Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë përmes një komunikimi në rrjetet sociale, ku foli për zaptimin e hapësirave publike dhe për masat që do të merren për lirimin e tyre.
Gjatë një lidhjeje “live”, teksa udhëtonte me makinë drejt Durrësit për të inspektuar objektet e vendosura pa leje pranë rrugëve kombëtare, Rama theksoi se më 31 korrik ka skaduar afati për heqjen e tyre.
Ai njoftoi se nga 1 gushti do të nisë ndërhyrja hap pas hapi nga strukturat përkatëse të kontrollit mbi territorin.
“Ambicia jonë është që të bëhemi kampionë të Ballkanit në turizëm”, u shpreh kreu i qeverisë.
Duke u ndalur te lirimi i hapësirave publike në qytete, ai theksoi se trotuari i përket qytetarëve, ndërsa tha se nuk do të lejohet asgjë në mënyrë selektive.
“S’ka për tu lejuar asgjë selektive, tentativat do bëhen, dikush do mbyllë sytë, por nuk do lejohet asgjë selektive, duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet. Tentativat për shmangie do të ndodhin, dikush mund të përpiqet të mbyllë sytë, por nuk do të tolerohet. Komuniteti duhet të bashkëpunojë me autoritetet. Duke këmbëngulur, duke denoncuar dhe duke çuar përpara këtë proces të përbashkët, do t’i kthejmë hapësirat publike qytetarëve,” tha Rama.
Kryeministri shtoi se qëllimi nuk është ndëshkimi i bizneseve, por vendosja e rregullit dhe respektimi i hapësirave publike:
“Nuk është ideja ‘hajde t’i ndëshkojmë’. Gjithçka do të hiqet, hap pas hapi. Do të jetë një proces i koordinuar me komunitetin dhe do të hapet edhe një adresë e posaçme – ‘Portali: Hapësira Ime’ – për denoncimet. Duhet të ndahet mendja se nuk mund të shtohesh përtej kufirit ku nis jeta e komunitetit.”
Në fund, Rama i bëri thirrje pronarëve që përdorin toka private për parkim në mënyrë të paligjshme, të aplikojnë për leje ndërtimi për të ndërtuar parkime të strukturuara.
“Ndëshkimet do të jenë të tilla që askujt të mos i shkojë mendja të nisë sërish të njëjtën lojë. Po pastrojmë zonat te ’21 Dhjetori’, te ‘Komuna e Parisit’, por nuk mund të mbeten ashtu siç janë – do të ndërhyjmë me projekte urbanistike për të krijuar hapësira publike të denja. Ata që kanë prona private të shfrytëzuara si parkime të paligjshme janë të ftuar të aplikojnë për leje ndërtimi dhe të ndërtojnë parkime me 2 apo 3 kate, që mund të jenë godina të bukura dhe funksionale”, tha Rama.
j.l./ dita

Ke bere pune me keto klubet,qe kishin zene trotuaret,me furgonat e taxite qe bejne STACIONE ne qender ku t`i teket,me lulishtezaptuesit,.Te ecte puna mbare!
hapja e portalit Hapsira ime do te minimizoje ndertimet pa leje ne toke publike qe po i zene frymen qytetareve . Kjo eshte nje mase shume e forte parandaluese qe do te jape efekt te menjehershem ne lirimin e hapesirave te zena ne zonat para dhe pas pallateve deri ne ndertim shtepie si tek.30 vjetori ne Durres tek blloku i pallateve perballe kopshtit te antikapateve ku jane vene dhe 2 trare per zenje hapesire dhe deri tani nuk i kane hequr akoma, . Ka zenje trotuari dhe ndertim dyqani mbi te .
z.Kryeminister! Vazhdojeni vete punen e nisur per te pastruar hapesirat publike dhe to te perbashketa qe jane zaptuar! Ka edhe te pakenaqur, por boll kane ngrene dhe jane pasuruar nga pasuria kombetare qe eshte e te gjithe shqiptareve. Mos beni asnje leshim apo dallim. Shqiptaret e ndershem dhe te thjeshte ju mbeshtetin ne punen e nisur! Duam nje Shqiperi te paster dhe europiane ku te jetojme me dinjitet dhe jo si leckamane te Europes!
po turkarapet qe pellasin cdo dite nga minarete ne arabisht, me cfare leje e bejne? Po kur mbushin gjithe sheshet me bithet perpjete me cfare te drejte?
Z.keyeminister!Une kritikuesi i djeshem,per keto zaptimet e hapesirave publike,rrafshimet e ndertimeve pa leje,neper lulishte dhe trotuare,po te them :Kaja motrat!Ashkosun Isuf Arapi/C`te vika ndoresh kasapi,.Na shpetove,Na lirove frymemarrjen,se na kishin zene frymen! 1idhnohet,100 gezohen.Se si i ngriten,se si u gdhine ketoo klube brenda nates,,?Vetem po te kene punuar me punetore kineze.Ne darke ishte trotuar dhe lulishte,Ne mengjes gdhiu klub. Dje pashe ca punetore qe po i cmontonin.Le ti bjeri burise,se i binte bukur me muzika!Do shkoj sot naten mos me shofi ay Bisnesmeni kokeqeros do ve nje Tabele kartoni me laps kopjativ:RROFTE EDI RAMA.
Bashkia FIER nuk po lëviz..Ka frikë nga ë LEPURI.
Në l.Apollonia KAFETË NGJITUR BYTHË PËR BYTHË.
Pishina me uji të ndotur pastroet çdo 2 ditë me miliona €.!
Hauzet pa uji me vite,pensionistët me sy nga bashkia në gjumë..!
Bëu mamanë E.Rama të thon BABA..!
Ty Ethemo kush ta ka bere mamane???
O TRENI o te qifsha çfarë të përmban pragu i shtëpisë