Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manastirliu takon Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manastirliu takon Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së
AktualitetShendetesi

Manastirliu takon Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, u diskutua për rëndësinë e adresimit të sfidave që solli pandemia, si përgatitja për emergjencat, investimet në sistemet shëndetësore, çështjet e shëndetit mendor si dhe edukimi në vazhdim i stafeve mjekësore.

“Trajnimi dhe edukimi i burimeve njerëzore përmes programeve të përbashkëta ndërmjet shteteve, është një ndër mekanizmat që mund të jenë pjesë e një platforme aktive komunikimi, për të forcuar burimet njerëzore në shëndetësi. Ne kemi interes për pjesëmarrjen në inisiativën e trajnimit dhe edukimit në vazhdim infermierëve me synim rritjen e kapaciteteve dhe standardeve të cilësisë të kujdesit infermieror”, tha Manastirliu, gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duke folur për shërbimet në nivelin parësor për problematikat e shëndetit mendor në periudhën post-pandemi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për zbatimin e një strategjie konkrete në kujdesin parësor.

- Publicitet -

“Ne kemi hapur 50 qendrat e para socio-shendetësore dhe synojme ti zgjerojmë dhe me 50 qendra të tjera brenda vitit, duke rritur aksesin e qytetarëve në qendrat e kujdesit parësor për problematikat e shëndetit mendor”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria për rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore për çështjet e shëndetit mendor.

“Shëndeti mendor është sfida më e madhe, sidomos me impaktin që la pas pandemia e COVID-19, ndaj është e rëndësishme rritja e aksesit në shërbime për shëndetin mendor”, tha Dr. Tedros.

Takimi mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit te Përgjithshëm të OBSH dr. Tedros Adhanom, u zhvillua në kuadër të Asamblesë së 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e politikbërësve, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, ku po diskutohet për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore si dhe rolin e teknologjisë dhe inovacionit në aksesin e shërbimeve shëndetësore.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?