Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale
Lajmi i funditShendetesi

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Published: August 16, 2025
Shpërndaje

Mungesa kronike e protezave ortopedike në spitalet publike shqiptare detyron qindra pacientë që të paguajnë nën dorë ose t’i blejnë nga xhepi përmes një sistemi që favorizon korrupsionin.

Rreth 8 muaj më parë, Lumja, 65 vjeçe, iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës për shkak të dhimbjeve në këmbë. Përgjigja që mori pas ekzaminimeve ishte tronditëse: ajo duhej të bënte operacion këmbën dhe të vendoste protezë.

Por përtej problemeve shëndetësore, pacientja u përball edhe me një faturë financiare.

- Publicitet -

“E pyeta mjekun sa shkon si operacion? Si operacion tha, është falas, por ti do blesh vetëm protezën,” tregon Lumja. “Sa kushton proteza, e pyeta? Më tha që proteza për këmbën që të duhet kushton 3,500 euro,” shtoi ajo.

Ndërsa kostoja e protezës ishte shumë e lartë, Lumja thotë se kërkoi një zgjidhje alternative për ta përfituar atë falas, por në sistemin shëndetësor publik, asaj i duhej të priste deri në 3 vjet. Në këto kushte, ajo i shtriu dorën fëmijëve për ndihmë dhe e bleu protezën sipas udhëzimeve të mjekut.

“Të çonte vetë doktori me recetën në dorë dhe e blinim në farmaci afër Spitalit Ushtarak, që shisnin vetëm proteza. E bleva protezën dhe e çova te doktori dhe më pas më bëri operacionin,” theksoi ajo.

Ky nuk është një rast i izoluar

Sipas një raporti të publikuar në maj 2025 nga shoqata Together for Life, pacientët shpesh përballen me vonesa të gjata për marrjen e protezave falas, dhe në shumë raste, detyrohen t’i blejnë vetë pajisjet e nevojshme për ndërhyrje.

Alma Lahe, eksperte e shoqatës “Together for Life” thekson se mungesa e protezave dhe pritjet e gjata krijojnë hapësirë për korrupsion, ku përfitojnë vetëm ata që paguajnë nën dorë. Në ndjekjen e një rasti të një pacienteje nga Elbasani, shoqata kishte zbuluar se lista e pacientëve në pritje për një protezë ishte me qindra, ndërsa numri i protezave në dispozicion shumë herë më i vogël.

“Këto mungesa krijojnë kushte për ‘lulëzimin’ e korrupsionit në marrjen e shërbimeve. Përfiton ai që është i gatshëm të paguajë nën dorë. Ata që nuk kanë mundësi pagese, ose e marrin shërbimin me vonesë, ose nuk marrin shërbim duke rezultuar me përkeqësim të gjendjes shëndetësore,” theksoi Lahe.

Reduktim dhe pritje të gjata

Mungesa e protezave ortopedike është një problem i mbartur prej të paktën dy dekadash në sistemin shëndetësor shqiptar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i pacientëve që kanë përfituar proteza falas në 5 vitet e fundit është 1735 persona.

Në vitin 2016, Ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri Edi Rama premtuan se do t’u kursenin pacientëve kronikë rreth 2 milionë dollarë në vit duke u ofruar protezat falas. Ministria premtoi asokohe se protezat falas do të ofroheshin në shërbimet ortopedike të disa spitaleve rajonale.

Por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ky shërbim është kufizuar aktualisht në katër spitale rajonale nga tetë spitale që ofrohej më parë, ndërkohë që pacientët përballen me pritje të gjata për t’i siguruar ato falas.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, protezat falas ofrohen tashmë në shërbimet e ortopedisë në spitalet rajonale të Durrësit, Elbasanit, spitalit Memorial në Fier si dhe Spitali Universitar i Traumës.

Ministria deklaroi gjithashtu se në rastet urgjente, pacientët i siguronin protezat falas për një periudhë 15-20 ditë, ndërsa për rastet e tjera, koha më e gjatë e pritjes është 12 muaj.

Të dhënat e ofruara më parë nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë një realitet tjetër. Sipas një përgjigje të mëparshme, në Spitalin e Traumës dhe në Spitalin Rajonal të Fierit, koha mesatare e pritjes shkonte 3 vite.

I pyetur në lidhje me kohën e pritjes së pacientëve për protezat ortopedike në Spitalin Universitar të Traumës, mjeku ortoped, Arben Zeneli theksoi se pritjet mund të jenë edhe më të gjata.

“Në dijeninë time ka probleme. Që të mbyllen rastet e planifikuara, deri tani, me ritmin aktual mund të duhen 5 vite,” tha Zeneli për BIRN.

Alma Lahe nga “Together for Life” fajëson buxhetimin e ulët për sistemin shëndetësor edhe për mungesën e protezave, çka sipas saj sjell shërbime jo cilësore, jo të qëndrueshme dhe me kosto për pacientët.

“Nevojitet ndërhyrje serioze shumëdimensionale: analizë më e mirë e situatës, rritje buxheti dhe menaxhim i mirë i tij, si dhe ngritja e një sistemi funksional monitorimi dhe kontrolli me qëllim që shërbimi të mbërrijë tek pacienti,” tha Lahe.

“Ata që kanë nevojë për proteza, duke ndjekur procedurat e duhura, duhet të përfitojnë brenda një afati të arsyeshëm dhe pa kosto shtesë,” përfundoi ajo.

Ilda Hoxha / Reporter

Foto kryesore: Proteza ortopedike në spitalin rajonal të Durrësit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dursakja says:
    August 17, 2025 at 3:10 am

    Se mos vetëm tek protezat ndodh kjo gjë, tek ne i gjithë sistemi i shëndetësisë është i kalbur fund e krye. E njëjta gjë ndodh dhe për koronareografinë në QSUT. Korrupsioni në shëndetësi është përhapur si kanceri agresiv në të gjithë qendrat shëndetësore të republikës duke filluar nga Tirana që para pak vitesh ka qenë më mirë, tani dhe në qytetin e Tiranës është të vësh duart në kokë dhe të largohesh nga ky vend, nga sytë këmbët.
    Turp dhe krim, kështu s’ka çfare na duhet Europa!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
  • SHBA dhe Irani njoftuan marrëveshje, ulet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
  • E rëndë në Mirditë, 45-vjeçari gjendet i vrarë brenda automjetit të tij
  • Përshkallëzohet protesta, qytetarët marshuan mbrëmë paqësisht drejt Rinasit, Policia iu bllokon rrugën
  • Arrihet marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës, nënshkrimi më 19 qershor në Zvicër

Komentet e Fundit

  1. Detari on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  2. Dugagjini on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  3. Anonymous on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Pjeter on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  5. Anonymous on ​Kryengritja e Rrjollit, telat me gjemba dhe rrënjët

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?