Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lokali i masakrës në Don Bosko ishte i vëzhguar, makina e autorëve u filmua dy herë në Rinas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lokali i masakrës në Don Bosko ishte i vëzhguar, makina e autorëve u filmua dy herë në Rinas
KronikeKryesore

Lokali i masakrës në Don Bosko ishte i vëzhguar, makina e autorëve u filmua dy herë në Rinas

Published: March 14, 2023
Shpërndaje

Atentati në Don Bosko me një grua të vrarë dhe gjashtë të plagosur dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj, të cilët u ekzekutuan njëri pas tjetrit përgjatë dy viteve të fundit.

Këto janë dyshimet e forta të Policisë që po heton për identifikimin e autorëve të masakrës së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit dhe vëllezërve të tij që ndodhet në rrugën Anastas Shundi.

Policia po heton disa nga njerëzit që kanë patur miqësi dhe lidhje me mbretin e lojërave të fatit dhe prej zhdukjes pa gjurmë të Ervis Martinaj, ata ishin tërhequr dhe nuk shfaqeshin në publik. Ka dyshime të forta që ata janë riorganizuar gjatë këtyre muajve për të goditur në shenjë hakmarrje kundërshtarët e tyre.

- Publicitet -

Megjithatë, asnjëri prej këtyre personave të skeduar nuk janë shoqëruar dhe sipas sistemit TIMS të paktën njëri prej tyre rezulton jashtë, por hetuesit thonë se ai mund të jetë kthyer sërish në fundjavë nga ky mund të kalojë pa u regjistruar.

30 numra celulari janë vënë në përgjim, me qëllim zbardhjen e masakrës. Mësohet se shumica e ktyre kontakteve rezultojnë të fikura, por qëllimi është zbardhja e komunikimit mes tyre, në mënyrë që të zbardhen më shumë detaje mbi njerëzit që qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalin të Fatjon Muratit dhe vranë banakieren Mimoza Paja.

Makina e personave që kryen masakrën në lokalin e Fatjon Muratit është filmuar nga disa kamera sigurie në mbikalimin e Rinasit vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja. Sipas raportimeve, e gjithë rruga, nga Rinasi në drejtim të lokalit, zhvillimi i ngjarjes dhe kthimi i largimi sërish në drejtim të aeroportit, ka zgjatur vetëm 30 minuta. Kjo përllogaritje bëhet duke marrë parasysh se 30 minuta më vonë, e njëjta makinë, është kapur nga të njëjtat kamera, por në drejtim të kundërt, duke u larguar.

Hetuesit dyshojnë që lokali ka qenë i vëzhguar dhe autorët kanë pasur informacion te plotë për personat që ishin brenda. Brenda në lokal ka qenë edhe vëllai i Fatjon Muratit, Ervis Murati, ndërsa djali i xhaxhait të tij, është futur brenda ambienteve në momentin që ka është informuar për ngjarjen.

Ndërkohë, shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’ është arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit. Ai është dyshuar me herët për atentatin me 3 të vrarë tek mbikalimi i Fushës-Krujës, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës. Për të rënë në gjurmët e autorëve policia po sekuestron kamerat e sigurisë, përgjatë rrugës që kanë ndjekur ekzekutorët nga Don Bosko deri në fshatin Likmetaj ku ata dogjën makinë që përdoren në atentat.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?