Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lokalin afër shkollës e përdorte për të shitur drogë sintetike, pranga 57 vjeçares në Korçë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lokalin afër shkollës e përdorte për të shitur drogë sintetike, pranga 57 vjeçares në Korçë
AktualitetKronike

Lokalin afër shkollës e përdorte për të shitur drogë sintetike, pranga 57 vjeçares në Korçë

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Goditet një tjetër rast i shitjes së dozave të lëndëve narkotike, afër shkollave në ambiente që frekuentohen nga nxënësit.

Kësaj here është vënë në pranga një 57 vjeçare në Korçë, e cila shiste doza të drogës sintetike bonsai, në lokalin e saj.

Në banesën e kësaj shtetaseje, Policia gjeti fidanë kanabisi të kultivuar në vazo, doza kanabisi dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

- Publicitet -

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike, fidanët narkotikë, 1 armë e ftohtë, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetase që dyshohet se shiste lëndë narkotike në lokalin e saj, në qytetin e Korçës, organizuan punën për kapjen dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja E. B., 57 vjeçe, banuese në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin e kësaj shtetaseje, në lagjen nr. 17, Korçë, ku gjetën sasi cannabisi sintetik të llojit bonsai, të ndarë në doza dhe një shkop druri që plotësonte kushtet e armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dy fidanë cannabis sativa të kultivuar në vazo, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike, të cilat u sekuestruan si provë materile, së bashku me ato që u gjetën në lokal.

Nga hetimet e kryera dyshohet se kjo shtetase ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Dozat e lëndëve narkotike që prodhonte në banesë, i shiste në lokalin e saj që ndodhej në afërsi të dy shkollave 9-vjeçare, në Korçë”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngjarje e pazakontë: U mbijeton dy herë dozave të helmit letal, dështon ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në SHBA
  • “Arrestoni Ramën”, shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë e re, kryeministri Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”

Komentet e Fundit

  1. Mapo on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  2. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  3. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  5. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?