Edhe media në Kosovë është përfshirë në debatin për projektet e dhëndrit të Trump në Shqipëri.
Qëndrimet janë pro e kundër, por gazetari Berat Buzhala shkruan se Edi Rama dhe Shefqet Kastrati nuk duhen sulmuar por duhen falënderuar për këtë që po bëjnë.
Buzhala më herët ka qenë kritik me Kastratin.
Por ai thotë se të depertosh te Trump dhe familja e tij, dhe të kesh ndikim te ata, është patriotizem.
Më poshtë shkrimi i Buzhalës:
Nga Berat Buzhala
Ditëve të fundit jam tuj i përcjellë me vëmendje të madhe raportimet e mediave liberale në Amerikë, posaçërisht The New York Times, për investimet e mundshme në Shqipëri të dhandrrit të Trumpit, Jared Kushnerit.
Po flitet për një investim prej mbi 1 miliard dollarësh në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës. Tashmë për këtë ka fol vetë Jared Kushner dhe Richard Grenell.
E kuptueshme prej liberalëve amerikanë me e shiku në mënyrë të dyshimtë këtë iniciativë, por qesharake prej halabakëve shqiptarë me u bo pjesë e kësaj lufte, e me e kontestu një mundësi të tillë, e cila e ndihmon Shqipërinë ekonomikisht, kurse shqiptarët kudo që janë ekonomikisht dhe politikisht.
Aktualisht Donald Trump është shumë përpara Joe Bidenit në sondazhe për president, që do të thotë mundësitë janë reale që ai edhe të rizgjidhet. Është njëfarë sigurie politike kur dhandrri dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë investojnë në vendin dhe kombin tënd.
Tash unë e di që nuk janë të paktë moralistët dhe puritanët që kanë me lypë kime në vo, që kanë me e trajtu këtë temë si çështje morale, mirëpo interesat kombetarë janë më të rëndësishme se sa vrojtimet e kota filozofike.
Unë çdo ditë lexoj shqiptarë tuj shkru qysh Serbia po na sfidon neve, sepse Serbia po ka raporte të mira me Kinën, me Rusinë, me BE’në dhe Amerikën. Bile në Amerikë po kanë raporte të mira edhe me demokratët edhe me republikanët.
Kurse të njejtit shqiptarë e gjykojnë Shqipërinë politike, kur e njejta provon me e bo senin e njejtë.
A ka korrupsione në raste të tilla?
– Ndoshta edhe ka.
A është në interesin kombëtar të shqiptarëve me pasë kanal të fortë të komunikimit me trumpistët?
– Është më shumë se çdo gjë tjetër.
Shyqyr Zotit që Shqipëria ka resurse, për me ia terhjekë vëmendjen investitoreve të hujë, e mandej përmes këtij interesimi me u mundu me perfitu edhe politikisht.
Pse me çka mundemi me u faktorizu në bote? Me retorikën e Albin Kurtit a?
Janë do shqiptarë që presin prej Qeverisë së Edi Ramës me u shndërru në gardian të normave morale, në emër të krejt botës.
Unë po them që shyqyr që Edi Rama e ka gjetë nifar kodi interesant të komunikimit me aktorët kryesorë boterorë, duke e shndërru Shqipërinë për herë të parë në njëfarë kryeqendre rajonale.
Edi Rama është i vetmi njeri në botë që ka raporte të mira edhe me familjen Soros edhe me familjen Trump. Kjo është për libër të Ginesit. Kjo është shkathtësi e madhe. Në Amerikë këto dy familje myten me njana tjetrën, kurse në Shqipëri e kanë mikun e përbashkët. Të dyja këto familje janë me ndikim të jashtëzakonshëm.
Pra, lutja e jeme është që Edi Rama me e vazhdu saktësisht këtë politikë të jashtme, sepse paqartësia në politika të mëdha kurrë nuk ka qenë më e rrezikshme.
Ky është edhe falenderim i jemi për të dhe – huh – Shefqet Kastratin, ose djalin e tij Musen, që qysh e lexova në The New York Times, ish taku me Trumpin.
