vrasësi dhe viktima”.

Ky spektër i gjërë dhe me kolorit pasuron frymëmarren artistike të librit dhe I jep autenticitetin e botës konkrete të sotme shqiptare me kompleksitetin e saj të njohur problematic aktual. Është një metodë letrare e vështirë, por e suksesëshme për autoren, që lëvron lirikën e re qytetare.

Subjektet dhe personazhet e tregimeve të librit jane prototipa të mbijetesës shpirtërore dhe morale të popullit dhe të mentalitetit tone në kohën e re. Shkrimtarja është në kërkim artistik të së bukurës në shpirzin e shqiptarit, në botën e shqiptarit, në dinamikën psikomentale të popullit, ndonëse e buura nuk është ende dominuese në jetë.

Ky kërkim psikologjiko-artistik, frut i një njohje të thellë të jetës sociale e morale të popullit dhe të krahinave të ndryshme, të kontakteve direkte dhe lidhjeve intensive sociale dhe të punës së autores me shtresa dhe grupe shoqërore nga më të kundërtat e popullsisë, bëjnë që shkrimtarja të realizojë një libër tepër interesant me tregime origjinale, që japin një botë të pazbuluar shpirtërore shqiptare.

Një meritë e librit është dinamika e botës shpirtërore dhe e jetës së larmishme, që përshkruhet. Shkrimtarja e njeh shumë thellë jetën, mentalitetin, kulturën dhe dhe marrëdhëniet njerëzore të qytetit. Në kohën tonë të periudhës demokratike qytetet u bënë fokusi qendror i jetës së re intensive të popullit tonë. Dyndjet rurale pa kriter dhe sistemi i ri, që u hapi derën si arritjeve demokratike në mënyrën e jetesës, ashtu edhe veseve, që dikur i ndrydhte diktatura, patën efekte negative në konceptimin e ri të dashurisë, e cila në grupe të caktuara u deformua në thelbin dhe në formën e saj dhe dashuria humbi polin qendror dhe parimet morale dhe gjithshka.

Në tregimin e bukur “Vrasësi dhe viktima” tragjedinë e dashurisë së pastër të çiftit të dashuruar e shkakton shpirti i deformuar njerëzor nga parazitizmi, etja për para dhe pabesia, e cila edhe në vendi e origjinës ne malësi ka zëvendësuar institucionin historic shqiptar të besës.

Ky degradim moral i mjedisit përbën provën e madhe të dashurisë në ditët e sotme, e cila edhe pse vritet dhe humbet betejën fizike me të shëmtuarën,
jeton e fortë në forma të tjera mbijetese, duke ndriçuar shpirtrat me modelin e vet njerzor moral dhe heroik.

Dua të theksoj këtu se shkrimtarja nuk i ka subjektet e tregimeve të saj frut të fiksionit apo fantazisë artistike, sado të pazakonta mund të tingëllojnë ngjarjet e tregimeve. Shkrimtarja Hiqmete Daja shkruan mbi ndodhi, përvoja, personazhe dhe fakte nga jeta dhe marrëdhëniet shpirtërore të përditëshme shqiptare, të ndodhura realisht në qytetet tona dhe të cilat mjeshtëria e saj artistike I shndrron nga të vërteta jetësore në të vërteta artistike.

Hiqmete Daja është nga shkrimtaret e pakta, që arrin të shkrijë në një të vërtetë artistike dramatiicitetin e prozës së saj tregimtare me lirizmin e përshkrimit të saj estetik. Ngjarjet dhe personazhet e profilizuar me tonalitet dramatik e madje tragjik, përthyhen në një lirizëm të paparë të shpirtit njerëzor, të marrëdhënieve dashurore e njerëzore, të jetës komplekse, të vështirë dhe dinamike qytetare.

Forca e artit të saj merr një kualitet artistik të nivelit të lartë estetik, që i bën tregimetve saj jo vetëm tërheqës dhe befasues për lexuesin dhe emocionet e tij, por dhe me një shije të hollë artistike, që jep kënaqësi të veçantë dhe i bën tregtimet të gdhenden në kujtesën e e lexuesit..

Kur lexon tregimet e këtij vëllimi ndjen sikur lexon poezi të bukura, sepse autorja ka ditur të përdorë me elegance imazhe, figura e metafora poetike, krahasime dhe simbolika, dhe një gjuhë të pasur, të cilat e pajisin lexuesin me një pasion dhe emocion poetik te ri, ndërsa shfleton ngjarjet dhe personazhet dramatike, dhe elementet befasues të marrëdhënieve shpirtërore të dashurisë.

Shkrimtarja Hiqmete Daja me këtë vëllim të ri me tregime sjell një notë të re në letërsinë e sotme shqiptare dhe në prozën shqiptare në veçanti. Ajo bëhet përçuese e rrymës së lirikës qytetare, që e ldh lirizmin dhe liriken jo thjesht me natyrën dhe fshatin, me barin dhe gjethet, por e lidh dhe e gjen bukurinë lirike në lulzimin e dashurive të jashtëzakonëshme të shpirtit qytetar si në tregimin e mrekullueshëm “Ata të dy dhe deti”, ku e zbulon liriken ne ndjenjat më të holla holla dhe të pathëna të shpirtit të qytetarit.

Jo rastësiht në tregimet dhe në letërsinë e Hiqmete Dajës zë një vend të rëndësishëm ekzistencial deti. E lindur dhe e rritur në një qytet bregdetar mijravjeçar si Durrësi, ajo është mëkuar me dashurinë e pakufishme për detinm por edhe e njeh thellë detin si një vrull oqeanik i pandalshëm ndjenjash të holla lirike, të funddetit apo te fjetura, që zgjohen në shpirtin e njeriut ne ndjenja si dashuria dhe simbolizojnë thellësinë dhe pangjashmërinë e snprtit njerëzor.

Hiqmete Daja është mjeshtre e tregimit dhe sjell nje kontribut të çmuar letrar për lexuesit dhe për letërsinë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. Labi on Guacka e Zvërnecit
  2. 1thundrak on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. 1thundrak on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. 1thundrak on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  5. Detari on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?