Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Makina me targa angleze dhe statujë e Mbretëreshës në ‘Londrën e Vogël’ të Shqipërisë”, AFP reportazh për braktisjen e Hasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Makina me targa angleze dhe statujë e Mbretëreshës në ‘Londrën e Vogël’ të Shqipërisë”, AFP reportazh për braktisjen e Hasit
KronikeKryesoreLifestyle

“Makina me targa angleze dhe statujë e Mbretëreshës në ‘Londrën e Vogël’ të Shqipërisë”, AFP reportazh për braktisjen e Hasit

Published: December 2, 2022
Shpërndaje

Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull Hasit, siç edhe e quajnë ndryshe ‘Londra e Vogël”.

“Në bashkinë e Hasit, në verilindjen malore të Shqipërisë, flamuri i Union Jack ka vend krenarinë pranë një fotoje me kornizë të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II”, shkruan AFP.

Artikulli ka marrë edhe vëmendjen e mediave franceze.

- Publicitet -

Artikulli i AFP: 

Nëse nuk do të ishte për sfondin mahnitës malor, lehtësisht mund të gaboheni duke menduar se jeni në kryeqytetin britanik. Por qyteti i Hasit, në verilindje të Shqipërisë, i quajtur ndryshe si “Londra e Vogël”, i cili e nderon shtetin që ka pranuar aq shumë qytetarë të tij, pavarësisht nga planet që ka qeveria britanike në Westminster për të ndalur fluksin e më shumë se 12,000 emigrantëve që ishin këtë vit.

Ky rajon prej rreth 22,000 banorësh është ndërtuar kryesisht me paratë e dërguara në shtëpi nga burrat në moshë pune, që bënë udhëtimet e rrezikshme përtej Kanalit anglez, deri në brigjet e Britanisë në kërkim të një jete më të mirë. Tani, ata e nderojnë atdheun e tyre të adoptuar, këtu në Has, ku shfaqen makina me targa angleze dhe madje edhe projekte për një statujë të Mbretëreshës së ndjerë.

Ashtu si Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njerëzit në Has janë të indinjuar nga akuzat e Londrës se ata janë pjesë e një “pushtimi” emigrantësh. Banorët thonë se largimi për në Mbretërinë e Bashkuar i lejon ata të fitojnë jetesën – por shoqërohet me dhimbjen e çrrënjosjes, të udhëtimeve të rrezikshme dhe punës së palodhur, nga të cilat përfitojnë edhe punëdhënësit e tyre britanikë.

Sipas statistikave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i vetëm që bëjnë kalime me varka të vogla në Kanalin anglez. Më shumë se 12,000 mbërritën në Britani këtë vit, krahasuar me 50 në 2020.

Shtetasit e vendit ballkanik prej 2.8 milionë banorësh kanë ikur nga papunësia për në Britani për dekada të tëra. Kryebashkiaku i Hasit, Liman Morina, duke folur nga zyra e tij ku flamujt britanikë dhe shqiptarë qëndrojnë krah për krah, i tha AFP-së se 80 për qind e zgjedhësve të tij “mbijetojnë falë punës së palodhur dhe të ndershme të të afërmve të tyre në Britani”.

Klodian Kastrati, një sociolog që punon në Has, tha: “Emigrimi është një epidemi që prek të gjithë të rinjtë këtu, të kontaminuar nga ideja për t’u larguar në Britani me shpresën për të krijuar një të ardhme më të mirë”.

Rajoni i Hasit është më i varfri i Shqipërisë dhe “emigrimi është i vetmi burim real për të mbështetur banorët e tij”, shtoi ai. Në rajonin, i cili ka rreth 22,000 banorë, janë duke u ndërtuar shtëpi të shumta në pronësi të emigrantëve.

Që kur Shqipëria hapi kufijtë e saj në vitet 1990, banorët janë larguar masivisht, të dëshpëruar për t’u shpëtuar vështirësive dhe izolimit, pasi përballuan shtypjen brutale në duart e diktaturës komuniste të vendit. Gati 1.7 milionë shqiptarë janë larguar, veçanërisht për në Itali, Greqi dhe Britani të Madhe, tregojnë shifrat zyrtare.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?