Ato shkrimet e mia për naftin e Kastratit edhe ma tutje qëndrojnë, por saktësisht për shkak të atyne shkrimeve, unë besoj që e kam gjithë të drejtën e botës, me ia dhanë kreditin atje ku e meritojnë.
Me depërtu te Trump dhe familja e tij, me pasë ndikim te ta, është patriotizëm.
Që kushedi sa dekada ishulli i Sazanit ka shërby si shtëpi për gjarpinj e breshka, e tash befasisht shqiptarët u kujtunë me ia tërheqë vrejtjen qeverisë për vlerat historike të kësaj copë toke.
Vlera ma e madhe e Sazanit është kjo që pritet me e marrë. Me shërby si urë lidhëse e interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve me fuqitë botërore.
Kur ta udhëheqësh një shteti, duhesh me e pasë të qartë një gjë: Aty je për interes të shtetit, e jo për parime personale.
Interesi i shtetit shqiptar dhe interesi i shqiptarëve janë që të kenë raporte të mira me botën, baza të NATO’s, investime amerikane dhe evropiane, samite rajonale etj.
Kam shumë kritika për Edi Ramën dhe oligarkun Kastrati, ama kur po e shoh kryeministrin e Kosovës në çfarë gjendje e ka sjellë Kosovën dhe ekonominë e Kosovës, kam fillu me e rimendu prej fillimit krejt botëkuptimin tim mbi shtetin dhe ekonominë.
e ka shume mire bre
sa pa ardh investitoret e mdhej te huaj themi pse nuk kan ardh
tash qe vijne themi pse kan ardh…
jemi popull budall bre
ca thu bre refik, bre
Ca lloj investi “tori” eshte ky bre, refik
Ndonje fabrike makinash, ndonje uzine nafte, apo ndonje kombinat metalurgjik, bre, refik
Ato miniera e pasuri qe prodhonin nafte e minerale i prishi ky. Bre refik
Portin Industrial te Durresit e shkaterroi
Perpunimin e Naftes e shkaterroi
Cfare zhvillimi po na prallis
bre refik
ore berat po shkruaj shqipe letrare o shok
eshte detyrim moral dhe kombetar
kerkon ndjese, ndjesa pranohet
ne politiken dhe median shqiptare ka shume pak qe kerkojne ndjese
ky ia ka futur pordhes shpesh si per ramen si per kastratin
shyqyr qe paska vu men
I nderuar Buzhal.Si i lexuar që je duhet t’a dish se këto Koncensione që bën qeveria janë një tradhëti e madhe kundër popullit të vet.A e di ti sesa shqiptarë janë vrarë për atë copë tokë?.Ku e gjeti Rama atë ishull.Ja fali baba apo nëna?.Pse nuk pyet popullin a duhet t’a japim apo jo?Sa për të mirat që i vinë Shqipërisë nga këto Koncensione e kemi parë boll mirë.Ka 34 vjet që çdo pasuri jepet me Koncensione.Cfare ka fituar populli Asnjë cent.Parat i marin politika dhe mafia ndërsa shqiptarët len vendin e tyre , familjet e tyre.Une jam me origjinë nga Vlora dhe më vjen të plas nga Marazi kur mendoj se Sazani do t’a shohim vetëm me dylbi.Apo mendon ti se kanë mundësi shqiptarët të paguajnë resortet e mafias botërore.Ky është një turp i madhë.A e di ti Buzhala që Serb, Rumun, çek, italian, gjerman, Bullgar kanë blerë prona e banesa në bregdet???.A e di që rrugëve të Sarandës dëgjon vetëm gjuhë të huaj??.Do thuash ti edhe Shqiptarët blejnë banesa në Itali e Gjermani.Po mos harro se ato shtete janë miliona e miliona banorë.Po në?????.Jemi apo s,jemi dy milionë.Ne 5 deri 10 vjet s,do ketë më Shqipëri.Prandaj ju gazetaret duhet të jeni të parët që të ngrini zërin.
