Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lirimi i hapësirave publike, Rama: Po përgatitim një rregullore kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Lirimi i hapësirave publike, Rama: Po përgatitim një rregullore kombëtare
Lajmi i funditPolitike

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Po përgatitim një rregullore kombëtare

Published: August 10, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë më 10 gusht, në një videomesazh të gjatë të publikuar në Facebook ku u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, ka bërë me dije se po përgatitet një rregullore kombëtare lidhur me hapësirat publike, e cila do të përcaktojë me qartësi kufijtë mes interesit privat dhe hapësirës publike.

Rama theksoi se veprimet nuk përbëjnë një sulm ndaj sipërmarrjes, por janë pjesë e një procesi kombëtar për vendosjen e rregullave të qarta dhe të drejta për të gjithë.

“Bëhet fjalë për ndërtime të ç’montueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i çmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës. Ne po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë, dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë. Pra, do të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare që të bëjnë jetën e tyre normalisht, por pa e kapërcyer kufirin që është i komunitetit”, tha Rama.

- Publicitet -

Rama shpjegoi se u detyrua të dilte të fliste në këtë videomesazh në rrjetet sociale, për shkak se i kishin bërë përshtypje reagimet e shumta të qytetarëve në seksionin e komenteve, lidhur me një postim të tijin të ditës së djeshme, mbi shembjen e një ndërtese në Vlorë.

“Arsyeja pse dola sot këtu sot është se po lexoja reagimet që më solli stafi im në këkjo faqe dhe më bënë shumë përshtypje reagimet në një postim të ditës së djeshme për shembjen e një ndërtese të paligjshme krejtësisht në bregdetin e bashkisë Vlorë. Është shumë interesant sepse në reagimet që lidhen me këto pastrimet, prishjet, ka një lajtmotiv që në rastin e këtij postimi ishte shumë herë më i theksuar dhe lajtmotivi është se pse u lanë të ngrihen këto dhe është një pyetje legjitime. Dhe pastaj vjen pjesa tjetër që fajin për ngritjen e një ngrehine mu buzë detit e ka ekskluzivisht shteti dhe kush i bën këto trajtohet si një subjekt totalisht i pafajshëm dhe madje madje kalohet në ekstrem duke folur për familje të ndershme që mezi mbajnë frymën gjallë dhe kriminalizohet tërësisht shteti. Njëlloj si të thuash ‘çfarë faji ka hajduti pse shteti nuk e kapi hajdutin?!”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se teknologjia do të ndihmojë në fazën tjetër, që të mos ketë më fenomene të tilla.

“Në fund kam edhe elementin e teknologjisë. Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane së bashku me 4 vende të tjera për reformat dhe transformimin. Shqipëria është dicka krejt tjetër, e tregojnë shumë gjëra.Teknologjia do të na ndihmojë tani në këtë fazë, që siç kemi shkuar nga faza ku të gjithë ngrinin llaç e ngrinin mure, te faza kur kanë shkelje të ç’montueshme e më the e të thashë, te faza tjetër që s’do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum.”, tha Rama.

Mes të tjerash, gjatë këtij videomesazhi, kryeministri Rama theksoi se “Rilindja urbane 2.0” për lirimin e hapësirave publike, nuk është thjesht një aksion veror por do të zgjasë me vite.

“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër. Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot’, dhe po i bën gropën vetes nesër, pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos cmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjt në Shqipëri”, tha Rama duke shtuar se në vazhdim do të merren masa akoma më radikale edhe për plazhet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Humoristi says:
    August 10, 2025 at 9:21 am

    Po me rojet e bregdetit,plenjumi i vjetshen,qe u ka bumbur fara ne 2025 cfare u be!?kapitalizmi nuk drejtohet me plenjume,por me specialiste te fushes!

    Reply
  • iriqi says:
    August 10, 2025 at 10:03 am

    Ç’është mor ky kështu me këto syze të kuqe. Çfarë karagjozi.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    August 10, 2025 at 10:11 am

    Lus Zotin te jem i gabuar.Duke mos pasur gjak shqiptari, ke programin me cfaroses anti shqiptar.Z.Rama , aprovo sa me shpejt projektkodin e ri ,do te jete e vetmia arsye qe ky popull lapangjos te te lepiet nga frika,ashtu sic ju lepime per dyzete pese vjet kryekrimineleve, Hoxha,Shehu,Azbiu,Rama e com

    Reply
  • capi says:
    August 10, 2025 at 12:00 pm

    Po “cfare fali ka shteti qe i lejoi” ja dhe pergjigjen? Keto zaptimet duhet te rregullohen me rregullore apo me ligj?
    Nuk besoj se ke mungese ligjore, se per ndryshe nuk do e merrje guximin tja prishje. Shkur muhabeti mungon zbatimi i ligjit. Pergjegjesi ka qeveria, ku ti je i pari i saj.

