Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron i gatshëm të ndërmjetësojë një zgjidhje midis Shkupit dhe Sofjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Macron i gatshëm të ndërmjetësojë një zgjidhje midis Shkupit dhe Sofjes
BoteLajmi i fundit

Macron i gatshëm të ndërmjetësojë një zgjidhje midis Shkupit dhe Sofjes

Published: June 7, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur i gatshëm të takohet në Paris me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe presidentin bullgar, Rumen Radev, për të arritur një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Ajo fillimisht kontestonte gjuhën dhe identitetin maqedonas duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në të kaluarën e tyre, por tani kërkesa kryesore e saj ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare duke kërkuar përfshirjen e tyre në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

- Publicitet -

Franca, e cila kryeson me presidencën e BE-në deri më 1 korrik, “ka disa javë që mbështet kërkimin e një zgjidhjeje të mosmarrëveshjes midis dy vendeve”, thuhet në një njoftim të Pallatit Elize pas një bisede telefonike të Macronit me Kovaçevskin dhe Radevin.

Gjatë bisedës, Macron shprehu “mbështetjen e tij të plotë për një marrëveshje midis dy vendeve, si dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve që pretendojnë se i përkasin komuniteteve ose pakicave të tjera”.

Kryeministri maqedonas, Kovaçevski më 6 qershor tha se ende nuk ka propozim në tryezë nga Presidenca franceze dhe se Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura.

Ndërkohë, kryeministri bullgar, Kiril Petkov, tha më 7 qershor se Bullgaria nuk do të bëjë asgjë nën presion në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se shpreson se nga Brukseli do të ketë garanci për kërkesat bullgare, në rast se arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.

“E gjithë ideja është se ne jemi nën presion, se po bëjmë diçka e kështu me radhë. Asgjë nuk do të bëjmë nën presion të dikujt dhe këtë duhet ta ketë të qartë populli bullgar. Ajo çfarë po synojmë është që ta dimë nëse kërkesat bullgare apo të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut do të realizohen në kuadër të procesit integrues”, tha kryeministri bullgar, Kiril Petkov.

Autoritetet maqedonase kanë kërkuar nga Sofja që të heqë veton, ndërsa paralelisht me nisjen e bisedimeve për anëtarësim, të negociohet edhe për kërkesat bullgare dhe zgjidhja të arrihet deri në përfundimit e procesit të anëtarësimit në BE.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  3. agron saliu on 120 milionerë britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  4. pirro on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Pensionisti GJK on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?