Një ndër arkitektët e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, ka marrë përsipër negociatat mes dhëndrit të Donald Trump dhe qeverisë shqiptare për betonizimin e ishullit të Sazanit. E kemi fjalën për Richard Grenell, të dërguarin e Trump në Ballkan kur ishte president.
A je dakord ti Berat qe ky tip eshte nje antishqiptar i terbuar?
apo kur i vjen era leke behet dhe ky patriot shqiptar?
Po Berati eshte kurve serbe koke e kembe, ca pret nga ai.
Po turp te kete cdo shqiptar qe i thote vetes shqiptar, se kjo qe ben Rama nuk durohet me asnje gje ne bote
Opozita e ka “qepur gojën” për projektin e Sazanit, pasi shpresat e Berishës që të shpëtojë nga “non grata” dhe drejtësia janë te rikthimi i Trump.
pyetja ketu ESHTE FARE E THJESHTE:
a ka të drejtë kryeministri t’i dhurojë pasuritë e vendit për benefite politike?
KAQ
ju gazetaret e shitur, vazhdoni bjerini trumpetes
Pavarësisht, se Sali Berisha është hedhur si leckë nga politika zyrtare e Uashingtonit, Londrës e Brukselit, atë e njohu dhe e uli në prehër Edi Rama, duke e vënë në shërbim të interesave të tij; konkretisht, për të lënë në harresë aferat e shumta ekonomike-financiare që ka bërë po i vazhdon.
Sali Berisha, është “non grata” i pestë, që Edi Rama ka marrë në prehrin dhe shërbimin e tij; me të cilin ka bërë shumë pazare të hapura e të fshehta që ende nuk dihen, por shenjat e tyre duken te lejet e kullave, tenderët, koncesionet, resortet dhe mbajtja e përbashkët e oligarkëve e trafikantëve.
“Non grata” tjetër në prehërin dhe në shërbim të Edi Ramës, është Tomë Doshi, të cilin e ka përdorur për votat e pushtetit të PS, duke ia shpërblyer me 30 milionë Euro tenderë ilaçesh, troje falas, leje kullash në Tiranë, kompleks pallatesh në Vlorë buzë detit etj.
Po kështu e bëri aleat pushteti, i dha monopolin e emërimit të drejtorëve rajonalë; i dha 20-30% këshilltarë bashkiakë për PSD në Qarkun Shkodër, dhe urdhëroi paprekshmërinë e parcelave dhe trafikut të drogës e kontrabandës së tij.
“Non grata” tjetër në prehrin dhe në shërbim të Edi Ramës, është Aqif Rakipi, të cilin përveçse e kishte deputet të PS, pas heqjes së mandatit për veprimtari kriminale, i bëri deputetë të PS djalin Ornaldo Rakipi e dhëndrin Sajmir Hasalla, ndërsa Qifes i ka dhënë fuqinë e “pashait” për të komanduar pushtetin në Qarkun e Elbasanit.
“Non grata” tjetër në prehrin dhe në shërbim të Edi Ramës, është edhe Idajeti, Beqiri i Partisë
@refik…. Ky nuk eshte investim, eshte koncesion, ndryshimi eshte i madh. Investitori vjen investon parate e veta dhe prodhon dicka pa ngacmuar pasurite natyrore te vendit, kurse koncesioni e ka bazen tek dhenia e nje ose me shume asseteve koncesionarit. Psh Investitori vjen dhe prodhon makina, pjese nderrimi, produkte te industrise se lehtedhe /ose ushqimore duke i paguar me pare ne dore shitesit vendas, nqs ka. Koncesionari paguan vetem ata qe fut ne pune, dhe nuk eshte i detyruar te punesoje nga forca e punes vendase. Pra ketu nuk kemi te bejme me investitore te medhej sic thua ti, por me koncesionare te medhej ose me kusare te medhej.
Duhen përcaktuar kriteret dhe kushtet e garës ndërkombëtare. Këtu është përcaktuar fituesi përpara kushteteve dhe kritereve. Keta thon 1 miliard euro. Po sikur të vijë një tjetër dhe të thotë 3 miliardë euro? Si mund të jetë përcaktuar fituesi pa përcaktuar garën ndërkombëtare?
