Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta në Iran, karburantet në Tiranë rrisin çmimet ditë pas dite: Nafta shkon 182 lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Lufta në Iran, karburantet në Tiranë rrisin çmimet ditë pas dite: Nafta shkon 182 lekë
EkonomiLajmi i fundit

Lufta në Iran, karburantet në Tiranë rrisin çmimet ditë pas dite: Nafta shkon 182 lekë

Published: March 6, 2026
Shpërndaje

Në Tiranë për disa pika çmimi i naftës ka arritur 182 lekë për litër. Krahasuar me çmimin e shitjes së naftës me pakicë para nisjes së luftës, rezulton se rritja është 7 lekë për litër.

Sot sipas një vëzhgimi në terren rezulton se çmimi i naftës në pikat e pakicës është rritur nga disa operatorë, përfshirë kompanitë, si: “Kastrati”, “Bolv” dhe “Elda”.

Në një nga pikat e kompanisë “Kastrati” pranë tregut të Medresë çmimi i naftës rezulton 182 lekë për litër nga 175 lekë për litër që  tregtohej më parë. Rritja është 7 lekë për litër.

- Publicitet -

Ndërsa nafta nga operatori “Elda” është rritur sërish. Nga 179 lekë për litër që u shit në pikat e pakicës ditën e mërkurë, çmimi i naftës sot ka arritur 182 lekë për litër. Rritja është edhe me 3 lekë të tjera.

Rritje çmimi prej 7 lekë ka pasur edhe te pikat e pakicës së kompanisë “Bolv”. Çmimi ka arritur 182 lekë për litër.

Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës ishte 175 lekë për litër. Në treg rezulton se çmimi prej 175 lekë për litër ka qenë i qëndrueshëm prej tetorit të 2024-s, pra prej më shumë se 1 viti.

Ndërkohë prej të mërkurës, rreth 4 ditë pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme çmimi në tregun e pakicës u rrit me 4 lekë, duke arritur në nivelet e 179 lekë për litër. Ndryshimi i çmimit u reflektua në disa pika në Tiranë të operatorit “Elda”, ndërsa mbeti i pandryshuar te pikat e furnizimit me pakicë në autostradë.

Rritja të çmimit të naftës është shënuar edhe në bursat e huaja. Çmimi i naftës brent crude është 88.9 USD për fuçi. Para nisjes së sulmeve çmimi i naftës brent crude në bursë ishte 65 USD për fuçi.

Ndërsa çmimi i naftës të rafinuar, sipas operatorëve ditën e premte, para sulmit, u ble me 700 USD për ton. Pas sulmit, çmimi u rrit në 900 USD për ton. Por pas mbylljes së rafinerisë “Ras Tanura” në Arabinë Saudite, për shkak të një sulmi me dron, çmimi i naftës së rafinuar në bursat ndërkombëtare arriti 1,150 USD për ton.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    March 6, 2026 at 3:31 pm

    Bursa Tiranes eshte shume e ndjeshme.

    Reply
  • Vl says:
    March 6, 2026 at 3:55 pm

    Ore u QR po keni me shume se 1 vit 175 litri po per te ngritur e ndjeni bursen shpejt. Po mire n’a e bejn .jemi popull trim ne te rruajm k….
    Verem per tu vrar pse me zure rrugen.

    Reply
  • optimisti says:
    March 6, 2026 at 4:30 pm

    Tregoni cmimet e ndonje artikulli qe jane me shtrenjte ne Maqedoni a Mali Zi se sa ne Shqiperine “me rritjen me te qendrueshme ekonomike ne rajon” (sipas Guvernator Seko Gentit)

    Reply
  • kasem gahinji says:
    March 7, 2026 at 6:13 am

    Ne Itali, deri sot, ne autostrade cmimi I naftes shkon edhe 2,30 euro. NE Padova, rruga faciolati, dy distributore self servisse, nafta 1.99.euro.benzina 1.78 euro.

    Reply
  • Vl says:
    March 7, 2026 at 10:17 am

    O KASEM po per 1 vit nuk na thua sa her eshte ulur?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?