Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik
AktualitetBote

Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik

Published: December 21, 2025
Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm për dialog” me homologun e tij francez Emmanuel Macron, nëse ekziston “vullnet politik” për një gjë të tillë. Këtë deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Macron, menjëherë pas përfundimit të samitit të Bashkimit Evropian, deklaroi se “është i gatshëm të bisedojë me Putinin”. Në këtë kontekst, Peskov theksoi se “është e rëndësishme të kujtohet se çfarë tha presidenti i Rusisë” në konferencën e madhe për shtyp të mbajtur të premten, ku ai u shpreh se “është i gatshëm të angazhohet në dialog me Macronin”.

“Nëse ekziston një vullnet i ndërsjellë politik, kjo mund të shihet vetëm pozitivisht”, shtoi zëdhënësi i presidencës ruse.

- Publicitet -

Peskov iu referua deklaratave që presidenti francez bëri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Bruksel, pas përfundimit të samitit ku Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje për dhënien e një huaje prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, për të mbuluar nevojat e saj financiare gjatë dy viteve të ardhshme.

“Mendoj se mund të jetë sërish e dobishme të flasim me Vladimir Putinin”, u shpreh Macron para mediave.

“Vërej se ka disa që po flasin me Vladimir Putinin”, shtoi ai, duke iu referuar me sa duket homologut të tij amerikan, Donald Trump.

“Prandaj besoj se ne, evropianët dhe ukrainasit, kemi interes të krijojmë një kornizë për të rifilluar këtë diskutim”, sepse “nëse jo, do të flasim vetëm mes nesh dhe me negociatorë që bisedojnë të vetëm me rusët, gjë që nuk është zgjidhja më e mirë”, shpjegoi Macron.

Të dërguar të Donald Trump kanë zhvilluar një sërë takimesh për bisedime të ndara, nga njëra anë me Moskën dhe nga ana tjetër me zyrtarë ukrainas dhe evropianë, pa u shënuar deri tani ndonjë përparim konkret drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Këtë javë, negociatorë nga Ukraina, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Miami, Florida. Uashingtoni u përfaqësua nga Steve Witkoff, i dërguar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, dhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan.

I dërguari rus Kirill Dmitriev nisi dje, të shtunën, bisedime me dy përfaqësuesit amerikanë, të cilat i cilësoi “konstruktive”, duke shtuar se ato do të vazhdojnë edhe sot.

Nuk parashikohen kontakte dypalëshe mes Moskës dhe Kievit, as takime trepalëshe.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje dje Uashingtonit që të rrisë presionin ndaj Moskës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?