Edi Rama e ka vendosur fituesin. Është Kushneri. Ka vendosur në kushte okulte. E demaskoi “New York Times” dhe ai ka gjetur një shtet pa asnjë garanci institucionale.
Kjo është një aferë, në rastin më të mirë të lobimit, në rastin më të keq të korrupsionit. Sikur kjo të kishte ndodhur në SHBA, sikur Biden t’ia kishte dhënë një ishull dikujt pa rregulla, ai do të ishte i hetuar sot dhe askush nuk e shtron çështjen pse Edi Rama nuk po hetohet për këtë çështje.
A ka dhënë një premtim që nuk është në kompetencën e tij? Pse nuk bëhet garë? Pse nuk përcaktohen kriteret?
ore zoti gazetar kosovar
sot Sazani, është akoma në Planin e Shpërndarjes së Forcave të Armatosura. Që të dalë nga ai plan duhet të mblidhet Shtabi i Ushtrisë, t’ja propozojë ministrit dhe pastaj të shkojë te Presidentit.
Nga e di zoti Rama që Ushtria do ta nxjerrë? Nga e di zoti Rama, që Presidenti do ta miratojë?
Une kam respekt per Kastratin me thene te drejten.
E sidomos per Musain.
Eshte ashtu si thote Buzhala, te kesh sot miqesi me nje nga familjet me te fuqishme ne planet dhe ta sjellesh ne Shqiperi, me fal po a eshte kjo qe i kemi kerkuar qeverise? Te sjell investitore te medhenj?
Nuk mund te them te njejten gje per oligarket e tjere
Artan Dulaku, pershembull eshte ‘perandori’ i pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit në Shqipëri që nga vitet 2000.
Dulaku ka çuar tek Rama edhe disa dosje për të tjera resorte në Jug.
Në zonën Perivolo në Dhërmi, kompania Concord Investment, në pronësi të vëllezërve Artan, Ardian dhe Genci Dulaku, do të ndërtojë një kompleks turistik me vila dhe hotele. Kompleksi do të kushtojë 32 milionë euro. Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik edhe për ndërtimin e projektit San Pietro në Gjirin e Lalzit me vlerë 88 milionë euro. Pra 120 milionë euro.
Zona të tjera nga Dhërmiu deri në Gjirin e Lalzit janë piketuar nga Dulaku për të ndërtuar resorte, duke grabitur prona private dhe publike, për të pastruar para.
Po ku i merr paratë Tan Dulaku?
Pasqyrat financiare të kompanive të tij, edhe pse ka pastruar para prej 20 vitesh, nuk justifikojnë investimin. Janë paratë e bosëve të krimit, korrupsionit dhe trafikut të kokainës. Dulaku është mbulesa. Dulaku është hinka që thith paratë e bosëve të krimit.
Një pjesë e parave të Ben Qimes, profesorit të krimit të Fierit, që magazinon dhe shpërndan kokainën e Trifon Muratajt sipas DEA-s amerikane, dyshohet se përfundojnë tek Tan Dulaku dhe hidhen në ndërtim. Vitet e fundit, ka të dhëna se Dulaku është afruar edhe me Endrit Doklen, ish numrin dy të Bandës së Durrësit.
Partnerët ndërkombëtarë, SHISH dhe SPAK, kanë sinjalizuar se kush qendron pas Dulakut.
Kemi të bëjmë me një skemë të mirë organizuar.
Dulaku nuk është hinka e vetme e parave të pista në vend, por është më i mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për momentin
Dulaku kalon çdo muaj 7 milionë lekë në llogaritë e Syrit Tv, që njihet gjerësisht si televizioni i Familjes Berisha, e cila e administron përmes shokut të Shkëlzenit, Gaz Spahia, ish drejtor Tatimesh gjatë qeverisjes së Berishës.
Spahia, i cili posedon makina lukzose dhe apartamente të pajustifikuara me burime të ligjshme, ku vetëm apartamenti tek Garda kushton mbi 400 mijë euro, dyshohet se mbulon edhe disa pasuri të Shkëlzenit.
