Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Luksit i bie hija e luftës: Dubai, nga suitat me pamje deti, te sirenat e alarmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Luksit i bie hija e luftës: Dubai, nga suitat me pamje deti, te sirenat e alarmit
BoteKuriozitete

Luksit i bie hija e luftës: Dubai, nga suitat me pamje deti, te sirenat e alarmit

Published: March 2, 2026
Shpërndaje

Deri vonë, pak veta do ta kishin imagjinuar se do të kishin nevojë për strehim në Dubai, qytetin turistik plot shkëlqim që ka fituar reputacionin e tij, ndër të tjera, si një strehë e sigurt nga trazirat e Lindjes së Mesme.

Një shpërthim i fuqishëm jashtë një kompleksi apartamentesh pranë Burj Khalifa në Dubai shënoi fillimin e një nate terrori.

Sulmet e paprecedentë të Iranit ndaj shteteve të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite, po shkatërrojnë imazhin e qytetit si një strehë e sigurt nga tensionet rajonale.

- Publicitet -

Redaktori ekonomik i Politico, Gregorio Sorgi, i cili përjetoi terrorin e mbrëmshëm, duke kontrolluar telefonin e tij celular çdo orë, ka dhënë një pamje të shkurtër të asaj që ukrainasit kanë përjetuar për më shumë se katër vjet luftë.

Shpërthimi aktivizoi një alarm në kompleksin modern të apartamenteve dhe telefonat celularë filluan të vibronin me një alarm urgjent qeveritar: “Qëndroni brenda dhe në zona të sigurta”.

Pa strehë ajrore në qytet, banorët morën pasaportat, vrapuan poshtë shkallëve dhe u strehuan në garazh.

Planet e gazetarit të Politico-s, siç rrëfen ai, për të udhëtuar në Nikosia për të mbuluar një takim të ministrave të Bashkimit Evropian u përmbysën papritur nga sulmet iraniane.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se brenda 24 orëve vendi kishte marrë 165 raketa balistike, dy raketa lundrimi dhe 541 dronë, shumica e të cilëve u interceptuan nga mbrojtja ajrore.

Ato që shpëtuan nga interceptimet goditën aeroportin e Dubait dhe dy hotele luksoze, Fairmont The Palm dhe Burj Al Arab.

Shpejt u bë e qartë se komuniteti perëndimor i qytetit, nga drejtuesite shumëkombsheve, te influencerat dhe turistët nuk ishin përgatitur për një krizë. Disa zgjodhën të përdornin shkallët, pavarësisht rrezikut nga dronët dhe raketat, ndërsa të tjerë prisnin në recepsion me kafshët shtëpiake. Zhurmat e lehjeve dhe mjaullimave u përzihen me zhurmat e makinave sportive që u ndezën njëherësh dhe niseshin drejt autostradave.

Mendimi për t’u arratisur në Oman, një strehë teorikisht e sigurt, u braktis, veçanërisht kur edhe ai u shënjestrua nga sulmet iraniane mëngjesin tjetër.

Të dielën, autostradat zakonisht të mbingarkuara të Dubait ishin bosh, ndërsa shpërthimet vazhduan të bënin jehonë nëpër qytet. Plazhi popullor Kite, i cili para krizës ishte “i mbushur” me vrapues, ishte i shkretë dhe çdo zhurmë e papritur shkaktonte panik midis pak banorëve.

Pavarësisht pasigurisë, shoferët e shpërndarjes me motoçikleta të vogla vazhduan të punonin, duke ushqyer ata që kishin qëndruar në shtëpi, duke kujtuar, siç u tha, mjekët dhe infermierët që e mbajtën sistemin shëndetësor në këmbë gjatë pandemisë Covid-19.

Mbetet e pasigurt nëse sulmi iranian do ta dëmtojë përgjithmonë imazhin e Dubait si një qendër e sigurt dhe kozmopolite.

“Irani nuk goditi një bazë ushtarake në Dubai. Ai goditi idenë e Dubait”, shkroi analisti dhe autori Sanaka Anselm Perera në platformën X, duke shtuar se është një iluzion që një metropol global mund të ndërtohet në grykëderdhjen e Gjirit Persik, i izoluar nga dhuna e rajonit.

Megjithatë, edhe në mes të një krize, disa qarqe financiare shohin mundësi.

“Kjo është një kohë e mirë për të blerë pasuri të paluajtshme, çmimet do të bien ndjeshëm pas sulmeve”, komentoi një konsulent i ri, duke reflektuar perceptimin se trazirat mund të transformohen në një mundësi investimi.

3 mijë shqiptarë në Emirate

Në Emirate vlerësohet të ketë rreth 1500 shtetas shqiptarë rezidentë dhe po aq turistë, të cilët hyjnë pa një regjim vizash dhe pa qenë të detyruar të regjistrohen në Ambasadë gjatë udhëtimit të tyre.

Në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë apo turistë në Emirate është për çdo nevojë numri i emergjencës: +971 50 980 7881.

Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve dhe do të vazhdojë e tillë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet vendase.

Hapja e hapësirës ajrore do të ndodhë në momentin kur të mos ketë më sulme dhe kur edhe vendet fqinje të bëjnë të njëjtin hap.

Deri më tani, 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryesisht në Dubai, si pasojë e sulmeve raketore të Iranit, i cili po kundërpërgjigjet ndaj bombardimeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që shkaktuan eliminimin e Liderit Suprem Ali Khamenei.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  • 10 qershor 2026
  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën

Komentet e Fundit

  1. Roni on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. demo on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. tahip on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Skela on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?