Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Lufta e bëri Ballkanin e Hapur të domosdoshëm”, Rama: Çështja Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Lufta e bëri Ballkanin e Hapur të domosdoshëm”, Rama: Çështja Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar
KryesorePolitike

“Lufta e bëri Ballkanin e Hapur të domosdoshëm”, Rama: Çështja Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar

Published: 8 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut samiti i “Ballkanit të Hapur”, ku marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Kosovës që refuzon të jetë pjesëmarrëse.

Samiti është hapur nga lideri i vendit pritës, Kryeministri maqedonas, i cili foli për disa marrëveshje që do të nënshkruhen sot në këtë takim.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij deklaroi sot se lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe.

- Publicitet -

Duke folur nga samiti i Ballkanit të Hapur, Rama tha se ”ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme se sa arsye për t’u bashkuar.”

Ai foli më tej për takimin me ambasadorin Cris Hill dhe theksoi se prania e tij në samit është inkurajuese.

“Në ndërkohë që presidenti i Serbisë e hoqi fjalimin e përgatitur, unë po shkruaja disa shënime jashtë fjalimit të përgatitur. Sepse besoj që ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si në Ballkanin e Hapur. Ne nuk mund të vijmë në një takim të Ballkanit të Hapur dhe të flasim siç jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme se sa arsye për t’u bashkuar.

Përkundrazi! Unë dua të kujtoj se ne mblidhemi sot për herë të parë në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukrainë dhe dua t’u them të gjithëve se ndryshe nga disa gabimisht mendojnë, lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se ç’ishte përpara se kjo luftë që i befasoi të gjithë të fillonte. Mbrëmë kam pasur mundësinë që të takoj këtu në vigjilje të Ballkanit të Hapur, ambasadorin Cris Hill, një njohës i thellë i rajonit, i cili ka shërbyer në Tiranë në kohë dramatike të transformimit nga diktatura në demokraci dhe sot shërben në Beograd. Unë besoj se ambasadori Cris Hill me praninë e tij këtu është një nga dëshmitarët më të besueshëm të domosdoshmërisë së Ballkanit të Hapur. Ai është këtu për të mbështetur Ballkanit të hapur. Për mua është shumë inkurajuese. Jam shumë i lumtur që sot këtu me ne janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritani si dhe përfaqësuesi nga Bosnja, komisioneri Varhelyi, përfaqësuesi i KE drejtpërdrejt për rajonin tonë dhe miku ynë Gabriel Escobar i cili është i pranishëm përmes ekranit”, deklaroi Rama.

Rama në fjalën e tij është ndalur edhe tek Këshillimi Kombëtar i realizuar nga qeveria pak kohë më parë. I pari i qeverisë ka theksuar se nuk është pritur lufta në Ukrainë, për të ditur marrëdhënien speciale që ka mes Serbisë dhe Rusisë.  Rama po ashtu u ndal edhe tek çështja e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij kjo mosmarrëveshje zgjidhet vetëm duke u afruar. Si shembull konkret, Rama ka përmendur Francën me Gjermaninë, apo Japoninë dhe SHBA.

“Nuk kemi pritur luftën që mes Serbisë dhe Kosovës ka një histori të pazgjidhur. Por të ndenjurit me kurriz nga e ardhmja apo kthimit të syve nga e ardhmja ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Por pa i mbyllur sytë tek problemet e pazgjidhura. Por kjo zgjidhet vetëm nëse ne afrohemi. SHBA kanë hedhur dy bomba në Japoni. Por një nga miqësit më të ngushta, është aleanca e SHBA me Japoninë, pas dy bombave atomike. Dhe urdhëroni ku është sot Japonia. Dhe nuk do ishte këtu Japonia nëse do qëndronte me kurriz nga SHBA dhe të uleshin në gjunjë para bombave. Ku janë sot Franca dhe Gjermania. Apo Izraeli me Shtetet e Bashkuara Arabe. Janë bashkë për të përfituar nga rruga e të ardhmes”, tha Rama.

Ai mes të tjerash kujtoi edhe kontratën e grurit me Serbinë, duke thënë se edhe pse në kohë krize, Serbia nuk e ndërpreu furnizimin me grurë për Shqipërinë.

“Ndalemi tek kontratat e grurit. Mes importimit nga Serbia në Shqipëri. Nuk u bllokuan siç fare mirë do ishin bllokuar nëse nuk do ishim në Ballkanin e hapur. Serbia ka marrë detyrime në reciprocitetin e kësaj. Mos është pak kjo? Apo duhet të mendojmë nëse nuk do merrnim dot grurit. Me çfarë do i ushqenim njerëzit që do u mungonte buka? Me konflikt apo me thirrje për tu futur në luftë?”, tha Rama.

Për sa i përket energjisë, Kryeministri Edi Rama bëri një parashikim negativ duke thënë se na pret një dimër që problem nuk do jetë çmimi por mungesa e energjisë.

“Apo me energjinë. Jemi të gjithë në teh të thikës. Në horizont është një dimër që nuk ka problem çmimin por nuk do ketë fare energji për ta blerë. Nuk kemi luksin për retorikë kur njerëzit duan energji. Këtu do jemi dhe njësoj si me grurin do provohet e vërteta se Ballkani i Hapur nuk është as i imi, as i Vauçiç dhe askujt tjetër, por i njerëzve. Është i fermerëve”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Komente
  • demo thotë:
    8 Qershor, 2022 te 9:35 am

    Eshte i vetmi vend ku e pranojne ashtu sic eshte.

    Përgjigjiuni
  • Fatmir Lohja thotë:
    8 Qershor, 2022 te 11:11 am

    Ceshtje e Kosoves me Serbine i zgjidh akademija e barive!?

    Përgjigjiuni
  • Niko Shpiragu thotë:
    8 Qershor, 2022 te 3:14 pm

    Teorikisht flitet se me kete marreveshje Shqiperia injoron Kosoven dhe zgjeron lidhjet me Serbine, por po te shikosh me vemendje vet kosovaret i vazhdojne lidhjet ekonomike me shume me Serbine se me asnje tjeter vend. Kjo duket hipokrizi: une bej si te dua me te, ndersa ti per hatrin tim kthei shpinen atij. Shqiptaret duhet te jene te ndergjegjshem se kjo nisma e Ballkanit te Hapur eshte shume e nevojeshme per te gjithe popujt e ketij rajoni dhe vecanerisht per kosovaret qe do te kene perfitimet me te medha.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  • Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë pas numërimit të votave të diasporës: Nuk ka humbës, por vetëm fitues
  • Fitoi mandatin në listë të hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte garë e vështirë dhe konkurruese
  • Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”
  • BE zbulon datën, ja kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
  2. ¿? në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
  3. ¿? në Mbërrin në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, disa emigrantë nisen drejt kampit të Gjadrit
  4. ¿? në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  5. ¿? në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?