Duket se çuditshme se si SPAK po arreston kryebashkiakë dhe ish zëvendës kryeministra, ndërsa ende nuk po godet këtë nyje korrupsioni dhe pastrimi parash.
Concord Investment e Dulakut ka përfituar dy prona të ushtrisë në Sarandë nga Olta Xhaçka, Anila Denaj dhe mund të jenë përfshirë edhe Mimi Kodheli dhe Arben Ahmetaj.
gazetar qe nuk shkru shqipen e paster ky sorollop eshte
Kjo klimë mund të shërbejë për të rikthyer vëmendjen e Trump në Ballkan
Është për t’u parë me pozitivitet dhe me shkëlqimin e një investimi për nga logo, marka që përfaqëson është e shkëlqyer në botë, apo është për t’u parë si një çështje e politikës, e mungesës së transparencës, përzgjedhjes apriori të një marke qoftë kjo shumë dinjitoze dhe shumë prestigjoze në botë, për atë që nuk është vetëm xhevahiri turistik, por edhe xhevahiri natyror dhe ndoshta zona e mbrojtur e vetmja për të cilën Rama sot tha nuk ka qenë zonë e mbrojtur, nuk ka qenë zonë e mbrojtur në ç’kuptim, dhe sa kuptim ka një zonë e mbrojtur krejtësisht natyrale dhe sa i dha investim nga një zonë e mbrojtur natyrale ekonomisë shqiptare dhe a mund të qëndrojë ashtu, çfarë do të thotë një gjë e tillë në terma afatgjatë
GRIDA DUMA
Ma mire vone se kurre,Buzhala nje kritik deri ne extrem kunder EDI Rames,tash me kete shkrim i ka cu sendet ne vendin e tyre. Bravo,kjo tregon zgjuaresi dhe moral!
O ti zoteri, Ny Times po e trajton si afere korruptive ti flet sikur po e mburrin. Nese fiton Trump, Kushner do te duhet te terhiqet nga leket e arabeve. Mos i beni petullat me uje!
Buzhal !
Ne jemi vëllezër , por , secili ka shtëpinë e vet . E ndrite Kosovën e tani po merresh me ne . Mos fut hundët në punët tona .
Këshillat që jep janë dëshmi se ti qënke primitiv e kretin.
Po vjen Trampi thua ti dhe o burra ta bëjmë për vete duke i dhënë Sazanin dhëndërrit të tij . Është vështirë të gjeshë arësyetim më idiot se ky !
Nuk të njoh , intelektual e quan veten ?!
Kushdo qofsh , koeficientin e intelegjencës ( IQ ) e paske shumë të ulët . Të merresh me ty është humbje kohe. Qënke turpi i Kosovës !
Ajo qe nuk kupton gazetari eshte se qeverisja nuk eshte prone private . Se te maresh shumicen e votes nuk do te thote se je pronar i vendit , i aseteve apo pasurive te vendit . Je menazhues përkohësisht i tyre . A ka mundësi te pyeten njerzit ? Perse vazhdohet me mendësinë “Ate e di une” e ju nuk e dini se cfare eshte mire per ju ? Po mbase nuk duam ne si popull qe nje pjese territorit tone tu a japim fashisteve italian per te ndertuar lager per emigrantet e tyre . Po mbase nuk duam qe ishulli i vetem Shqiptar tu jepet disa pasunarve e privatve qe te bejne ata lek . Po mbase aspirata jone si Shqiptar shkon pertej punes si mirembajtes e sherbetor per turistet qe do vijne ne Sazan , apo nuk ka mundesi o gazetar? Se kjo peralla hajde u japin toke falas se do investojne disa qe do bejne akoma me shume lek per veten e tyre sikur nuk mbulohet me vende pune te krijuara . Vende pune qe ashtu si po duket nuk i do njeri sepse paguhen pak per shume ore e jane vecse ne sherbim te nje pakice alabakesh pasunar. “Investitor” qe shoqerise nuk i paguajne as taksat qe i detyrohen perkundrazi vetem sa e qelbin me shume ambietin ku ndodhen . Keshtu qe boll i trajtuat njerzit si idiot .
