Ka ndërruar jetë një 69-vjeçar, pasi u përplas nga një makinë në Vlorë.
I moshuari po lëviste me motor, kur u përplas nga automjeti.
I moshuari Razi Hoxhaj ishte dërguar nga policia në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte futur menjëherë në sallën e operacionit.
Policia njofton se 69-vjeçari ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
j.l./ dita
