Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e një gjobe dhe e një makutërie deri në palcë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Historia e një gjobe dhe e një makutërie deri në palcë
AnalizaInvestigim

Historia e një gjobe dhe e një makutërie deri në palcë

Published: February 3, 2026
Shpërndaje

Në vitin 2020, njëra nga kompanitë e biznesmenit Besnik Sulaj, që shfrytëzonte ARMO-n dorëzoi një ankesë në Autoritetin e Konkurrencës kundër kompanisë Bankers Petroleum. Biznesmeni Sulaj ankohej se Bankers, nga pozita e monopolit, po diskriminonte kompaninë e tij duke mos i shitur naftë, ndërkohë që Rafinerisë së Cërrikut dhe asaj të Fierit i shiste.

Shqyrtimi i çështjes mori kohë të gjatë. Fillimisht Konkurrenca nxorri një vendim që detyronte Bankersin të zbatonte kushte të barabarta tregtimi ndaj ndërmarrjeve me të cilat hynte në marrëdhënie kontraktore. Por Bankers nuk e zbatoi vendimin.

Në vitin 2021, Komisioni i Konkurrencës mori sërish vendim ta detyronte Bankersin që të zbatonte vendimin e mëparshëm duke e parlajmëruar kompaninë madje se moszbatimi i vendimeve të Konkurrencës dënohet me gjobë deri në 10 për qind të xhiros së vitit paraardhës. Por Bankers sërish nuk e zbatoi vendimin për mosdiskriminim.

- Publicitet -

Pas shumë përplasjesh dhe vendimesh të ndërmjetme, në tetor të vitit 2022, Komisioni i Konkurrencës konstatoi zyrtarisht në vendim se Bankers nuk kishte zbatuar vendimet dhe ishte në kushtet e nenit 74 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili sanksiononte ndëshkimin e kompanisë me gjobë deri në 10 për qind të xhiros. Në rastin e Bankers Petroleum, 10 për qind e xhiros nënkuptonte gjobë 30 milionë euro.

Makutëri deri në palcë/ Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190

Por fijet në prapaskenë lëvizin dhe në fund Komisioni i Konkurrencës vendosi ta dënojë Bankersin me gjobën minimale 19.8 milionë lekë ose 200 mijë euro, dicka tek 0.05 për qind e xhiros. Me pak fjalë një qime.

Makutëri deri në palcë/ Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190

Gjoba e vendosur nga Konkurrenca per Bankers

Megjithatë makutëria nuk ka fund. As këto para nuk u volën.

Lojë në përmbarim

Pas vendosjes së gjobës, Gjykata nxorri urdhrin përkatës të ekzekutimit. Me urdhrin në dorë, Autoriteti i Konkurrencës kontraktoi një studio përmbarimi për ekzekutimin e tij dhe vjeljen e 200 mijë eurove nga Bankers. Por sapo përmbaruesi nisi të kryente veprimet përmbarimore, fijet lëvizën sërish në prapaskenë.

Në mënyrë të çuditshme, Konkurrenca ja hoqi dosjen përmbaruesit, që kishte nisur të kryente veprimet për ekzekutimin e gjobës dhe ja kaloi atë një zyre tjetër përmbarimi të quajtur Private Enforcement Group. Dhe kjo lëvizje me sa duket nuk ishte aq e rastësishme. Paratë e gjobës nuk u mblodhën asnjëherë.

Faktikisht, mbledhja e parave nga Bankers Petroleum ka qenë e vështirë për shkak se kompania kineze nuk mbante asnjë llogari aktive në Shqipëri, përveçse një overdrafti në Raiffeisen Bank, i cili nuk mund të ekzekutohej. E gjitha kjo ishte një skemë kriminale, të cilën Kapitali e publikoi pak ditë më parë. Por të kthehemi tek paratë e shtetit.

E njëjta zyrë përmbarimi, e cila kishte dosjen e gjobës së Autoritetit të Konkurrencës, paralelisht kishte dhe një dosje ekzekutimi për një borxh 600 mijë euro ndaj Bankers për llogari të një subjekti privat. Për të ekzekutuar paratë e privatit, përmbaruesi e gjeti mënyrën. Ndërsa paratë e shtetit i la rrugëve.

