Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lista me njerëzit e drejtësisë që u është hequr viza amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lista me njerëzit e drejtësisë që u është hequr viza amerikane
KronikeKryesore

Lista me njerëzit e drejtësisë që u është hequr viza amerikane

Published: November 17, 2022
Shpërndaje

Zbatimi i ligjit të Vetingut nxori në pah për herë të parë një listë me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilave Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte revokuar vizën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në datat 26-27 janar 2017, Ambasada Amerikane i hoqi vizat një grupi prej 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve, por vetëm disa prej tyre u vetëidentifikuan dhe reaguan. Të tjerët do të zbuloheshin gjatë përballjes me Vetingun, falë raporteve të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar mbi pastërtinë e figurës.

Në prill të këtij viti, gjatë procesit të Vetingut u zbulua se edhe Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova, ishte gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte hequr vizat. Elfrida Bregova është konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut. Megjithatë, fati i prokurores do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi Komisioneri Publik kundërshton vendimin e KPK-së, duke kërkuar rishikimin e vendimit nga KPA-ja.

Në janar të vitit 2009, Ambasada Amerikane i ka refuzuar dhënien e vizës gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj. Gjyqtarja nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin për figurën, por Komisioni Vetingut e vlerësoi si jo jopenalizues mosdeklarimin. Gjyqtarja u konfirmua në detyrë.

- Publicitet -

Në 26 janar 2017, Ambasada Amerikane i ka hequr vizën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj. Ky fakt nuk është reflektuar në formularin e pastërtisë së figurës, pasi gjyqtari e kishte plotësuar dy ditë para, në 25 janar 2017. Islamaj u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut. Por, KPA-ja e riktheu në detyrë në prill të vitit 2022, duke e gjetur të padrejtë vendimin e shkallës së parë. Islamaj është gjyqtari i dytë që kaluar të dy shkallët e Vetingun nga lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që u është refuzuar viza amerikane.

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në tetor 2019, hartoi një raport për llogari të Vetingut, duke konstatuar se Fatmira Hajdari ishte pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte hequr vizat si të korruptuar. Vetë ish gjyqtarja Hajdari ka deklaruar se viza amerikane i është bllokuar deri në fund të procesit të Vetingut dhe jo si e korruptuar. Gjithsesi, si DSIK, ashtu edhe Vetingu, kanë konstatuar se zonja Hajdari nuk e ka deklaruar bllokimin e vizës amerikane. Fatmira Hajdarit i është bllokuar viza amerikane në 26 janar 2017, ndërsa formularin për pastërtinë e figurës e ka plotësuar një ditë më pas, në 27 janar 2017.

Viza amerikane i është revokuar edhe ish prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beçi, i shkarkuar probleme me pasurinë si dhe për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës. Viza i është revokuar në 26 janar 2017, fakt që ish prokurori nuk e kishte deklaruar në formularin për pastërtinë e figurës.
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizitën edhe ish gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve se gjyqtari mund të mos kthehej më në Shqipëri.

“Kjo mosdhënie ose refuzim i dhënies së vizës mjekësore për mua në vitin 2014 nga ambasada e SHBA-së nuk është deklaruar nga ana ime si fakt në deklaratën e kontrollit të figurës, sepse ky ka qenë një fakt që nuk përfshihej në të dhënat që duhet të deklaroheshin në këtë deklaratë….”, ka deklaruare gjyqtari, i cili u shkarkua nga detyra për probleme me pasurinë.

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizitën edhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, fakt të cilin ish gjyqtari nuk e kishte deklaruar në formularin për pastërtinë e figurës. Zeneli u shkarkua gjithashtu për mospërputhje të shumta në deklaratat e tij të pasurisë.

Në 26 janar 2017, viza i është hequr edhe ish prokurores Rovena Gashi, në atë kohë drejtuese strukturës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Gashi u shkarkua më pas nga të dy shkallët e Vetingut me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë. Viza iu hoq edhe ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili dha dorëheqjen nga sistemi për të shmangur Vetingun. Llalla më pas u shpall non grata si i korruptuar, ndërsa sot është në arrati për shkak të dënimit me 2 vite burg me vendim të formës së prerë për fshehje pasurie.

Mes njerëzve të drejtësisë që u është refuzuar hyrja në SHBA, ishte edhe ish gjyqtari i Shkallës së Parë të Tiranës, Artan Lazaj, të cilit i është refuzuar viza. Në fund të muajit janar 2017, Lazajt i është komunikuar bllokimi i vizës, për shkak të disa informacioneve rreth veprimtarisë së tij. Lazaj është shkarkuar gjithashtu nga detyra./shqiptarja.com

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • DREJTËSI KRAHINORE says:
    November 17, 2022 at 6:07 pm

    Tue i lexu emrat dhe mbiemnat e këtyre lehtë shifet se sistemi i drejtësisë paska qenë krahinorizëm i Salih -Argita Berisha

    Reply
  • Andis says:
    November 18, 2022 at 1:13 am

    Po Kreshnik Spahiut pse nuk ja hoqi vizen ambasada amerikane kur e dinte se si behej korrupsioni ne gjykaten e larte.

    Reply
  • I paemer says:
    November 18, 2022 at 7:11 am

    Vizat u jana hequr juristëve shqiptare dhe Kreshnik Spahiu është më një tjetër origjinë dhe jo vërtet Kuq e Zi. Të parët e tij kanë ardhur për të jetuar në Prizren dhe pas pavarësisë sonë,vite më vonë hynë në Shqipëri.

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    November 18, 2022 at 11:31 am

    Si operon drejtoria per sigurimin informacionit te klasifikuar? Mbi bazen e dokumentave apo mbi bazen e spiunimeve? A nuk ju gjet nje emer tjeter kesaj drejtorie? Cdo do te thote “informacion i klasifikuar”? Kur informacioni quhet i pa klasifikuar?

    Reply
  • OLIGARKU says:
    November 18, 2022 at 2:34 pm

    KPK per gjyqtaret qe ju eshte refuzur viza amerikane, ka mbajtur qendrime me dy standarte.
    Ne rastin e gjyqrares Hajredinaj KPK arsyeton se mos deklarimi eshte jo penalizues. Po Ambasada amerikane patjeter ka patur nje shkak serioz per refuzimin, por mesa duket si ka interesuar KPK.
    Edhe per gjyqtarin tjeter arsyetimi eshte i njejte, cili eshte shkaku i refuzimit?
    Me sa duket shkaku eshte lene ne cmimin e KPK.
    Ndryshe eshte vepruar per gjyqtaret e tjere. Prandaj themi per qendrime te kunderta nga organet e vettingur gjoja per te luftuar korrupsionin ne drejtesi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. xha.sadiku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?