Nga Edmond Hoxhaj
Përfaqësitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve theksuan përmes një deklarate të përbashkët se do të kundërshtojnë në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave, të miratuar nga mazhoranca socialiste mëngjesin e të premtes. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i ftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në X që të negociojnë një tjetër zgjidhje afatgjatë.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare të Shqipërisë shprehën qëndrimin e tyre të përbashkët të premten, më 18 shtator, kundër vendimmarrjes së Kuvendit të Shqipërisë. Ky i fundit, me 81 vota të mazhorancës socialiste dhe 3 vota të PSD-së, miratoi në kundërshtim dhe në shkelje të afateve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese formulën e re për pagat e magjistratëve, duke i rritur ato me 2%. Në deklaratë theksohet se do të vijohet me ndjekjen e procesit kushtetues lidhur me pagat e magjistratëve.
Sipas përfaqësive vullnetare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, procedura parlamentare për miratimin e formulës së re të pagave të magjistratëve që në fillim është karakterizuar nga shkelje të kërkesave kushtetuese, prej miratimit të projektligjit përtej afatit kushtetues, mungesës së një analize financiare nga Këshilli i Ministrave, mungesës së konsultimit efektiv dhe dëgjimit tërësisht formal të grupeve të interesit, si dhe nga hyrja e menjëhershme në fuqi e ligjit.
“Shoqatat tona mbeten të palëkundura në qëndrimin e tyre për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të magjistratëve, të cilat janë cenuar haptazi nga ligji i miratuar në orët e mesnatës. Në këtë kuadër, informojmë opinionin publik se, me të njëjtën urgjencë me të cilën ky projektligj u shqyrtua, u miratua dhe u dekretua, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi”, citohet në deklaratë.
Shoqatat e vlerësojnë të domosdoshme kërkesën për shfuqizimin e këtij ligji, me argumentin se cenohet jo vetëm statusi financiar i magjistratëve – i cili është i lidhur ngushtësisht me garantimin e pavarësisë së tyre – por edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës, për shkak të mosrespektimit të hapur të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas shoqatave, do të jetë pikërisht procesi kushtetues ai që do të sqarojë çështjet e ngritura dhe do të hedhë poshtë përpjekjet për të diskredituar magjistratët dhe kërkesat e tyre legjitime.
“Theksojmë edhe një herë se kjo çështje nuk ka të bëjë me interesa financiare, siç është tentuar, në mënyrë të shtrembëruar, t’i paraqitet opinionit publik gjatë gjithë këtij procesi. Ajo lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, garantimin e pavarësisë së organeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e themeleve të shtetit të së drejtës”, shtohet në deklaratë, duke nënvizuar se do të përdoret çdo mjet ligjor që Kushtetuta dhe ligji u vënë në dispozicion.
Mesditën e të premtes, disa orë pas miratimit të projektligjit në Kuvend, kryeministri Edi Rama i ftoi magjistratët përmes një postimi në llogarinë e tij në X që të negociojnë për të gjetur një tjetër zgjidhje për pagat.
“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë, por njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Evropës, si edhe kontributin e Komisionit Evropian për Efiçencën e Drejtësisë”, shkroi Rama ndër të tjera.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi në shkurt të këtij viti si të papajtueshme me Kushtetutën formulën e mëparshme të miratuar nga Kuvendi për pagat e magjistratëve dhe i la ligjvënësit afat deri më 31 korrik për miratimin e një formule të re.
Vendimi parashikonte gjithashtu një mekanizëm zhbllokues, sipas të cilit formula e re e pagave do të përcaktohej nga vetë organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë në rast se Kuvendi nuk vepronte brenda afatit.
Pas përfundimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë përcaktuan një pagë bazë referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Këshillat vendosën gjithashtu kompensimin e asaj që e konsideruan “ulje të fshehur” të pagave nga ligji i mëparshëm, për periudhën nga prilli 2023 deri më 31 korrik 2026.
Ministria e Financave refuzoi ta zbatonte këtë përllogaritje, ndërsa magjistratët iu drejtuan SPAK-ut me kallëzim penal dhe Gjykatës Administrative me padi. Gjykata Administrative vendosi në favor të pagesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas formulës së përcaktuar nga këshillat.
Përplasja mes institucioneve të drejtësisë dhe shumicës parlamentare u zhvendos në seancën plenare, ku në orët e para të mëngjesit të së premtes mazhoranca socialiste dhe PSD miratuan projektligjin e ri që përcakton rritjen e pagave të magjistratëve me rreth 2%.

Njerez te ligj, te pangopur dhe maskarenj. Kanceri ne koke e mos gjeci derman! Turpi dhe mallkimi ju mbulofte juve dhe pjellave tuaja!
Po si keto gjyqtare e prokurore kerkojne rritjen e pagave dhe nuk shikojne logun e mijera ceshtjeve stok ne gjykatat e apelit e me rradhe…..
