Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Luftime të ashpra në rajonin e Kharkivit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Luftime të ashpra në rajonin e Kharkivit
AktualitetBote

Luftime të ashpra në rajonin e Kharkivit

Published: May 11, 2024
Shpërndaje

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e disa fshatrave ukrainase pranë kufirit me Rusinë, mes përpjekjesh të ushtrisë ruse për të dëshmuar forcë në rajonin verilindor të Kharkivit.

“Deri tani armiku vazhdon të ushtrojë presion në veri të rajonit tonë. Forcat tona kanë zmbrapsur nëntë sulme”, njoftoi guvernatori i Kharkivit Oleh Syniehubov në një konferencë për shtypin.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit.

- Publicitet -

Megjithatë zoti Syniehubov tha se përleshjet po vazhdojnë në të pesë fshatrat që ndodhen brenda një zone rreth pesë kilometra larg kufirit rus.

Ushtria ukrainase tha se ishin dërguar përforcime në rajon për të ndihmuar në stabilizimin e pozicioneve si dhe për të kufizuar përparimin e Rusisë, pas fillimit të një ajo ofensive të re të Moskës të premten.

Zoti Syniehubov tha se autoritetet rajonale kishin evakuuar më shumë se 2,500 persona nga zonat kufitare dhe se ky proces po vazhdon.

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë thënë vazhdimisht se nuk besojnë se Rusia ka kapacitetin për kryer një operacion të suksesshëm dhe për të pushtuar qytetin e Kharkiv, ku jetojnë 1.3 milionë banorë.

Në një intervistë të botuar të premten komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha se ai priste që lufta 26-mujore kundër Rusisë të hynte në një fazë kritike në dy muajt e ardhshëm, mes përpjekjesh të Moskës për të shfrytëzuar vonesat në furnizimin me armë të Kievit.

“Rusia e di se nëse marrim armë të mjaftueshme brenda një ose dy muajsh, situata mund të kthehet kundër tyre”, tha gjenerali Oleskander Pavliuk për revistën ‘Economist’.

Furnizimi me armë amerikane u ngadalësua për muaj të tërë ndërsa një paketë ndihme e propozuar nga presidenti Joe Biden u pengua për shkak të mosmarrëveshjeve në Kongres. Paketa u miratua në fund të muajit të kaluar.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të premten se Ukrainës i nevojiten “në kohë” furnizimet e ardhshme me armatime të rëndësishme për luftën.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron
  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?