Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lirimi i Muratit, Gjykata: Prokuroria ndryshoi akuzën në armëmbajtje, nuk e ankimoi vendimin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lirimi i Muratit, Gjykata: Prokuroria ndryshoi akuzën në armëmbajtje, nuk e ankimoi vendimin!
Kronike

Lirimi i Muratit, Gjykata: Prokuroria ndryshoi akuzën në armëmbajtje, nuk e ankimoi vendimin!

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Shkallës së Parë ka njoftuar se si Fatjon Murati, i cili ishte shënjestër e atentatit të së dielës, u lirua nga qelia me arrest shtëpiak. Gjykata njofton se ndaj tij është zbutur masa e sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, pasi ka administruar provat shkresore, (të dorëzuara nga palët), të gjitha rrethanat e reja, të ndryshuara. Pasi Prokuroria ndryshoi veprën penale të akuzës ndaj Muratit, gjykata sqaroi se vendimi i formës së prerë nuk u ankimua.

Kështu e justifikon faktin që Murataj u arratis, kur supozohet të ishte në “arrest shtëpie”, ndërsa kishte të shtëna drejt lokalit të tij. Në korrik të vitit 2022 në Tiranë u gjend një arsenal armësh në 2 ambiente të marra me qira në kompleksin rezidencial ‘Fusha’ në kryeqytetet nga një person me emrin Kristjan Gjini. Për këtë arsenal armësh u akuzua edhe Fatjon Murati dhe u raportua se armët mund të ishin përdorur në ngjarjen e rëndë të vrasjes së tre të rinjve në Fushë-Krujë. Disa muaj më pas Fatjon Murati u arrestua, teksa ishte në makinë me Indrit Doklen dhe kunatin e tij. Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme. Gjurmët e Muratit ishin gjetur në kutinë e një pistoletë të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Në datë 11 tetor 2022 Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e la në burg Fatjon Muratin dhe e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij. Ky vendim u konfirmua dhe u la në fuqi në një vendim të Gjykatës së Apelit në datë 31 tetor 2022.

Por çështja nuk u mbyll me kaq. Murataj kërkoi sërish në shkallë të parë zëvendësimin e masës së sigurimit pasi kishte rrethana të tjera ngjarja. Në vendimin e gjyqtares Migena Laska thuhet se tashmë prokuroria gjatë hetimeve e ka hequr akuzën e ‘prodhimit dhe mbajtjes së armëve në bashkëpunim’, pra në arsenalin që u gjet në ambientet e Kristan Gjinit. Sipas Gjykatës tashmë prokuroria e akuzonte Muratajn vetëm për armëmbajtje pa leje’ dhe ndaj u bë edhe ndryshimi i masës së sigurisë. “Gjykata ka konstatuar ndryshimin/zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, i cili ka rezultuar i përfunduar, të cilat në zbatim të nenit 260 të K.Pr.Penale, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën procedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij procedimi penal, referuar të gjitha argumenteve ligjore, të pasqyruara në vendimin e arsyetuar, Gjykata ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit/ tashmë në cilësinë e të pandehurit Fatjon Murati.  Në datën 16.01.2023, ky vendim ka marrë formë të prerë, i pa-ankimuar nga asnjëra prej palëve ndërgjyqëse”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

- Publicitet -

Pra, gjykata e shkallës së parë nënvizon se me këtë vendim të saj ka rënë dakord edhe Prokuroria.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Protesta e bukur i la vendin sherrit e dhunës
  • PD bojkoton seancën, PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH
  • Protestuesit bllokojnë qarkullimin te Komisariati nr. 4, përplasje me Policinë te Ministria e Brendshme
  • VIDEO: Tensione në protestë, polici qëllohet me gurë në kokë
  • Jashtë protestë, brenda nis seanca plenare: 4 ligjet për të cilat protestuesit kërkojnë shfuqizim

Komentet e Fundit

  1. Km on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  2. Aidin Rrokaj on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. edhe uji qelbet duke ndenjur on Kur KM poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  4. Detari on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Anonymous on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?