Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mali i Zi, presidenti i ri kërkon mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Mali i Zi, presidenti i ri kërkon mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve
Rajoni

Mali i Zi, presidenti i ri kërkon mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha të mërkurën se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, me pëlqimin e të gjitha partive.

Presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili humbi nga Millatoviq në zgjedhje, bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, dy ditë para rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 19 mars.

I pyetur për të komentuar nismën e kryeministrit Dritan Abazoviq për anulimin e dekreteve të presidentit aktual Millo Gjukanoviq, Millatoviq tha se e ka parë atë, por se për momentin nuk mund të thotë asgjë për këtë.

- Publicitet -

“Është e rëndësishme që Mali i Zi të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo duhet të jetë me pëlqimin e të gjitha partive. Dëshiroj të ndërpres praktikën e Gjukanoviqit, e cila ishte në prag të keqpërdorimit të sistemit. Gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut”, u tha Millatoviq gazetarëve në Podgoricë, më 12 prill.

Ai theksoi se është e nevojshme të respektohet dekreti që është në ligjërisht në fuqi dhe i referohet zgjedhjeve, transmeton Beta.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë një përfundim për atë dekret dhe unë si president, nga 21 maji, do të veproj në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Dekreti është në fuqi, kalendari zgjedhor ka nisur të rrjedhë, listat dorëzohen deri më 16 maj. Kjo është situata”, tha Millatoviq.

Andrej Milloviq, një zyrtar i lartë i Lëvizjes “Evropa tani”, nënkryetar i së cilës është Millatoviq, tha se shumica e ekspertëve ligjorë pajtohen se presidenti i ri i zgjedhur nuk ka bazë ligjore për të rrëzuar vendimin e Gjukanoviqit për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për datën 11 qershor.

Gjykata Kushtetuese, pak ditë më parë, nuk vendosi për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjukanoviqit për shpërndarjen e Kuvendit, sepse tre gjyqtarë votuan pro dhe tre kundër.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?