Si rezultat, 4 vjet pas vendosjes së gjobës minimale prej 200 mijë eurosh, shteti nuk i ka marrë akoma paratë. As 200 mijë euro. Aq sa zv/drejtori i Përgjithshëm i Bankers Petroleum, një kumarxhi kinez i quajtur Zhang Fuguo i lë në një ditë të vetme në kazinotë e Tiranës ose në atë të Vlorës.

Makutëri deri në palcë/ Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190

Kjo është thjesht historia e një makutërie deri në palcë, ku një kompani e cila arkëtonte mbi 300 milionë euro në vit nga shfrytëzimi i pasurisë së shqiptarëve, nuk pagoi as 200 mijë euro për shtetin. Sigurisht me ndihmën e zyrtarëve publikë, të cilët arrinin deri në paradhomën e Kryeministrit. / Kapitali.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • xyz says:
    February 2, 2026 at 4:49 pm

    Nuk ka kryeministër ky vend. Nuk e kuptoj me çfarë merret kryeministri, duke përjashtuar këtu problemet ndërkombëtare. Ai duhet të angazhohet personalisht për çdo çështje dhe jo t’ia lejë “levave”. Kur për më shumë dihet se as ata që ka rrotull nuk po ia varin më! Po hanë kumbulla pas kurrizit të tij! Kur do bëhet ky Gjatoshi një burrë shteti serioz dhe i përgjegjshëm?! Njerëzit nuk di t’i zgjedhi. Vetë merret me podkaste, piktura, kartolina e ku ta di unë! Po të mos ishte Berisha këtë me siguri do ta kishin çuar në gijotinë. Nuk kam parë kryeministër më të paaftë dhe të papërgjegjshëm se ky. Lëviz mor shtrig. Merri punët në dorë. ose thyej qafën dhe lër Braçen të bëj kryeministrin. Se jam i sigurt se e bën 1 000 herë më mirë se ty. Se ata të tjerët që ke rrotull janë për në fushën e druve. I ke zgjedhur edhe më keq se vetja. SPAK-u bën qef. Gjykatësit kërkojnë t’i caktojnë vetë rrogat e tyre! Berisha nuk dënohet! Kush e komandon këtë vend?!

    Reply
  • Aldrin says:
    February 2, 2026 at 5:00 pm

    Po si mendoni ju, qe nuk i kane mbledhur parate? Kane marre 100 mije dollare nen dore, te tjerat i ka falur.
    Gjen shesh e ben pershesh, i themi ne.
    Ky vend nuk vuan per kryeminister, por per popull qe ka nevoje per nje qeveri legjitime,.
    Ky popull eshte i tille qe lejon hajdutet, dhe me qef behet pjese e hajduterise, po ju dha rasti.
    Prandaj, kot ankoheni, se asgje nuk ka per tu bere.
    Mire e keni banden e krimineleve ne shtet, se po ju rrjep mire e mire, dhe po ju merr dhe tokat.
    Te rroni ne ajer po te mos jua marri dhe ate pjese te Qiellit qe ju jep fryme

    Reply
  • Vl says:
    February 2, 2026 at 6:14 pm

    Duhet te jemi i vetmi popull ne bote qe themi ça pasurie ka ky apo ai, kur ky apo ai ka vjedh parât e keti populli. Me nje fjal popull VK

