Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lista për pensionet i KEMP-it: 246 personat që do kryejnë kontrollet për majin  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lista për pensionet i KEMP-it: 246 personat që do kryejnë kontrollet për majin  
AktualitetShoqëri

Lista për pensionet i KEMP-it: 246 personat që do kryejnë kontrollet për majin  

Published: May 12, 2023
Shpërndaje

 

Edhe përgjatë muajit maj me qindra persona do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), për lidhjen, apo vijimësinë e përfitimit të pensioneve të invaliditetit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shpallur ditën e djeshme listën e 246 e aplikuesve që do t’u nënshtrohen kontrolleve në specialitetet kardiologji, okulistikë, neurokirurgji, kirurgji, pathologji, ortopedi.

- Publicitet -

Për secilin prej aplikuesve që janë pjesë e listës së shpallur nga ISSH, janë përcaktuar edhe datat se kur do të duhet të paraqiten për të kryer kontrollet përkatëse, rezultatet e të cilave do të konfirmojnë dhënien, ose refuzimin e pagesave të invaliditetit.

Sipas afateve të përcaktuara dalja në komision nis në datën 17 maj, me personat që do të komisionohen për kardiologjinë. Aplikuesit për këtë lloj pagese do të paraqiten për gjashtë ditë, përkatësisht në datat 17, 19, 24, 25, 26, dhe 31 maj, për të kryer ekzaminimet për përfitimin e pensionit të invaliditetit. Listën e detajuar te personave që do të kalojnë në komision për këtë lloj pagese e gjeni të plotë në vijim të shkrimit, ku për secilin prej tyre, jepet e specifikuar edhe data se kur do të kryejnë ekzaminimet përkatëse. Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se nëse këta nuk do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor sipas rregulloreve të përcaktuara, nuk do të mund të marrin, apo rimarrin pensionin e invaliditetit.

Në ligjin për sigurimet shoqërore përcaktohet se personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arsye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike, si dhe kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin).

Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Komisionet Eprore përbëhen nga 5 anëtarë secili, të cilët zgjidhen në detyrë me Vendim të Këshillit të Ministrave. Kryetari dhe 3 anëtarët e Komisionit Epror zgjidhen me propozim të përbashkët të Ministrit të Financave, ministrit që mbulon fushën shëndetësore dhe ministrit që mbulon çështjet sociale. Ministrat propozojnë dy kandidatura për çdo vend të anëtarit të Komisionit Epror. Anëtari i pestë i Komisionit Epror propozohet nga Ministri i Drejtësisë, me kandidaturë alternative, me profesion jurist dhe me përvojë në fushën gjyqësore. Anëtar i Komisionit Epror mund të emërohet shtetasi që përmbush këto kritere: të jetë me gradë shkencore “Profesor”, “Profesor i asociuar” ose “Doktor shkencash”, të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë në fushën e vet të ekspertizës, të mos jetë i dënuar penalisht, si dhe të ketë një figurë të pastër morale.

Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti, ose edhe pension të pjesshëm sipas kushteve të përcaktuara. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të

Kundër Vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë, personi mund të bëjë ankim brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Ankimi paraqitet në formën e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë.

Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar neto. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti, sipas nenit 35, dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 përqind.

Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Sipas kushteve të vendosura, shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

 

Lista e personave që do të paraqiten në KMCAP Epror, për muajin Maj 2023

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?