Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manchester City fiton dhe rimerr vendin e parë, Liverpool i afrohet zonës Champions
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manchester City fiton dhe rimerr vendin e parë, Liverpool i afrohet zonës Champions
AktualitetSport

Manchester City fiton dhe rimerr vendin e parë, Liverpool i afrohet zonës Champions

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Mbrëmjen e kësaj të mërkure u zhvilluar dy ndeshje të prapambetura nga raundi i 28-të i Premier League, ajo mes Manchester City-West Ham dhe Liverpool-Fulham City. Manchester City bind ndaj West Ham dhe rikthehet në krye të renditjes së Premier League. Sfida e prapambetur e javës së 28-të mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-0. Sfida u dominua e gjitha nga skuadra e Guardiolës, megjithatë pjesa e parë nuk solli gola. U desh minuta e 50’ që pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Mahrez, Ake gjeti rrjetën me një goditje me kokë, duke zhbllokuar sfidën. Në minutën e 70’ Erling Haaland do të realizonte golin e sigurisë me një parabolë. Në këtë ndeshje norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andry Cole dhe Alan Shearer, dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League. Ndërsa Foden në minutën e 85’ do të realizonte një goditje spektakolare dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi. Pas këtij takimi Manchester City kryeson me 79 pikë, një më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por me “citizens” që numërojnë një ndeshje më pak, teksa West Ham renditet në vend të 15-të me 34 pikë.

Ndërsa sfida mes Liverpool dhe Fulham City ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat. Ky takimi u mbyll me fitoren minimale të “The Reds” me rezultatin 1-0. U desh një ndërhyrje e gabuar nga Diop ndaj Nunez që Liverpool të fitonte një penallti, e cila u ekzekutua nga Salah në minutën e 39’, që zhbllokoi këtë takim. Më pas përtej tentativave nga të dyja skuadrat për të gjetur golin, takimi u vulos nga goli i vetëm, ai i Salah. Pas kësaj përballjeje Liverpool renditet në vend të pestë me 59 pikë, teksa Fulham në vend të 10-të me 45 pikë të grumbulluara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?