Po mir ramadurolubia qe kerkon t’vendos unin ne c’do pushtet, po gjykates e prokuror a e kane kryer detyren para ligjit e kombit, gje per te cilen kekojne rritje rrogash? Sic po vertetojn mijra dosje stive ne gjykata e prokurori e kjo prej postimeve t’pa moralshem e abuziv me detyren, si nga shkalla e pare ne te dyten e te treten dhe anasjelltas pa hetuar e ndeshkuar shkakun, e kjo pasoj e paaftesis ne gjykim, dhe e mbarsur prej korrupsionit apo frikes se pushtetit qe jane implikuar ne keto gjykime, vlen per tu hetuar e ndeshkuar me tere fuqin e ligjeve si e vetmja mundesi qe pasimi nga nje gjykat tek tjetra e anasjelltas te marre fund. Kujto prokuror e gjukates prej hetimeve e gjykimeve tuaja t’pa baza, mijra viktima presin drejtesi e jo sorollatje pa fund sikurse e kerkuan grobacivianet ne mbledhjen e Katowices. Ne ket kendveshtrim kerkesa juaj eshte jash moralit t’punes tuaj e si e tille s’ju takon pa bere detyrat e dites. Zoti sheh fal por dhe ju ndeshkon kur ju sorollatni e ndeshkoni njerez t’pa fajshem, me pasoja stres e humje vitesh e jetesh.
Po mir ramadurolubia qe kerkon t’vendos unin ne c’do pushtet, po gjykates e prokuror a e kane kryer detyren para ligjit e kombit, gje per te cilen kekojne rritje rrogash? Sic po vertetojn mijra dosje stive ne gjykata e prokurori e kjo prej postimeve t’pa moralshem e abuziv me detyren, si nga shkalla e pare ne te dyten e te treten dhe anasjelltas pa hetuar e ndeshkuar shkakun, e kjo pasoj e paaftesis ne gjykim, dhe e mbarsur prej korrupsionit apo frikes se pushtetit qe jane implikuar ne keto gjykime, vlen per tu hetuar e ndeshkuar me tere fuqin e ligjeve si e vetmja mundesi qe pasimi nga nje gjykat tek tjetra e anasjelltas te marre fund. Kujto prokuror e gjukates prej hetimeve e gjykimeve tuaja t’pa baza, mijra viktima presin drejtesi e jo sorollatje pa fund sikurse e kerkuan grobacivianet ne mbledhjen e Katowices. Ne ket kendveshtrim kerkesa juaj eshte jash moralit t’punes tuaj e si e tille s’ju takon pa bere detyrat e dites. Zoti sheh fal por dhe ju ndeshkon kur ju sorollatni e ndeshkoni njerez t’pa fajshem, me pasoja stres e humje vitesh e jetesh.
Keni harru me kriju forum burrash, se grat e paskan bere 😀😀😀😀
Nese rritja a pages eshte e njohur ne ligj , u duhet dhene, sado qe duket paradoksale, (nese shteti do te kurseje para mjafton qe te ulin dozen e abuzimit qe bejne me fondet publike qe shkojne ne 1 miliard euro ne vit) . Por, kjo te vleje per qeverine qe te punesoje njerez te afte qe te mos bejne ligje shkel e shko pa marre parasysh pasojat qe mund te sjellin. Gjithashtu te jete mesim per deputetet qe te lexojne ndonjehere ligjin te cilin e votojne si delet.
Ikni ore shushunja dhe aq i kini shume JU jeni shkaterimtaret e shqiperise
“Dy gjera eshte mire te Mo’s i shohim sesi behen (sepse ta shpifin): ligjet dhe sallami” Otto fon Bismark.
Po ky Forumi I Grave Gjyqtare te Shqiperise kur qenka krijuar??? Kush eshte kryetarja, cfare platforme dhe cfare objektivash ka??? Se une si grua nuk di qe keto gjyqtaret te jene ndryshe nga grate mjeke, arsimtare, inxhiniere rrobaqepese , punetore pastrimi. Sa gram flori kane ne qafe ne duar e ne gishterinj keto anetaret e kesaj organizate ?? Cfare problems apo qellimi te vecante paskan keto grate gjyqtare ndryshe nga shoqata e gjyqrareve, prokuroreve .??? Po si nuk kane turp se respekt e solidaritet njerezor nuk paskan. Dhe drejtesia vazhdon te jete e munguar.
Bismark paska qene shume shume I MADH. Konstantin I jashtzakonshem
“Cenohet pavarsia e gjyqesorit”….oh cfare burrecash e grarish?!! Per rrogat e tyre.
Pyetja shtrohet dhe nuk mbulohet: ç’pune ka gjykata kushtetuesja me rrogat e njerzeve, sa leke do marri njeriu apo tjetrit? Ne kapitalizem çmimin e d’images e percakton konkurenca, sa do marre nje njeriu rrogen qeveria mbi bzen e buxhetit. Gjykata kushtetuesja mbron ato qe Jane shkruar ne kudhtetute dhe nuk ben ligje. Ligjet i ben parlamenti dhe i zbatoje gjithe gjallesat ne trrritorin qe mbulon