Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Malaj prezanton buxhetin 2025: Rritja ekonomike 3.9%, shpenzimet publike mbi 8 miliardë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Malaj prezanton buxhetin 2025: Rritja ekonomike 3.9%, shpenzimet publike mbi 8 miliardë euro
AktualitetEkonomi

Malaj prezanton buxhetin 2025: Rritja ekonomike 3.9%, shpenzimet publike mbi 8 miliardë euro

Published: October 30, 2024
Shpërndaje

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2025 në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, duke i hapur kështu rrugën edhe nisjes së diskutimeve në parim në komisionet parlamentare.

Ministri Malaj bëri të ditur se projektbuxheti synon të mbështesë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidimin fiskal.

Vëmendje e veçantë, tha ai, i është kushtuar financimit të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, si një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike e sociale të vendit tonë me ato vende të BE-së.

- Publicitet -

“Projektbuxheti 2025 tejkalon shifrën e 8 miliardë eurove shpenzime publike të planifikuara, dhe në të njëjtën kohë projekton një borxh publik me ulje të vijueshme, duke u fokusuar tërësisht në miradministrimin fiskal, pa prezantuar masa të reja fiskale”, tha ai.

Sipas ministrit, ekonomia jonë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë një sërë goditjesh të njëpasnjëshme gjatë viteve të fundit, nisur nga tërmeti i nëntorit 2019, pandemia globale në vitin 2020, dhe së fundmi ndërprerja në zinxhirët e furnizimit për shkak të luftës në Ukrainë.

“Rimëkëmbja ekonomike vendase ka tejkaluar pritshmëritë tona fillestare, dhe më e rëndësishmja, fondamentet makroekonomike kanë dëshmuar qëndrueshmëri të lartë gjatë kësaj periudhe sfiduese. Ekonomia e vendit vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi edhe në 2024”, deklaroi Malaj.

Për sa i përket perspektivës ekonomike, në skenarin bazë të programimit makrofiskal për vitin 2025, Malaj tha se parashikohet një rritje ekonomike prej 3.9 %.

“Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi. Në të njëjtën kohë, presim që edhe kërkesa e huaj neto të kontribuojë pozitivisht, veçanërisht për shkak të rritjes së eksporteve, me një rol të veçantë të sektorit të turizmit”, deklaroi Malaj.

Lidhur me risqet për periudhën afatmesme, Malaj tha se ato mbeten përgjithësisht të balancuara dhe të menaxhueshme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • capi says:
    October 30, 2024 at 11:44 pm

    Zoti gazetar na jep ca zera buxheti te dime ku shpenzohen ket 8 miliarde euro. Jo per gje te informohen hajdutet sa thase boshe te marrin me vete.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    October 31, 2024 at 4:37 am

    Ky artikull më sjell ndër mend fjalën e Sazan Gurit që thosh se sado të rriten të ardhurat në këtë buxhet asgjë nuk do të përfundoj tek qytetaret. Kjo më duket një aksiomë proverbiale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?