Në tetor 2018 gazeta amerikane “Washington Times” shkruante në një investigim se, “Irani i ka kthyer ambasadat në Austri, Shqipëri dhe në Irak në vende ku planifikohen sulme terroriste”.
Duke u bazuar tek një raport, WT shkruante se Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori iranian në Shqipëri është në fakt një zyrtar i lartë Ministrisë Iraniane të Inteligjencës, i maskuar si diplomat. Ai u caktua si ambasador në vendin tonë në vitin 2016 dhe u dëbua në 2018, – raporton Dita.
Gazeta citon një raport me 57 faqe të MEK, ku renditen edhe emrat e disa “diplomatëve” iranianë, të cilët punojnë sipas të dhënave të opozitës iraniane në Shqipëri, si agjentë të infiltruar:
– Assadollah Assadi. I vendosur në ambasadën iraniane në Vjenë si një “këshilltar”, është ekspert për vendosjen e eksplozivëve dhe udhëhoqi operacionet kundër amerikanëve në Irak nga 2004 deri në 2008. Autoritetet europiane e arrestuan Assadin në korrik 2018 për planifikimin e një sulmi terrorist kundër disa anëtarëve të opozitës iraniane në Paris.
– Reza Amiri Moghadam. Sipas raportit, kreu i njësisë së operacioneve të MOIS-it është vendosur jashtë shtetit si “diplomat”. Ai është figura kryesore e operacionet terroriste të regjimit jashtë Iranit, veçanërisht në Europë dhe në SHBA”, shkruan WT.
– Iraj Masjedi. Ambasadori iranian në Irak është ish- komandant i ushtrisë iraniane. Ai është në të vëetetë këshilltari kryesor i komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit dhe kontrollon milicitë shiite në Irak.

Pas WT, edhe televizioni amerikan “Fox News” raportoi se Shqipëria është kthyer në një nga objektivat kryesore të regjimit islamik pasi strehoi, më shumë se 3,000 disidentë të lartë iranianë, në vitin 2016. Sipas këtij raportimi, një nga politikanët shqiptarë që ishte planifikuar të vritej dhe për këtë të fajësohej MEK, ishte ish-kryeministri Pandeli Majko.
Ky i fundit ka marrë pjesë në disa aktivitete të MEK. I intervistuar nga “Fox News”, Majko, pranoi se rreth mesit të vitit 2018, zyrtarët amerikanë e kishin paralajmëruar se duhet të rriste masat e sigurinë për mbrojtjen e tij.
Majko ka bërë gjithashtu të ditur për median amerikane se pak kohë pas këtij paralajmërimi, ai kishte marrë një kërcënim me jetë. “Nuk kam frikë- u shpreh ai- Edhe pse se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt”.
i.b. / dita

Ore me gjithe mend e keni apo po tallni bythen, qe spiunazhi sekret i Iranit ishte i intersuar per te vrare “politikanin” Pand Hunderrin rri i heshtur dhe nuk flet se eshte operuar nga dhemballa.
Politikan leshi nuk ka pasur dhe nuk ka asnje lloj ndikimi, ne politike dhe ne vendim marrje.
Projekti i tij me madheshtor qe nuk u realizua kur ishte Kryeminister, ndertimi i tunelit nga Vlora ne Itali, “tronditi” boten e arkitekteve, kontruaktroreve dhe inxhinjereve ne Japoni, Amerike, Kine etj, por edhe FMN dhe BB se ku do te gjendeshin miliardat e eurove per financim nga nje shtet pa breke si Shqiperia
Edhe po ta kishin vrare, pervec gruas se vet(nqs ka) dhe kalamajve te vet (perseri nqs ka) nuk do t’i mungonte njeriu.
Sinqerisht gazeta DITA duhet ta kishte kursyer kete tallje by…me Pandi Mamane! Nejse, e vertete eshte qe jane strehuar mbi 3000 muxhahedine ne Manze, por numri i tyre eshte shume me teper aq sa askush nuk e thote. Dhe jane atje qe nga 2016 e nuk ka kurrfare informacioni se sa do qendrojne akoma (ndoshta perjete). Duket se aleati yne strategjik Amerika nuk ka as nje pellembe vend ku ti strehoje ato, pervec se ne Shqiperi duke e perdorur ne kete rast zellin e Rames per ti sherbyer zvarritjes tij ne pushtet duke strehuar mbetjet e deshtimeve politike te aleatit strategjik kudo ku ngjasin. Iran, Afganistan e gjetke.
Duke strehuar Afgane,Iraniane, Rama po lan mutin me shurre.Gjithe hajdutlluqet,e pislluqet kunder popullit te vet,gjithe tradhtine kombetare me shitjen e detit,dhe Ballkanin e hapur,gjithe orientimi ekonomik nga furnizimet Ruse qe vijne nga Beogradi,,po i mbulon me kesoj skenash si vendimi i djeshem per nderprerje te Ambasadave me Iranin,,per ti bere qejfin Amerikes,,Sepse ne thelb politika e Jashtme e Rames eshte Antiamerikane. Boshti Serbi,Turqi,Hungari,Shqiperi,,eshte brezi iqeverive qe kundershtojne sanksionet Nederkombetare kunder agresorit,,
SE SHPEJTI BALLKANIT TE HAPUR DO TI BASHKOHET BJELLORUSIA.
Pandi Majkon!? Epo iranianet duhet te jene pa asnje lloj fantazie. E cfare demi do te na benin?
Do vrasin Pandon!
Po Pandi pershesh po ha,nuk ngacmon njeri!
Nuk e dinja qe Irani paska mbeshtetes Edhe ne shqiptaret e shqiperise.Te paguar ose Jo,keni nje te drejte ,te kerkoni shperblim nga mekembesi i iranit ne Shqiperi,sali rame Berisha.