Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron thirrje për ndëshkimin e kolonëve hebrenj që kërcënojnë paqen në Bregun Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Macron thirrje për ndëshkimin e kolonëve hebrenj që kërcënojnë paqen në Bregun Perëndimor
AktualitetBote

Macron thirrje për ndëshkimin e kolonëve hebrenj që kërcënojnë paqen në Bregun Perëndimor

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Është koha për të punuar për një armëpushim në Gaza dhe për të ndëshkuar kolonët e paligjshëm hebrenj që kërcënojnë paqen në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron. Duke folur në një bazë ushtarake ku janë të vendosur ushtarë francezë në Jordani, Macron u tha gazetarëve se stabiliteti i rajonit është “nën kërcënim”.

“Unë nuk e harroj tragjedinë humanitare në Gaza”, tha Macron, duke theksuar se duhet të punohet për një armëpushim në enklavën e rrethuar për të rihapur një “horizont politik”.

Duke theksuar se është koha për të ndëshkuar kolonët hebrenj që kërcënojnë paqen në Bregun Perëndimor, ai tha se vendi i tij po përpiqet të parandalojë që konflikti në rajon të përhapet më tej. Ai tha se “çdo jetë e pafajshme e vjedhur është donacion për fanatizmin e së sotmes dhe së nesërmes”.

- Publicitet -

“Kërcënimet e Huthive për lirinë e lundrimit në Detin e Kuq janë të papranueshme”, tha ai, duke iu referuar sulmeve të grupit jemenas ndaj anijeve tregtare që ai thotë se janë të lidhura me Izraelin, duke shtuar se ka ushtarë francezë në shumë vende të rajonit.

Izraeli ka sulmuar ashpër Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë rreth 20.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 52.000 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Masakra izraelite ka dëmtuar ose shkatërruar gjysmën e shtëpive në Gaza, ndërsa gati 2 milionë njerëz janë detyruar të zhvendosen brenda enklavës me popullsi të dendur, duke u përballur po ashtu me mungesë ushqimi dhe uji të pastër. Gati 1.200 izraelitë thuhet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?