    Reply
  • fery says:
    August 10, 2025 at 7:59 pm

    Hegesh m.. hengsh o mutngrenes.Pase 13 vite ne krye te qeverise ty sot te paska ra nder mend ta pergaditesh nji regullore kombetare per mbrojtjen e hapsirave publike.. hipokrizi e nji provinciali primitiv ..!

    Reply
  • demo says:
    August 10, 2025 at 8:14 pm

    Grabitja e Trojeve publike dhe private u kthye ne Normalitet keto 34 vjet dhe Lirimi i ketyre Hapsirave ju duket Zaptuesve:Shkelje e te drejtave te Njeriut,Nderhyrje e Shtetit ne Byznest private.Cenim i te drejtave te qytetareve etj etj.
    Jo.Eshte Ndalim i te Drejtes per te Zaptuar.Eshte Moslejim i Hajdutit per te vjedhur Hapesiren e qytetareve.
    Ende nuk ka ardhur NDESHKIMI.Ndeshkimi nuk eshte prishja e karakatinave.Ndeshkimi eshte burgu dhe sekuestrimi i lokaleve qe kane shfrytezuar per 30 vjet hapesiren publike.T`u llogaritet edhe fitimi qe kane realizuar duke vjedhur trojet publike.

    Reply
    • ¿? says:
      August 10, 2025 at 8:45 pm

      demo, ti keshtu dukesh namuzli dhe i ditur, po a mund te me thuash, se nga keto 34 vjet, 13 jane te ketij gjyslyke – kuqit, pse nuk çau mender bythen per hapsirat publike me pare ky, po tashti? Te merremi vesh nuk po them se e ka gabim nqs mbron pronen publike, po kam frike se lepuri fle ne tjeter vend. Eshte po ky qe “legalizoi” sa mundi prona e ndertesa te ndertuara ne toka te xanuna, e tashti nxori shpaten e mbrojtje se publikes. Si thua ti? Nuk te duket se ka nje si pune hileje ketu, njelloj si per te gjitha te tjerat xhanem.

      Reply
  • demo says:
    August 10, 2025 at 10:40 pm

    Or Ti dopjopikepyetje!Me mire vone,se kurre-thote populli.
    Une para pallatit kam 5 klube,Lokale,pijetore,quaji si te duash.Ne nje gjatesi prej 100m,kendej rruges dhe matane rruges jane 5 mejhane me ristela,me aluminame xhamlleqe,,te gjitha mbi trotuar dhe lulishte.
    Vlonte tallavaja jevgut pernate deri ne 3 te nates.
    Me kete Aksion Kryeministri Rama i shembi te tera.Tani duhet edhe nje Yxhym tjeter te heqe karrike tavolina,cadra,se keto nuk i kane hequr nga trotuaret dhe lulishtet.Se cfare hilerash ka..Se cfare mendje te keqe ka,mua me kane rene veshet rehat.

    Reply
    • ¿? says:
      August 10, 2025 at 10:45 pm

      Aha. e mora vesh, ti je nga ata qe thone “Larg bythes sime” dhe pastaj e quajne qe jane ne rregull. S’ka problem demoo,ecili sipas takatit. Sa per ate “Me mire vone se kurre” – qe thote populli. thote edhe ate tjetren “Kur vinë mëntë nuk i hane as qëntë” Shnet demo dhe vazhdo mbaje gjalle frymen revolucionare.

      Reply
  • demo says:
    August 11, 2025 at 2:04 am

    Qesh mire kush qesh i fundit o pikpyetje!

    Reply
    • ¿? says:
      August 11, 2025 at 12:15 pm

      E mer demo, puna eshte se tamam fundi nuk i dihet asnje here deri sa vjen.

