Me 61 kandidatët për kryetarë të bashkive të vendit të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, Partia Socialiste çeli fushatën për zgjedhjet e 14 majit.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi filozofinë e re të fushatës e cila do të jetë pa shpenzime, pa zhurmë dhe me sa më shumë komunikim.
Sipas tij, paratë e kursyera nga kjo fushatë, Rama tha se do të përdoren për donacion pemësh në çdo bashki të vendit. Nismën e nisi nga Tirana, menjëherë pas fjalës së tij.
“…Shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale ne do ta kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit, duke marrë pjesë edhe vetë në mbjelljen e tyre kudo ku kemi takime, sidomos tani në Prill që është dhe pak a shumë muaji i fundit optimal, për të mbjellë thuajse gjithçka.
Dhe do e nisim sot këtu me 61 pemë, nga donacioni ynë për Bashkinë e Tiranës. 61 pemë do të mbjellim këtu për të 61 bashkitë dhe si këtu, kudo ku mbjellim do mbeten mijëra e mijëra të tjera.
Rama shpjegoi edhe logjikën pas kësaj nisme, ndërkohë që bëri 3 parashikime: Pandeli Majko, president nderi i PS në të ardhmen, Partia Socialiste fiton për të 8-tën herë nga 9 palë zgjedhje dhe kjo fushatë hyn në histori si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike.
“Ndërkohë që fushata do jetë harruar dhe vetëm një fakt do kujtohet statistikisht, kur Pandi të jetë president nderi i Partisë Socialiste, ne të tjerët jemi në Sharrë, fëmijët e fëmijëve tanë do jenë rreth tryezës dhe Pandi do tregojë në ato ngjarjet solemne të përvjetorëve. Do thotë se në vitin 2023, PS fitoi për të 8-tën herë, nga 9 palë zgjedhje. Dhe, gjyshet dhe gjyshërit tuaj ishin aty me mua.
Po përtej kësaj, asgjë nuk ngelet nga fushata. Dhe kjo do të jetë fushata e parë që do lerë pas mijëra, e mijëra pemë dhe kështu besoj do të hyjë në historinë e re të zgjedhjeve, si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike”, tha kryeministri Rama.
m.b./dita

Ka më njerëzore se kështu?
Po prapë kazani nuk la pa hedhur baltë: po ja bën me sy Berishës. Të mos merresh me të vdekurit, është gabim sipas kazanit. Pastaj komentuesit e foltores shkruajnë se SPAK-in e ka Rama, prandaj s’e heton Berishën. Kalkulim idjotësh. Për sa kohë votohen nga populli, punëtorët e vizionarët do na bëjnë ta duam Shqipërinë.
Amanetin për trashëgiminë e PS pas Ramës, tashmë e njohim : “PS nuk duhet të bjerë më në dorë të shqiptarëve, por të atyre me disa kombësi e disa fe dhe pa identitet kombëtar” …
O i pa emer qe ashtu do mbetesh po
Pandi eshte shqiptar ti me gjithe mahmutet e tjere qe keni ardhur nga Anadolli jeni te ardhur ne kete toke te bekuar.
Lajmi kryesor në këto zgjedhje ,është se ndryshon temperatura e akuzave e sharjeve false ,por i kthehen punës ,pra para zgjedhjeve duhen vepra konkrete jo shpifje e mashtrime. Mbjellja re pemve është një nga zgjedhjet e mrekullueshme të fushatës ,Sepse temperatura e fushatave është shumë e lartë në vendin tonë ,i kalon 40 gradë Celcius ,fushatat kthehen në skëterrë te vërtet ,ky aksion i mbjelljes pemve është “gjometria e pastrimit ndryshkut” do ndihmojë klasën politike për të bër fushata me punë e djersë ,Në fushata ka jo vetëm nxehtësi shumë të madhe ,por edhe presion të lartë ndaj votuesit duke sha e përbaltur kundërshtarin duke ndy çdo gjë ,Kjo llojë fushate me mbjellje pemësh pastron ambientin duke thithur karbonin që përhapin Saliu dhe Ilir Meta
I paemer i ores 5:29 ka zbuluar Amanetin e te pareve qe nga 8 nentori 1941. Nje parti ku Kryetari te mbaje sy e veshe ne Serbi ashtu si Enveri tek Miladin Popovici dhe Edvini tek Sander Vucici.
Genti dallkauku:
Perpara se te fyesh te tjeret me llogje budalli hap fjalorin e serbishtes qe te mesosh se MAJKO perkthehet ne shqip MAMA, pranda Pandeli Mamaja le shume dyshime per prejardhjen e tij shqyptare, me shume ta mbush mendjen se eshte pinjoll i Car Dushanit te Serbise, ja cfare shkruan historia:
“ Përndjekja e shqiptarëve katolikë nga Car Stefan Dushani ishte një seri ngjarjesh në Mesjetë kur Car Stefan Dushani (1331-1355) zuri pjesën më të madhe të Perandorisë Bizantine, duke përfshirë shumë rajone shqiptare dhe persekutuar shqiptarët katolikë në 1349, duke iu referuar atyre si “gjysmë-besimtarë “dhe ritit latin si “herezi”, sipas Kodit të Dusanit.”
Intelektbole, ne kohen kur P.Majko ka qene ne pushtet, ka menanxhuar me se miri krizen dhe tragjedine qe pesoi Kosova,, perpara tij, F.Nano dhe qeveria qe drejtonte bene te mundur qe uck te njihej nderkombtarisht si ushtri clirimtare e jo si “marksiste” apo me keq akoma, si “islamiste” sinjale te cilat shkonin ne kancelarite e huaja po nga vete keta shqiptaret “e kulluar”, Bukoshet matane kufirit e Salehet ketej, keta qe ishin zhytur ne llumin e lindjes se mesme si vete DNA-ne qe kishin.
Prandaj, me kot i drejtohesh komentuesit Genti si “dallkauk”, ai thjeshte i ka vene ne dukje ketij “te paemrit”(qe mban ere Shaban Murati) se kush eshte ne te vertete; NJE TURK SHQIPFOLES,, asgje me shume,, a je i qarte Intelek…?!
Remo, me lejo te te freskoj ca kujtesen per ate Pandush menaxhuesin e krizave. Kur ishte kryeminister pa asnje dite pune gjekundi me pare, ai mbahet mend per ate te famshmen Taksa-Majko 7000 leke te reja qe ju mbajten c’dokujt qe kishte nje makine. Dhe ishte per ate Rrugen e Kombit qe nuk u be e qe me pas Pandushja u betua se “ato para ishin futur ne Buxhet…”
Presidentet realë te PS ( PKSH,PPSH) janë te huaj, jetojnë jashtë, dhe nuk dinë te flasin shqip. Kukllat këtu janë zgjedhur me kujdes që të kenë karakterin e pershtatshem për mercenarë !
Ali Pasha, thithte droge, dhe degjonte “Beatles” ! 😉