    Reply
  • Specialisti says:
    February 2, 2026 at 6:23 pm

    Bankers Petroleum zotron 100% te aksioneve ne Patos-Marines dhe e konsideron vehten pronar te ligjshem ne kete vendburim dhe bene si do! Keto jane mangesi ne kontraten e lidhur me qeverine Nano, e mbeshtetur nga qeveria Rama, bile keto qeveri me VKM dhe urdhera nga k/ministrat i kane bere kesaj kompanie favore te kundraligjeshme, duke i falur edhe tatim mbi fitimin deri ne mbarim te kontrates, TVSH, taksat doganore, etj., deri sa me urdherin e k/ministrit Rama gjithe institucionet shteterore kane pezulluar monitorimin e Bankers Petroleum dhe kjo kompani ka marre urdher prej tij qe te mos e furnizoj Uzinen e Perpunimit te Thelle te Naftes Ballsh. Po ashtu lidhur me gjobat apo detyrimin doganor, jane pezulluar me urdher te k/ministrit Rama dhe Ballukut, bile edhe tani kur Dogana Fier gjoja i kerkoi Bankersit te paguante detyrimin doganor, qeveria dhe Albpetroli heshten, por indirekt urdheruan Ministrine e Financave dhe kryedoganierin qe te mos i bllokojn aktivitetin Bankersit se sjell pasoja ne vendburim dhe pasoja social-ekonomike te punonjesit e saj. Cudi, ka pak pasoja por ka edhe zgjidhje se pasurite natyrore jane pasuri shteterore dhe shteti s’duhet ti lere ne meshire te fatit apo te nje operatori si Bankersi qe vetem e grabit dhe shkaterron kete pasuri. Me ne fund, keta e urdheruan kompanin qe te mos e paguante detyrimin se ne janar futet ne fuqi ligji qe do i fali detyrimet e prapambetura. Pra gjithcka bene Bankersi, e bene me urdher nga qeveria, po ashtu edhe institucionet zbatojn urdherat e qeverise qe kjo kompani te mos preket, sepse atje cenohen interesat financiare te nje organizate te madhe kriminale politike-qeveritare hajdutesh qe grabitin kete pasuri dhe ndajne fitimet me Bankers – Petroleum. Ka shume e shume arsye, por kryesorja eshte qeveria qe s’ka deshiren te nderhyj per te vjelur detyrimet financiare qe i takojn shtetit dhe te treteve, bizneseve, si dhe te shtetezoj vendburimin qe raporton se del me humbje prej 21 vitesh, dhe te gjitha termat e kontrates jane me shkelje, prandaj pezullimi kontrates dhe shtetezimi vendburimit s’ka asnje pasoj nga arbitrazhi, por qeveria s’ka as deshiren dhe as vepron sepse parate qe vidhen ndahen midis tyre dhe kompanise.

    Reply
  • demo says:
    February 3, 2026 at 3:40 am

    A mund te votoje shumica e popullit per Arlin Qorrin,Agron Shehajn,edhe kete Lapajn,qe te pakten deri sot nuk kane vjedhur,.qofte per arsye se nuk kane qene ne Pushtet?

    Reply
  • demo says:
    February 3, 2026 at 3:57 am

    Nuk ka qene populli italjan ne pozita shume komode.Per 50 vjet duroi nje klike demokristjanesh dhe socialiste te korruptuar.Kur prokuroria Mani pulite e Antonio Di Pietro ua nxorri lakrat ne shesh,vune Bossin e sukseshem Berluskoni ta shpetoje Italine.Ky doli me i korruptuar dhe degjeneruar se Te Paret.Attehere provuan nje karagjos estrade me 5 stellle.S`doli gje dhe Ay,votuan kete pasardhesen e Partise se Finit,Melonin dhe duket se u rahatuan.
    Po te pakten ndryshuan dicka.Ne kemi 13 vjet qe votojme te njejtin hajdut,qe tregoi,qe ne mandatin e pare me koncesionin humoristik te analizave popullore te shurres,qe te rruuun portofolin e Shtetit.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    February 3, 2026 at 6:35 am

    Kjo është arësya edhe pse Shqipëria sipas FMN është e 80në Europë për pasuri dhe e fundit në mirëqënie në Europë.
    Kush i komandon pasuritë e saj?
    Në interes të kujt shkon pasuria e saj?
    Si i administrojnë pasuritë qeveritë?
    Pse shqiptarët janë të varfër?
    Këtu del më se e vërtetë shprehja e Sazan Gurit:
    Sado e pasur të jetë Shqipëria, Shqipëtarët përsëri do të jenë të varfër?
    Përse?
    Sepse politikanët oligarkë janë grabitqarët e babëzitur të këtij vendi.

    Reply
  • Verdi Balaj says:
    February 3, 2026 at 3:50 pm

    Ja keni dhën votat patronazhistëve të ramaduros ciò patronazhist mblidhte votat e fisit për ps ,rilindjen komuniste sa e morì në d’oro ramaduro i lshoj kryetarët e komunave në terren për të mbjell sa më slum sipërfaqe droga.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?