Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manastirliu: Nga 1 nëntori, përfshihet në kalendar vaksina HPV për mbrojtjen e vajzave nga kanceri i qafës së mitrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manastirliu: Nga 1 nëntori, përfshihet në kalendar vaksina HPV për mbrojtjen e vajzave nga kanceri i qafës së mitrës
AktualitetLajmi i funditShendetesi

Manastirliu: Nga 1 nëntori, përfshihet në kalendar vaksina HPV për mbrojtjen e vajzave nga kanceri i qafës së mitrës

Published: October 22, 2022
Shpërndaje

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, është organizuar “Pink-Talk”, një aktivitet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e Ministres Ogerta Manastirliu, grave që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit, mjekëve, ekspertëve të fushave të ndryshme. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se duke fillur nga data 1 nëntor në kalendarin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet kryera e vaksinës HPV.

“Unë jam e gëzuar të them se duke filluar nga data 1 nëntor, ne në Shqipëri, për të parën herë përfshijmë në kalendarin tonë të vaksinimit vaksinën kundër humanpapillomavirusit. Kemi punuar gjatë për të arritur këtu dhe fakti që një vaksinë kaq efektive është dhe ne tashmë kemi mundësi që vajzat tona ti vaksinojmë dhe të garantojmë që deri në 100%, që nuk do t’i prekë kanceri i qafës së mitrës, është një fitore, fitore padyshim e shkencës, por është një fitore e cila ne sjellim në këtë betejë të përditshme kundër sëmundjes dhe pikërisht kundër tumorit të qafës së mitrës”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Ministrja Manastirliu tha se falë investimeve në spitalet rajonale por edhe mamografive të lëvizshme, kemi arritur që 20 mijë gra në vit të kryejnë mamografinë falas.

- Publicitet -

“Me investimet në mamografitë afër vendbanimit, kemi arritur që sot të kryejnë mamografinë rreth 20 mijë gra/vit. Do të mundësojmë gjithashtu në kohë reale që nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm të kemi mundësi që të ecim më shpejt në raport me depistimin e hershëm të grave në grupmoshat +50 vjeç në zonat e thella dhe ato rurale të thella, për të mundësuar që targeti që kemi vendosur në Programin tonë Kombëtar të Depistimit të Hershëm të Kancerit të Gjirit ku synojmë që rreth 50 mijë gra në vit të bëjnë mamografinë, të jetë një objektiv i arritshëm”, tha Manastirliu.

Duke folur për shtirjen e shërbimit në spitalet rajonale, Manastirliu tha:

“Ne për këtë vit synojmë që Njësitë e Kemiterapisë t’i shtrijmë në dy spitale. Tashmë e kemi hapur Njësinë e Kemiterapisë së re në Spitalin e Beratit. Brenda këtij viti hapet dhe në Spitalin e Korçës ku është angazhuar dhe mjekja onkologe nëpërmjet sistemit të bonusit për të ofruar shërbim në këtë spital. Na duhet që në organizimin territoriar të planifikimit spitalor të vendosim dhe objektiva strategjikë në raport me shërbimin mbi bazë rajonesh. Spitali Onkologjik bën një punë të lavdërueshme edhe me ngarkesë të plotë. Sigurisht tani ka ardhur koha që këtë dije ta transferojë në spitalet rajonale. Dhe synimi është që modeli i mirë i krijuar në spitalin Onkologjik përsa i përket dhe trajtimit të shërbimit të integruar psiko-social të zhvillohet dhe të organizohet dhe në territor, edhe në spitalet rajonale”.

Duke folur për listën e barnave të rimbursueshme, Manastirliu bëri me dije se buxheti i vitit 2023 do të ketë një rritje për sa u përket barnave falas për sëmundjet kronike dhe ato tumoriale.

“Ne kemi një fond të rimbursimit të barnave i cili planifikohet që edhe për vitin 2023 të rritet duke shkuar në vlerën 11.4 miliard lekë ose 114 milionë euro për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke filluar nga tumoret, tek sëmundjet kardiovaskulare, tek diabeti, tek hipertensioni, tek sëmundjet neurodegjenerative dhe të gjitha si paketë e plotë. Janë më shumë se 410 mijë qytetarë të cilët trajtohen nëpërmjet terapive të mjekimit për sëmundjet kronike nëpërmjet kësaj skeme. Dhe për vitin që vjen rritet mbulimi pikërisht për të synuar jo vetëm aksesin në terapi mjekimi por edhe për të përfshirë terapi inovatore në trajtimin e sëmundjeve kronike, sëmundjeve jo të transmetueshme”, tha Manastirliu.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    October 22, 2022 at 10:47 am

    Asnje lloj Vaksine! Nuk jane Vaksina, por mjete shpopullimi te justifikuara ne lloj-lloj mashtrimesh virusesh. Mos beni gabim te injektoni femijet. Gjerat kane ndryshuar shume pas Plandemise. Bota eshte ne lufte nga te gjitha anet. Kemi te bejme me kriminele e te shitur ne poste autoriteti, te cilet po kryejne gjenocid te paster.

    Kjo ne foto me siper, duhet ti kaloje drejtesise per gjenocid dhe krime kunder njerezimit ne hapesiren Shqiptare, bashke me shume te tjere. I dime se kush jane. Drejtesia vonon por nuk harron.

    Reply
  • Vascinatori says:
    October 25, 2022 at 2:04 pm

    Jepuni buken e dites dhe sherbimet e domosdoshme mjekesore njerzve te zakonshem, pastaj ofrojuni dhe “vaksinat” Tetorit roze. Keshtu u tha fillimisht edhe per vaksinat e pandemise, se parandalonin infektimin….me pas u tha se lehteson semundjen dhe asgje me shume,
    Kujt ti besojme?????????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?