Nje bravo te madhe redaksise se gazetes Dita. E keni kapur kete bubuzhelin ne profil. Se te ishte ndonje resme perballe do thoni njerzit kusht ky gomari veshgjat.
Por pse flet ashtu o degjenerat, ke ngelur pa lek. Nuk shikon cbehet cdo dite, jep kete e jep ate si ne mall te babait. I zoti (populli) nuk pyetet fare.
Per vec idealizmes, nje gje qe te lidh me vendin/atdheun. eshte prona. Te shproneson per arsye “strategjike”, dhe te jep kompesim qesharak. Gjysma e popullsise kane ikur nga syte kembet, dhe ata qe do mbeten do te jene zhveshur nga cdo pronesi, nje shtrese sklleverish.
Ka nje shprehje te madhe tek filmi “Sopranos” e shqiperuar “bjej toke se Zoti nuk po prodhon me”
O Berat, ne Shqiperi duhet nje si Albin Kurti dhe jo nje si Rama, si ti jo e jo sepse je nje b… l…
Shqiptaret mesuan nga mediat e huaja se Kryeministri i tyre eshte ne pazare ti jape prone shteterore dhenderrit te Trump qe te ndertoje c’te doje.
Kudo gjetke te nfgjante kjo, njerezit do ngriheshin ne protesta deri ne shkelmimin e atij Kryeministri rrufjan.
Te jemi ne shqiptaret me te zgjuarit e luajalet e globit a me naivet e te perulurit, kete sejcili e kupton sipas menyres tij.
Sa per ato Buzhala qe i thone “Amin” kesaj afere, per te tille nuk ka vuajtur asnjehere kjo Shqiperi (per fatkeqsine e saj)
Edhe Esat Toptanit kishte qe e mbanin per hero e pazaret e tij me trojet shqiptare i quanin Heroizma.
Me e fal Sazanin eshte gjeja me e lehte ne bote! Per Kushner eshte i qarte perfitimi. Edhe per Ramen eshte e qarte rritja e krediteve personale me nderkombetaret. Problemi eshte cfare fitojne shqiptaret? Apo gjithmone gishtin!?
Rama duhet te sqaroje se cfare perfiton Shqiperia?
Buzala nuk din te shkruaj shqipen letrare,eshte me i trashi nder koqevaret.Kur flet ky,te nge nervat dhe duhet nderruar programin.Analfabet dhe kalu analfabetit.
O Buzhale,bujazhge e thare
Me mire digju mu ne zjarre
kaverdisu porsi njale,
zar i Rames,laperdhar.
Ne Kosove eshte trim Albini
I vjen anash Atij Trimi
Te kishe nje si Rama
Kosoves i kishte ra Flama.
Ishte mbush me Zajednica
Me Serbicka Republika.
Ishte bere kasht e koqe.
O Buzhala,o kokeloqe.
Te kishte Ramen Kosova
Do ta kishte zgjyer Vroma
O Buzhale,o Zgerbonje
Nuk behet sorra,SHQIPONJE.
Ja dhe nje trangull Kosove qe falenderon Ramen per Sazanin.
Inshallah nuk na e falenderon per kromin, naften, hidrocentralet e Enverit qe ia dha turkut te ambasadorit te madh, koncensionet etj.
Sa kane marre nga keto aq kane per te marre edhe nga Sazani shqiptaret.
Lepi fort o Berat lepi se kushedi del dicka edhe per ty!
I dolen puplat prape ketij sejmenit te Radojcicit; Fare e qelbur serbe
SPIRA
Eshte mire kur deklarohet per ndonje gje Ber(d)at Buzhala, jo pse ia qellon, por e sigurt qe do te ndodhe kunderta nga ajo cfare perrallise i gjori! Vjen dita kur do t’i dalin ne fushe te gjitha te palarat per te cilat heredo kur do jape llogari!