Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lulzim Basha heq kollaren dhe i rikthehet politikës me bluzë sportive, ka tre propozime “emergjencë kombëtare”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lulzim Basha heq kollaren dhe i rikthehet politikës me bluzë sportive, ka tre propozime “emergjencë kombëtare”
AktualitetKryesorePolitike

Lulzim Basha heq kollaren dhe i rikthehet politikës me bluzë sportive, ka tre propozime “emergjencë kombëtare”

Published: May 24, 2023
Shpërndaje

Lulzim Basha është rikthyer në skenën politike aktive, me 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare për t’u rikthyer besimin qytetarëve tek politika.

Basha tha se duhet të ketë lista të hapura për kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët, vetting për politikanët dhe kufizimi i mandateve për qeveritë.

“Ftesa ime sot është mos t’u besojmë kryetarëve por përmes listave të hapura t’u besojmë qytetarëve. Të ndalim së besuari politikanëve dhe të marrim besimin në duart tona si qytetarë. Listat e hapura 100%.

- Publicitet -

Kam edhe dy propozime të tjera. Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit. Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.

Asnjë kryeministër që nuk mund të arrijë premtimet e dhëna në 2 mandate, nuk mund t’i bëjë ata për një mandat të tretë. Pra kufizimi i mandateve është i domosdoshëm.

Gjithashtu edhe vota e emigrantëve, rreth 45% e bashkëatdhetarëve tanë nuk ndodhen sot në vend, janë larguar në mënyrë masive por nuk kanë të drejtën të shprehen me votë. Është vendim i GJK-së, duhet zbatuar”, shtoi Basha.

Po pse iku dhe u rikthye?

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Lulzim Basha shpjegoi dhe arsyet se përse u shkëput përkohësisht nga jeta aktive në politikë, duke u shprehur se donte t’i jepte një shans bashkimit të demokratëve.

Ish-kreu i PD deklaroi se nuk është nga ata njerëz që i braktis misionet dhe shtoi se demokratët duhet fokusohen më shumë te hallet e qytetarëve dhe jo te debatet e brendshme.

“Tërheqja para një viti u bë për të mos ushqyer përçarjen dhe për ti dhënë një shans bashkimit. Për fat të keq kjo nuk ndodhi, por nuk kam hequr dorë kurrë për t’i lënë njerëzit në mes të rrugës. Ndonëse për hir të vendimit që mora për të mos influencuar preferova të qëndroj jashtë nuk do të thotë se jam stakuar me vendin PD dhe të ardhmen.

Kjo tërheqje më shërbeu për të parë dhe të vetja për të parë se sa kohë i dedikuam luftës me njëri-tjetrin dhe sa kohë halleve të njerëzve. Raporti duhet përmbysur, duhet të shkojmë te hallet e njerëzve. Niveli i debatit publik ka rënë përtokë dhe kjo është e qëllimshme.

Çfarë mund të debatosh me dikë që këndon tallava dhe ikën. Pyetja që shtrohet tani a do vazhdojmë të shohim teatër politik, apo do t’i kthejmë sytë nga 70% e qytetarëve që janë braktisur nga ky sistem”, u shpreh Basha.

a.q. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Prec Ulaj says:
    May 24, 2023 at 5:34 pm

    Keta te PDse e nisin punen mbrapsht.
    Tani duan te heqin Saliun, te vendosin Lul Bashen.
    Lul Basha eshte njeri medioker, pa merita, i promovuar nga vete Saliu.
    Basha eshte hajdut i deklaruar, me hetime te hapura, me kunatin qe kontrollonte gjithe Lejet e Ndertimit kur ishte Luli Kryetar Bashkije.
    Ata u zune , sepse Basha nuk ja prishi dot Amerikes, eshte njeri pa personalitet.
    Gjeni ore nje njeri te paperlyer

    Reply
  • Këta të PD-së nuk ndryshijnë! says:
    May 24, 2023 at 5:37 pm

    Po « nusëron » Basha! Por nuk je i virgjër, ke qenë në pushtet dhe n’a shite detin, n’a vodhe « rrugën e Kombit », n’a vrave 4 protestues më duar në xhepa, ja fute gjumit si Kryetar Bashkie, etj. Meqënëse të njohim dhe gjithmonë ke humbur zgjedhjet, tani kërkon kufizim mandaresh, që të zhvlerësosh votimet! Bëre gabim që u ktheve, sepse SPAK-u po bëri drejtësi, ka punë edhe me ty! PD-ja që të rinovohet, duhet të drejtohet nga njerëz që nuk kanë biografinë e keqe të Pad-së dhe të rijmë me shpresë se do të veprojnë ndryshe, por jo ti!

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    May 24, 2023 at 5:57 pm

    Perseri i ha menera !?

    Reply
  • Tironci says:
    May 24, 2023 at 6:17 pm

    Lulzim Basha eshte kushuriri i Nexhmije Hoxhes.

    mentealternativa1.blogspot.com

    whale.to

    Reply
  • Intelektual says:
    May 24, 2023 at 6:21 pm

    Sa miliarde jemi hale?

    Reply
  • Patriot says:
    May 24, 2023 at 6:31 pm

    Edhe me rrobe banjo te dale ai eshte figure e diskredituar nga te gjitha anet. Me keto plehra pretendon te rimekembet PD?

    Reply
  • Tironci says:
    May 24, 2023 at 6:46 pm

    Disa njerezve qe jane gazetaruca te Dites nuk u pelqen qe te permendet familja e Enverit dhe qe te thuhet se Lulzim Basha eshte kushuriri i Nexhmije Hoxhes.

    mentealternativa1.blogspot.com

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?