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 11, 2025 at 7:06 am

    VO:
    VËNDI DO ZOT:
    -NË 34 VITE ZOT KA KËN SALIU DHE DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92,dy fatkeqsit KOMBËTARE.
    -Qeveria që nga 2013 ka dërguar në DREJTËSI shumë objekte për prishje dhe gjykatat nuk kan marr VENDIMET me porosi të Non Gratës,Pasi vet Saliu kishte zaptuar mbi 70 prona në Shqipëri & Europë,sikurse u vërtetua në THETH E KUDO.
    Ata që thon..PSE TANI E JO MË PARË APO NË SHTATOR..janë bisezmen të drejtuar nga OLIGARKËT E SALIUT TMERR I KOMBIT.
    Populli thot..”..MË MIRË VON SE SA KURRË..”.!
    -Disa shajnë E.Ramën pse vendos SYZE TË KUQE,disa të tjerë.. Pse vesh ATLETE TË BARDHA..akuza si në kohën e QEPËS-ENVER.!
    ● EDI RAMA: BËJU MËMËN TË TË THON BABA.KY MILET ËSHTË MËSUAR ME DRU si në kohën e Xhaxit.!
    ● Shqipëtari gjithmon thot..”TË BJER SHIU VETËM NË ARËN TIME.”
    ● Sa të jetë Sakiu në Politikë,PD,OPOZITË..do të kemi berishist të pa ndreqshëm,ky është KAPITALIZMI NJERIU PËR NJERIUN-UJK.!
    FLM.

    Reply
  • demo says:
    August 11, 2025 at 10:43 am

    AAaaaaa!Shtepia me tjegulla,Shteti me rregulla.Ja shef Ethemi qe ka drejtuar bataljone i jep te drejte Shtetit qe po ja pret doren Zaptuesve te trotuareve dhe lulishteve publike.S`ka me Hani Muco,pini Muco si ne kohe te Berishes.
    Gjemen ushtrise nuk ja bene Oficeret e Karrjeres,por Kapterrat e Gavetes,si Fane Corrovoda,qe zaptoi troje e Fabrikat e popullit ne truall te pronareve dhe nuk paguan qira,Nuk paguan uje e drita,Nuk paguan taxa dhe detyrime Sikuracionesh per punonjesut,JAM NEWS 24 UNE,artileri e rende,Te godas. .Ishte mesuar qe i faleshin te Gjitha me nje dreke ne Prestixh Resort.Mobuilizoheshin Bankat,te paguanin borxhet miljona Euro te Fane kapterrit .Ja,ku i erdhen mente Shtetit.Me mire vone se kurre-thote xha Ethemi.Atyyy.Beji bushtrat ,te njohi per Babe-Thote xha Hetemi,,Se nuk na lane shteg te dalim ne Rruge.Duhet te kalojme neper tavolinat e ketyre gangsterrave,qe kane zene lulishtet dhe trotuaret.Se keta qenkan edhe Investitoret dhe Bysneset,qenkan Media e Lire dhe e ndershme!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Edhe nje Hyxhym tjeter Edi Rama,hidhja tavolinat dhe stolat ne rruge.

    Reply
    • ¿? says:
      August 11, 2025 at 12:18 pm

      demo??? Qenke bere bashke me kete te rrjedhurin-tredhurin Ethem Kapterrin, e pask ulur shume steken. Mos u fut ne nje xhep me te currufjepsurit. Ky Ethem Bolja qe thua ti o demo, eshte nga ata qe nuk i ka qeshur buza ndonje here as i ari e as i fundit, debil lindi, debil do te vdese.

      Reply
  • sokrat says:
    August 11, 2025 at 1:20 pm

    Kryeministri duhet mbeshtetur per punen qe ka nisur! Rendesi ka qe me se fundi filloi puna per pastrimin e Shqiperise nga mejhanet, kasollet dhe halete qe kishin mbushur qytetet dhe rruget kombetare. Inshalla vazhdon puna deri ne fund sic eshte premtuar. Nga njera ane kerkojme te antaresohemi ne BE dhe nga ana tjeter kerkojme te ruajme akoma pamje qe na cojne ne Afganistan, Irak e Rripin e Gazes. Kryeministri duhet te mbeshtese edhe clirimin e hapesirave te perbashketa, brenda, perreth dhe midis ndertesave/pallateve, qe jane zene nga te fortet qe kane para dhe nuk pyesin per banoret. Eshte e imja thone gjithe mendjemadhesi. E kam blere, ma ka dhene ndertuesi, ma ka dhene bashkia, kam leje, etj. kur ajo eshte gje e perbashket. Ne kete rregullore, qe sigurisht do te kthehet ne VKM te perfshihen edhe keto ceshtje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?