Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LISTA: Mes 26 pjesëmarrësve, Elsa Lila rikthehet në festivalin e Këngës në RTSH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > LISTA: Mes 26 pjesëmarrësve, Elsa Lila rikthehet në festivalin e Këngës në RTSH
AktualitetKulture

LISTA: Mes 26 pjesëmarrësve, Elsa Lila rikthehet në festivalin e Këngës në RTSH

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila do të rikthehet në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, duke qenë pjesë e listës së 26 pretendentëve të përzgjedhur nga juria për çmimin e madh.

Artistja ka qenë muajt e fundit në vëmendje mediatike, duke qenë se është përfolur mbi përfshirjen e saj në botën e krimit të organizuar në Itali.

Ajo u lirua nga burgu vetëm së fundmi, pas akuzave në pjesëmarrjen e një bande italo-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, ku pretendohej se detyra e saj ishte ajo e mbajtjes së llogarive.

- Publicitet -

Pjesëmarrja e saj në këtë festival vjen pas 26-vitesh mungesë, kur në daljen e saj të fundit në skenën e këtij festivali, në vitin 1996, ajo u shpall fituese me këngën “Pyes Lotin”.

Këtë vit ajo do të rikthehet, me këngën e titulluar “Evita”.

Komisioni përzgjedhës i Festivalit të 61-të të këngës në RTSH, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrëse, vendosi të përzgjedhë dhe kualifikojë 26 prej tyte.

Përmes një liste të bërë publike nga vetë komisioni, shfaqeshin këngët me titullin përkatës, autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit si dhe artistët interpretues nën cilësinë e këngëtarit.

Ndër to, për konkurrimin vihen re emra artistësh të rinj si Arsi Bako me këngën “Sonte dua të jem më ty” dhe Vanesa Sono me “Aroma jonë”.

Po ashtu, edhe emra të njohur për skenën shqiptare, si Enxhi Nasufin me këngën “Burrë”, Evi Reçi me këngën “Ma kthe”, Manjola Nallbani me këngën “Dua” e mjaft emra të tjerë të njohur.

Krahas rikthimit të artistes së njohur Elsa Lila, në sy bie edhe rikthimi i grupit muzikor “2Farm”.

Kënga, e cila do të shpallet fituese, do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, i njohur ndryshe si “Eurovision”.

Lista e plotë:

Artisti Kënga

  1. 2 Farm – Atomike
  2. Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi
  3. Albina Kelmendi – Duje
  4. Anduel Kovaçi – Malli
  5. Arsi Bako – Sonte dua të jem me ty
  6. Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime
  7. Elsa Lila – Evita
  8. Enxhi Nasufi – Burrë
  9. Erma Mici – Kozmosi i dashurisë
  10. Evi Reçi – Ma kthe
  11. Fabian Basha – Një gotë
  12. Fifi – Stop
  13. Franc Koruni – Në pritje
  14. Genti Hoxha – Ajër
  15. Gjergj Kaçinari – Dje
  16. Luna Causholli – Jetën ta fal
  17. LYNX – Nëse ke besim
  18. Manjola Nallbani – Dua
  19. Permit of Stay – Fobia
  20. Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi
  21. Rezearta Smaja – N’Eden
  22. Rovena Dilo – Motit
  23. Sara Kapo – Para teje
  24. Serxhio Hajdini – Vështirë
  25. Urban Band – Në çdo hap
  26. Vanesa Sono – Aroma jonë

a.m/dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?