Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Luis Enrique në telashe serioze, ende s’e ka shijuar fitoren
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Luis Enrique në telashe serioze, ende s’e ka shijuar fitoren
AktualitetSport

Luis Enrique në telashe serioze, ende s’e ka shijuar fitoren

Published: August 20, 2023
Shpërndaje

Dy barazime, dy pikë dhe vetëm një gol. Një nisje aspak e mirë për PSG, që nuk ia doli edhe në javën e dytë, me kampionët e Francës të cilët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në “Municipal” ndaj Toulouse. Por, pavarësisht rezultatit, vëmendjen e mori Kylian Mbappe, i cili u aktivizua në minutën e 50-të dhe ia doli të gjente rrugën e rrjetës duke u bërë përsëri protagonist. Pas barazimit të dytë, Luis Enrique u shfaq i mërzitur, por në fjalët e tij u tregua diplomat, duke e faturuar këtë barazim te mungesa e fatit.

“Ishte një mbrëmje e vështirë, kishim përballë një skuadër shumë cilësore, por ne përsëri bëmë detyrën dhe dominuam, por sërish nuk mjaftoi kjo. Vuajtëm mungesën e fatit, realisht e them se edhe ndaj Lorient ishim të pafat. Kam vetëm një peng, pjesa e parë. Krijuam shumë dhe nuk shënuam, kjo tregon se duhet ende shumë, shumë punë. Ndryshimet në pjesën e dytë? Unë këtu kam ardhur për të shprehur lirshëm idetë e mia. Nuk e di se si e shihni ju futbollin, por për mua ndeshja ndryshon nga çasti në çast. Zhvilluam 70 minuta shumë të mira, më pas kaluam te një skemë tjetër për të qenë më sulmues, më agresiv. Për sa kohë të jem këtu, unë nuk i fshihem skemave, ndryshimeve apo rezultateve, çdo gjë nis nga unë, më pas kalon te futbollistët” – tha fillimisht trajneri spanjoll.

Në ndeshjen kundër Toulouse u aktivizua edhe Mbappe, ndërsa Luis Enrique e vlerëson francezin në maksimum, por jo vetëm, pasi trajneri i dha notë pozitive edhe Dembele-s, i cili debutoi me PSG-ën.

- Publicitet -

“Mbappe është një lojtar i klasit botëror. Ai është gjithashtu një djalë fantastik, me aktivizimin e tij ai ndryshoi të gjithë ndeshjen. E ka potencialin për të bërë diçka të tillë dhe unë besoja. Më vjen keq që goli i tij nuk na solli tri pikët e plota. Dembele? Solli shumë pozitivitet dhe kreativitet. Ai është në gjendje të ndryshojë ekuilibrat e ndeshjes dhe jo vetëm, por edhe të kundërshtarit. Por, i mungon ritmi dhe ne do të punojmë shumë, shumë shpejtë ai do të jetë vendimtar për skuadrën. Së bashku me Mbappe treguan se mund të krijojnë kiminë e duhur për sulmin.” – përfundoi Luis Enrique.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Kuvendi në kaos, Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën
  • SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë, ja kujt i përket
  • “Rama është treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Nëse do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  2. Anonymous on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Vezhguesi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Otto on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. Maksi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?