Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lista dorëzohet në KQZ: Koalicioni i Berishës në 11 maj do quhet “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Lista dorëzohet në KQZ: Koalicioni i Berishës në 11 maj do quhet “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Lajmi i funditPolitike

Lista dorëzohet në KQZ: Koalicioni i Berishës në 11 maj do quhet “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Published: March 4, 2025
Shpërndaje

Partia Demokratike ka dorëzuar të hënën në mbrëmje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë të partive që do të përbëjnë koalicionin e saj për zgjedhjet e 11 majit.

Koalicioni, i emërtuar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (ASHM), përbëhet nga 26 parti politike. Në koalicion përfshihen edhe aleatët kryesorë si PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës.

Sipas listës, mësohet se në koalicion me PD-në është përfshirë dhe Shpëtim Idrizit, i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), por edhe Vangjel Dule i PPDNJ. Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili.

- Publicitet -

Sipas kësaj, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e demokratëve. Gjithashtu sipas marrëveshjes, çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociata.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Den Leka says:
    March 4, 2025 at 7:37 am

    WOWOWOWOWOWOWOWOWOW
    mberriten zeusat e politikes shqiptare e do ta bejne Shqiperine madheshtore.
    Ooooo milet,bojkotoni pa fund politiken por sidomos “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (ASHM), ….eshte firma piramidale me e madhe dhe e deshtuar qe ka pare globi…mendoni per te ardhmen e femijeve

    Reply
  • reshit Lala says:
    March 4, 2025 at 7:44 am

    Shqipërinë nuk e bën madhështore ajo forcë politike ,që e shkatërroi në 1990! Po të kishim shqipërinë e pa shkatërruar me mbnrojtjen e saj, që e kishte frikë i gjithë ballkani- sot Kosova do të ishte njohur nga Serbia. Por ju e shkatërruat edhe ekonominë edhe mbrotjen se “ishin komuniste” !Tani “do bëni Shipërinë madhështore”! E kush do ta bëjë? Ju, që e shkatërruat? Ju keni vdekur, por nuk e kuptoni! Gjeli, që kondënte nga kati i tetë e ka përfunduar këngën e tij. Tani bien nga kati i 8-të vetëm glacat,që spërkasin “pulat”,që i shkojnë mbrapa një gjeli të ngordhur!

    Reply
  • demo says:
    March 4, 2025 at 7:54 am

    Do te jesh Madheshtore sa Bumja atomike e Gerdecit,sa tokat e Porto Romanos,Sa klubi Partizani,sa Tunelet me arme te Ushtrise Popullore,sa shitja e Detit Greqise,sa Shitja e naftes Serbise,sa kucedra naftes shqiptare,Rrezart Taci,se Ujku qimen e nderron,por zakonin s`e harron. Ay Shpetim Idrizi,pilav orizi do i shkreti.Nuk i prishet orexi ne nje tavoline me Vangjel Dulen.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    March 4, 2025 at 8:15 am

    Sado gomar i madh, ky prapë e ka aftësinë të të bëjë të qeshësh: “…Shqipëria madhështore” e vrasësit, zhvatësit e kryehajdutit të Shqipërisë e shqiptarëve.

    Reply
  • socialisti says:
    March 4, 2025 at 8:20 am

    Asnje emer i koalicionit te opozites nuk eshte i pelqyer as i pranuar nga NE qe vazhdojme te jemi te lidhur pazgjidhshmerisht me Pushtetin aktual ndonese Shqiperine e ka pergjysmuar ne numer banoresh…

    Reply
  • Vigjilenca says:
    March 4, 2025 at 8:57 am

    Ti që doja ta bombardoje jugun do të bësh shqipërinë madhështore, ti që bashkëpunon me forca të errëta të Greqisë për t’i dhënë Vorio Epirin, ti që rope Shqipëtarët duke i ngritur piramidat, ti që i largove shqiptarët nga vendi me gomone, ti që mbyte në Adriatik 98shqiptarë me anije, ti që vrave 28 njërëz në Gërdec, ti që vrave 4 baballarë në mes Tiranës, ti Njeriu i Zi i këtij vendi që e shkatërrove nga themelet vendin tim, ti që nga mjek zvarranik i Enver Hoxhës u pasurove familjarisht me gjakun e popullit shqiptar, ti që je më i lig se ligësia
    Ti përfundimisht je armiku më i rrezikshëm i shoqërisë shqiptare!
    Njërëz, është fatkeqësi që kjo opozite ka këtë qënie në krye!

    Reply
  • Populli says:
    March 4, 2025 at 10:23 am

    Fatkeqesi mbi fatkeqesi sot ne Shqiperi,
    eshte ky Rama e kjo moster “rilindja” e tij,

    si kurre ndonjhere ne shekuj ky vend i bekuar,
    si ne kete fare “rilindje” nuk eshte shpopulluar,

    si asnjehere nga asnje pushtues nder shekuj me pare,
    nuk eshte zbraz Shqiperia si nga ky Ram-pushtet zuzar,

    nuk eshte vetem nga varferia nga Jugu deri lart ne Veri,
    por eshte pusht-shtet korrupsioni nga Ram-sorollopi i tij,

    nuk ka me fatkeqsi per nje vend te vogel se kur i iken rinia
    me nje Pusht-shtet si ky i Rames qe ka sot e jone Shqiperia.

    Reply
  • demo says:
    March 4, 2025 at 11:03 am

    Edhe sikur gjithe Ato qe kam renditur me siper edhe Vigjilenca,edhe keta te tjeret,,VETEM PER ATO PRONA E TOKA E LUADHE ME PYJE DHE ULLINJ,qe me grabite,o Sali shpella,,Ti nuk merr me vota.Kur te shohesh majen e veshit vjen ne pushtet.Mire qe ja dhe katundareve dhe demos nuk i le nje rrenje ulli,por me sejmenin tend hafije sigurimi,qe edhe i vllai thote:Ju kalbshin kockat Eminit,,vajte ne haur te katundareve dhe ju the:-Ti gzoni pronat e demos,se sa Jemi Ne ne pushtet,nuk ua merr kush! Kete e the mu ne zjarr te katundareve.We u pervelofsh me gjithe bir e bije,e mbesa cfare ke.Mos te ngelte klysh ne vater,se mallkimi demos te ze.Ato prona jane Trashegim brez pas brezi.
    I bere hesapet pa hanxhine,o Sali,se verte katundaret kane 100 vota dhe demo 1 vote ka,por nje vote e demos eshte sa 1 miljon vota.Tani shko te vaftise Trapi ne Amerike,Te rren mendja se do te heqe zgjeben e malokut!

    Reply
  • Asnjë votë Berishës! says:
    March 4, 2025 at 11:25 am

    Populli shqiptar më 11 Maj ka rastin që të dënojë politikisht Berishën me “vdekje politike”, sepse ky është shanci i fundit i tij. Berisha është 80 vjeç dhe nuk ka shanc tjetër, prandaj bëhuni të zgjuar, jepini largimin me anë të votës! Asnjë votë Berishës!

    Reply
  • Phoenix says:
    March 4, 2025 at 11:29 am

    Ka kopjuar sloganin e Trump maloku. Ta bejme Ameriken prape madheshtore ( Make Amerika Great Again ). Hajde hajde, c’vete. Estrada e Ballshit me lojen Pozite Opozite, ku te gjithe jane bashke me vellazerine e qelbesirave se dores se fshehte.

    Reply
  • Aleanca e Shara-Bajgave ! says:
    March 4, 2025 at 1:23 pm

    O sa kom qesh !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?