Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mal i Zi, zgjedhjet në Podgoricë, provë për pozicionimin politik të vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mal i Zi, zgjedhjet në Podgoricë, provë për pozicionimin politik të vendit
Lajmi i funditRajoni

Mal i Zi, zgjedhjet në Podgoricë, provë për pozicionimin politik të vendit

Published: September 29, 2024
Shpërndaje

Sot në Podgoricë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e kryeqytetit të Malit të Zi, ku marrin pjesë 13 lista zgjedhore. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë afro 146 mijë votuesë, të cilët zgjedhin 58 këshilltarë për Kuvendin e Podgoricës.

Rënia e pushtetit në Podgoricë ishte pasojë e mosmarrveshjes dhe ndarjes së partisë që mban pushtetin në Malin e Zi, Lëvizjes Evropa Tani. Partia u nda mes presidentit aktual, Jakov Milatoviç, i cili ishte një nga themeluesit e saj, dhe kryeministrin dhe kryetarin të kësaj lëvizjeje, Milojko Spajiç.

Analistët i konsiderojnë të rëndësishme zgjedhjet e Podgoricës dhe i shohin si një lloj testi për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të cilat sipas disa vlerësimeve mund të ndodhin për shkak të paqëndrueshmërisë ende të theksuara politike në vend.

- Publicitet -

“Këtu kemi të bëjmë me atë se kush do të dominojë politikën zyrtare në Mal të Zi. Duhet të merret parasyshë se kush e ka pushtetin në Podgoricë do të dominojë edhe politikën zyrtare në Mal të Zi. Besoj se ekziston mundësia që rezultati i zgjedhjeve vendore në Podgoricë ta determinojë politikën e ardhshme zyrtare në Malin e Zi”, tha analisti Dukaj.

Edhe analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike në Malin e Zi, Xhevdet Pepiq, mendon se partia në pushtet do të pësoj humbje në zgjedhjet lokale të Podgoricës.

“Këto zgjedhje janë pasojë e mosmarrveshjeve brenda një force politike dhe në këtë situate partia në pushtetin e Malit të Zi ka gjasa reale të pësojë humbje. Megjithatë mendoj se ndarjet e thella dhe inatet ndërpartiake do të ndikojnë në formimin e qeverisë së qëndrueshme lokale”, tha zoti Pepiq.

Zgjedhjet e mëparshme për Kuvendin e kryeqytetit u mbajtën në tetor të vitit 2022, kur pas gati tre dekadash Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviq humbi pushtetin, në nivel shtetëror dhe pastaj në kryeqytetin malazez në një valë ndryshimesh të përgjithshme politike në shtet.

Mali i Zi ka rreth 633,000 banorë, dhe rreth 180,000 prej tyre jetojnë në Podgoricë, sipas regjistrimit të vitit 2023./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 nëntor 2026
  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?

Komentet e Fundit

  1. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Leshi on Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
  3. Ramazoni pri Tirone on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. Flamur Struga on Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
  5. Flamur Struga on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?