Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Majori i arrestuar në Holandë përplas Bardhin dhe Bushkën/ Deputeti: Zinxhiri i Ministrisë së Mbrojtjes ka dështuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Majori i arrestuar në Holandë përplas Bardhin dhe Bushkën/ Deputeti: Zinxhiri i Ministrisë së Mbrojtjes ka dështuar
AktualitetPolitike

Majori i arrestuar në Holandë përplas Bardhin dhe Bushkën/ Deputeti: Zinxhiri i Ministrisë së Mbrojtjes ka dështuar

Published: July 12, 2022
Shpërndaje

Arrestimi i Majorit Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitjeje, i cili ishte dërguar për stërvitje në një bazë të NATO-s në Holandë, por ra në pranga nga autoritetet pasi shërbente në një fermë kanabisi solli përplasjen e përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore këtë të martë.

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi e komentoi një dështim Shërbimin Informativ Ushtarak.

“Veç detyrës së tij si ushtarak, pasi mbaronte punën dhe hiqte veshjen ushtarake ishte i angazhuar në veprimtari kriminale të trafikut të drogës. Zonja kryetare nëse ju nuk e keni ndjekur, duhet të merrni informacione se i bie që i gjithë zinxhiri i Ministrisë së Mbrojtjes ka dështuar”, tha Bardhi.

- Publicitet -

Ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes u mbrojtën duke thënë se përgjegjësia për ngjarjen është personale e nuk mund të përfaqësohen Forcat e Armatosura me një person të vetëm dhe se do të ndërmerren hapa ligjorë kundër tij.

Bardhi: A ka pasur Ministria e Mbrojtjes informacion për aktivitetin e këtij ushtaraku të lartë? Çfarë veprimesh ka bërë Shërbimi Informativ Ushtarak? A keni informacione të zyrtarëve të tjerë të lartë të ushtrisë për përfshirje në veprimtari kriminale? Si ndikon kjo në marrëdhëniet tona me NATO-n? A është cenuar siguria kombëtare e shtetit shqiptar dhe pastaj mund të dalim se çfarë veprimesh do bëjë policia e reformuar ushtarake që ju po ngrini kur ai të kthehet në atdhe?

Bushka: I paskeni lexuar të gjitha gazetat zoti Bardhi. Rendi i ditës është në diskutimin e ligjit për policinë ushtarake dhe kjo çfarë lidhje ka me këtë zoti Bardhi.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes: Forcat e Armatosura nuk mund të përfaqësohen me një person të vetëm, do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore dhe përgjegjësia është personale.

Gazmend Bardhi: Në fakt nuk është përgjegjësi personale por dështim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak se për këtë paguhen këta dhe këtë të përgjegjësisë personale lërjani dikujt tjetër. E mbani mend atë rastin kur ushtaraku në detyrë transportonte drogë me helikopterin e ushtrisë dhe u zbulua kur iu prish helikopteri.

Klotilda Bushka: S’kemi pse diskutojmë çështje që si përkasin rendit të ditës.

Pandeli Majko: Zoti Gazi i shërben atij brezi që nuk e ka shërbyer ligjin e detyrimit ushtarak ndaj nuk e njeh mirë strukturën. S’kemi të bëjmë me ngjarje që prek të gjitha strukturat e ushtrisë.

Kujtojmë se Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar ndryshimet në disa projektligje, midis tyre edhe atë “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Spak says:
    July 12, 2022 at 11:21 am

    Nuk behet keshtu Opozite! Filloni nga Saliu Z. Bardhi! Regulloni PD dhe pozicionintuaj! Saliu ju beri inegzistence sic jeni! Vetem blla-blla nuk duhet te behet! Gjuha e Saliut nuk ju shpie gjekundi!

    Reply
    • Gaqi says:
      July 12, 2022 at 3:06 pm

      Trappp, thank you edhe per kete e ka fajin Sala, po ai nuk eshte shquar as si feminist e ta kesh inat se mos te ka bere ndonje gje tek femrat e shtepise tende: nenen, gruan, motrat, kunatat etj.
      Mbidh more mendjen!

      Reply
  • !!? says:
    July 12, 2022 at 3:47 pm

    Të ishte një antar i bandave shqipëtare të drogës i arrestuari në Hollandë, do të ishte pozitive,një bandit më pak por, prap diskretituese për Shqipërinë kur koinçidon me vizitën e kryeministrit ton në këtë vënd. Prap mundë të anashkalohej po të ishte një emigrant fukara që ju prish mëndja dhe u punësua në mënyrë kriminale në shtëpinë e barit, prap mund të mospërfillej po të ishte një ushtar i thjeshtë, ja edhe një kapter i ushtris tonë, por

    të jetë major , oficer me gradë të lartë si shoku Teme na Mallakastra, që mbasi mbaron stërvitjen intensive në kuadrin e NATO, vrapon i motivuar të punoj me përkushtim në shtëpin e barit, më duket shumë e rëndë dhe nuk mund të anashkalohet si përgjegjësi personale sikurse thonë ata të ministrisë së mbrojtjes që mbrojnë atë që s’duhet mbrojtur.

    Nuk e di çfarë mund të na thoj ish shefi i shtabit të ushtrisë, komandanti ardhëm i përgjithshëm i kësaj ushtrie, me majorë që edhe në Hollandë meren me drogë, gjeneral major infermjeri Bega, për këtë ngarje, sepse e di mirë që

    kryeministri ynë e bën çështjen e majorit jo personale me mëndësinë e tij eskobariane për kanabisin që po trondit jo vetëm Greqinë me këtë mëndësi, por

    gjesti i majorit që na del “majori i kanabisit që duam”, i përzjer me planet ogurzeza të kanabizimit të vëndit nga Eskobar kryeministri ynë i nerum, tregon që kjo çështje nuk është personale si e trajtojnë Bushkët, Spiropali përfaqsuese e ministrisë së mbrojtjes dhe xha Pandua që po i jep dorën e fundit projektit madhështor të permasave jo vetëm globale por në të gjithë Galaktikën tonë, vrymjen e tij posht Adriatikut që do të lidh direkt Shqipërin dhe Italinë, që mezi po e presin për ta vën në jetë ministrja Belinda Balluku që është bër specialiste vrymjesh dhe ai , globali, kozmiku, dixhitali, kryeministri i projekteve madhështore turistiko, inxhinjerike, artistike të Rilindjes globale urbane, ai…….Edi Rama që

    vetëm për këtë projekt e mban dhe nuk e heq të nerumin xha Pandelin edhe nga lista e tij e deputetëve që “duam” që ka bër gati që tani për zgjedhjet e vitit 2025.

    Njerëz, çështja kriminale e majorit që duam, dhe të tjerëve si ai, me grada e pa grada, brënda dhe jashtë vëndit, me projektin eskobarian të kanabizimit të vëndit të Edi Ramës, nuk del si përgjegjësi kriminale individuale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?