Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin ligjin”, Rama prezanton paketën për mbrojtjen e territorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin ligjin”, Rama prezanton paketën për mbrojtjen e territorit
Lajmi i funditPolitike

“Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin ligjin”, Rama prezanton paketën për mbrojtjen e territorit

Published: September 9, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja po prezantojnë sot paketën e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

Kjo ishte paralajmëruar më parë nga kreu i qeverisë pas aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Ramma tha se për paketën është punuar nga një grup ekspertësh, ndërsa paralajmëroi se “ofensiva” do të zgjasë ndoshta edhe tërë mandatin “për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje”.

- Publicitet -

Rama tha se kjo paketë nuk është e përkryer, por i jep në dorë autoriteteve instrumente të reja për të mbrojtur territorin. Ai tha se ofensiva do të zgjasë sa të jetë e nevojshme.

“Siç nuk ka asgjë të përkryer as kjo paketë nuk është e përkryer, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin duke filluar nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë aq sa do të jetë e nevojshme mbase gjatë gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje dhe për të vijuar me një sërë aspektesh të tjera, deri te mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike që gjatë gjithë kësaj periudhe kohe, qysh se në Shqipëri ka filluar të ndërtohet nga sipërmarrja e lirë janë deformuar dhe ndonjëherë përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve”, tha Rama.

Manja: Do krijojmë listën e zezë për ndërtimet pa leje!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në konferencën ku po prezantohet paketa e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit deklaroi se do përgatitet një listë e zezë me të gjithë emrat e zhvilluesve, ndërtuesve e deri tek punonjësit e administratës që shkelin ligjin.

“Lidhur me forcimin e kontrollit mbi ndërtimet pa leje, ligji i ndryshuar parashikon hartimin e listës së zezë. Do të kemi një listë të zhvilluesve dhe individëve që shkelin ligjin. Nuk do të jenë vetëm zhvilluesit apo ndërtuesit, por edhe administratorët dhe përfituesit finalë. Kësaj liste të zezë nuk do t’i shpëtojë askush. Dikur i shpëtonin ligjit duke ndryshuar emrin e kompanisë apo administratorin. Përjashtohen nga marrja e lejeve të ndërtimit për pesë vite. Sigurisht, në konceptin e zhvillimit të territorit, bashkëpunimi në rastin konkret është i detyrueshëm sipas ligjit. Do të monitorohen në kohë reale,” tha Manja.

Ai shtoi se parashikohen ndëshkime edhe për punonjësit e administratës, madje shkeljet e tyre janë ngritur në nivelin e një vepre penale.

“Do të konsiderohet shkelje shumë e rëndë dhe do të sjellë si pasojë largimin nga puna, dhe punonjësit do t’i ndalohet të punojë në institucione publike për një periudhë 7-vjeçare. Kategoria e punonjësve publikë është shumë e gjerë, përfshin gjithë kategorinë e nëpunësve publikë që kanë kompetenca dhe detyra specifike në zhvillimin e territorit,” tha ai.

Manja tha se reforma për mbrojtjen e territorit është një domosdoshmëri urgjente. Ai theksoi se paketa e re ligjore e propozuar nga qeveria për mbrojtjen e pronës dhe territorit është një hap drejt një modeli të ri zhvillimi.

“Garanton barazi në zhvillimin e hapësirave të përbashkëta publike siguri juridike për qytetarët dhe ndërtuesit dhe respekt ndaj trashëgimisë tonë natyrore dhe kulturore”, tha ai.

Manja tha se paketa ligjore synon të mbrojë territorin nëpërmjet masave administrative dhe penale.

“Paketa e masave ligjore që propozojmë sot synon mbrojtjen e tokës, territorit, natyrës dhe mjedisit nëpërmjet masave me karakter administrativ dhe masave me karakter penal që vijnë si reflektim dhe nevojë e ndryshimeve që kemi bërë me paketën e masave administrative”, tha Manja.

Por çfarë synon kjo paketë?

“Të ndalojë fenomenin e ndërtimeve pa leje duke forcuar mekanizmat ligjorë gjatë zbatimit të ndërtimit. Fillon që në fazat e para të ndërtimit, kur hapet kantieri, deri kur objekti dorëzohet me certifikatë përdorimi.

Të çlirojë dhe rikthejë hapësira publike duke i kthyer ato në funksion të jetës komunitare dhe zhvillimit urban të balancuar.

Të mbrojë resurset natyrore dhe mjedisin si një pasuri e patjetërsueshme kombëtare.

Të forcojë transparencën dhe kontrollin institucional në mënyrë që qytetarët të kenë besim se territori i vendit po administrohet me përgjegjësi dhe kohë reale.

Të nxisë turizmin dhe ekonominë e gjelbër duke siguruar hapësira të lira dhe të pastra për vizitorët dhe qytetarët dhe duke kontribuuar në krijimin e një fondi të gjelbër.

Ndalimin e abuzimeve me mosrespektimin e projekteve arkitektonike të miratuara nga organet përgjegjëse”, tha Manja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben says:
    September 10, 2025 at 2:11 am

    Kokës ty

    Reply
  • ali baba me 40 hajdutet says:
    September 10, 2025 at 7:29 am

    Ashtu si Manja dhe shume ministra te tjere bejne ham kur i ndersen Rama ! Nuk e kuptoj se çfar ministrash jane kur per ç’do gje vendos Rama ! Ka nje gjykate kushtetuese, ka edhe disa organe te tjera ( megjithese me shumice ) drejtesie por sipas Rames mjaft te marrin ate rroge sepse per ç’do gje tjeter vendos ai., biles dhe sa vite duhet te denohen ! Perse nuk arrestohen punonjesit e policise bashkiake dhe drejtues te kadastres per ndertimet pa leje qe i kane lejuar te ndertohen deri ne 4-5-6 e me shume kate pa leje dhe askush nuk merr mase ti denoje ,jo kur te ken ngritur katin e pare por deri kur hapen themelet e jo me te shkoje deri ne kat te shtate ! ? Ku jetojne keta drejtues pushteti sepse mbrenda nates as themelet nuk mund te hapesh apo presin njehere te marrin shperblimin dhe pas kesaj i hane ne bese !?

    Reply
  • demo says:
    September 10, 2025 at 7:36 am

    Filloi te levizi.Ca vetrata lokalesh i shembi.Ka per te hequr cadra,karrike tavolina.Te mos mbetet gjurme lokali ne Trotuarin e popullit dhe Lulishten e popullit. Po korigjon edhe fajet e veta,,edhe fajet e kryebashkiakeve te vet,edhe te tjereve para tij.

    Reply
  • Pensionisti says:
    September 10, 2025 at 9:51 am

    Ky eshte kercenim per ndertuesit!Do te ndertojne vetem muqte e politikaneve!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?