Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron zbut qëndrimin ndaj Putinit: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Macron zbut qëndrimin ndaj Putinit: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë
AktualitetBote

Macron zbut qëndrimin ndaj Putinit: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë

Published: December 3, 2022
Shpërndaje

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai i bëri komentet në një intervistë me televizionin francez TF1 të regjistruar gjatë vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara këtë javë dhe transmetuar të shtunën.

Zoti Macron tha se Evropa duhet të përgatisë arkitekturën e saj të ardhshme të sigurisë.

- Publicitet -

“Kjo do të thotë se një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë – siç ka thënë Presidenti Putin – është shqetësimi (i Moskës) se NATO-ja do të arrijë në kufijtë e saj dhe dislokimi i armëve që mund të kërcënojnë Rusinë,” tha zoti Macron.

“Kjo çështje do të jetë pjesë e bisedimeve për paqen, kështu që ne duhet të përgatitemi se çfarë do të jemi gati të bëjmë, si t’i mbrojmë aleatët tanë dhe vendet anëtare dhe si t’i japim garanci Rusisë ditën që ajo të kthehet në tryezën e negociatave”, tha presidenti francez.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara thanë këtë javë se janë të hapura për bisedime në parim, megjithëse presidenti amerikan Joe Biden tha se ai do të bisedonte me presidentin rus vetëm nëse shefi i Kremlinit shfaqte interes për t’i dhënë fund luftës. Ukraina thotë se negociatat janë të mundshme vetëm nëse Rusia ndalon sulmet dhe tërheq trupat e saj.

Ukraina dhe shumë në Perëndim janë fuqimisht kundër çdo negociate me presidentin Putin.

Por komentet e zotit Macron lënë të kuptohet se ai është i hapur ndaj kërkesës së Moskës për garanci sigurie – e cila ishte në qendër të diplomacisë intensive që nuk dha rezultat para luftës.

Më 8 shkurt, vetëm disa javë përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, zoti Putin tha në një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Macron në Moskë se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për të marrë përgjigje nga Perëndimi për tre kërkesat e saj kryesore të sigurisë për të mos vazhduar me zgjerimin e NATO-s, për të mos vendosur raketa pranë kufijve të saj; dhe për ta ulur infrastrukturën ushtarake të NATO-s në Evropë në nivelet e vitit 1997.

Shtetet e Bashkuara thanë se kërkesat ruse ishin të papranueshme./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • ARNAUT says:
    December 3, 2022 at 5:08 pm

    Suke i shpall lufte degjenerimit, Rusia shpetoi veten dhe tash eshte shembull pozitiv per krejt Boten

    Reply
  • ARNAUT says:
    December 3, 2022 at 5:17 pm

    Bashkimi i trojeve ruse eshte garanci per shvillim dhe paqe ne gjithe Boten.
    Urojm sukses te plote dhe te shpejt.

    Reply
  • Pirdhni se liroheni. says:
    December 3, 2022 at 5:37 pm

    Mos je pak i “nxituar” ne kete mendim gay Macron?
    Rusia e ka kerkuar qe ne krye te heres sugurine e saj por nuk e keni pyetur, me se fundmi donit te fusnit ne NATO Ukrainen per ti ngushtuar lakun ne fyt asaj dhe te ishit 25 min larg Moskes.
    Kjo ishte vija e kuqe dhe ju e shkelet ate, nuk ka me kohe per te shqyrtuar kerkesen tende.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  2. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  3. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?