Forcat polumbare dhe ato të emergjencave civile pas 16 orëve kërkime, kanë mundur të gjejnë trupat e pajetë të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj të cilët kishin humbur pasi makina me të cilën udhëtonin u mor përpara nga uji i rrëmbyeshëm. Trupat e tyre u gjetën brenda makinës në gjatësinë e përroit, në Bogë, disa kilometra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja
Ngjarja tragjike ka ndodhur mesditën e së dielës në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, kur 50-vjeçari Pjetër Rushaj duke drejtuar një automjet me të cilin udhëtonte djali dhe vajza e tij, tentoi të kalojë përroin e cila ka shpëtuar nga një banor i zonës.
Në një lidhje direkte për Klan News, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka treguar dinamikën e ngjarjes. Kryebashkiaku Marinaj ka thënë se referuar dëshmisë së disa turistëve të ndodhur në vendin e ngjarjes, drejtues të mjetit i është fikur makina në përrua, më pas i ka thënë vajzës të dalë nga makina dhe të marrë një litar në mënyrë që ta tërhiqte dikush nga ana tjetër.
Kryebashkiaku Marinaj ka thënë se terreni aty ku ka ndodhur ngjarja është shumë i vështirë, me shkëmbinj dhe për pasojë babë e bir nuk kanë mundur që të mbijetonin.
Pyetje: Si ka ndodhur që babë e bir humbën jetën dhe vajza ka arritur të shpëtojë? Çfarë thonë banorët e zonës dhe dëshmitarët e ngjarjes që kanë qenë prezent në këtë ngjarje të rëndë?
Tonin Marinaj: Sipas dëshmisë së disa turistëve, Pjetri me familjen ishte duke zbritur poshtë. Kuptohet që kanë kaluar aty dhe makina të tjera dhe mesa duket, makina i është fikur, vajzës i ka thënë që dil dhe merr një litar për ta tërhequr dikush tjetër nga ana tjetër. Aty pastaj ka ndodhur tragjedia ku dhe turistët kanë thënë që i kanë parë duke dalë nga makina. Ky përrua është shumë i fuqishëm kur fryhet, mund të them se ka vite që nuk ka pasur atë fryrje dhe terreni është shumë i keq. Është një përrua shumë i keq, me shkëmbinj, me terren të rënduar dhe nuk e kanë pasur të mundur të mbijetonin. Ne sapo e morëm vesh edhe banorët e zonës dhe të gjithë strukturat shtetërore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Si rrjedhojë e terrenit të vështirë, pavarësisht se ne të gjithë kishim shpresë, por fatkeqësisht…
o.j/dita

Sa do te kushtonte per Rilindjen nje ure e vogel per te evituar dy tragjedi njerezore?
sepse:
Une per vete the se do te kushtonte me pak se gjysem kilometri rruge te Unaza e Madhe alla Bashkim Ulaj&Lukuni
Se nuk ben qeveria punen e saj qe e ka per detyre nuk do te thote se ne nuk duhet te ruajme veten. Edhe atij fatkeq nuk do ti kushtonte gje sikur te flinte ne makine ne breg te perroit ate nate por ja qe e keqja u be.
Adi me xhufke:
Kjo qe thua ti eshte:
KAPA PUSHKEN DOLA MALIT
TE LUFTONJA PER ATDHE
KU TA DIJA UNE I SHKRETI
QE ARMIKU ISHIM NE
Nje ure te vogel per cdo fshat do ishte me mire se ato parate e hedhura per incineratoret.
Ky i shkreti paska patur hall te shpetonte makinen.
Vajzen e ka zbritur per tu thene njerezve qe ti terhiqnin me litare.
Duhej edhe djalin ta kishte zbritur, more edhe vete te zbriste dhe ta braktiste makinen.
Pse nuk e ndertoi uren Sali Berisha vucidolisti agjent i Serbise.
Ja tani, vdesin njerez te pafajshem per shkak te tij.
Po c’te bejme o intelektual pa xhufke tani qe i poshtri Edvin nuk na ka bere uren? Ti futemi perroit ne kembe per inat te qeverise apo te presim sa te bjeri niveli i ujit?
Sa e gjate do te duhej te ishte ura aty dhe sa para do duheshin per ta bere? Sa bizmene (pasanike ) ka ajo zone dhe sa eshte investimi bamires per zonen e tyre? ( Ky fatkeqi ishte bizmen)
Adi me xhufke mos u zemero me intelektualin qe ta citon nickun te plote pa te keq ne nje forme pragmatike se ka edhe Adi pa xhufke qe komenton shpesh ne kete forum megjithate po deshe e heq xhufken se eshte palo gje, por le ta vazhdojme pa mllefe se ceshtja thelbesore e debatit eshte shume serioze:
NJE URE E VOGEL DO TE KISHTE SHPETUAR DY JETE NJEREZISH QE I GELLTITI PERROI I THATE
Pse them per ure? Sepse intelektuali ka qene afer Librazhdit ne nje perrua te vogel si dege e Shkumbinit per peshk kur erdhi uji si kulceder perrallash per disa sekonda me nje zhurme te llahtarshme duke rrokullisur gure e trungje me vete dhe ishte nje mrekulli qe shpetuam duke hypur ne nje lis te vjeter derisa kaloi rreziku, prandaj mos fajesoni viktimen per fatin e zi, por shtetin e Rilindjes qe eshte zgjedhur qe te parashikoje edhe keto anomali natyrore dhe po te ndertonte nje ure te vogel do te shpetonte 2 jete njerezish krejt te pafajshem ne veprimet e tyre, sepse nje ure do t’i kushtonte Rilindjes sa nje bilete avioni e Edvinit ne shetitjet e tij si VOYAGER ne Bote