Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mançini i lumtur për triumfin dhe lojtarët e rinj, Kuman “i turpëruar dhe përgjegjës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mançini i lumtur për triumfin dhe lojtarët e rinj, Kuman “i turpëruar dhe përgjegjës”
AktualitetSport

Mançini i lumtur për triumfin dhe lojtarët e rinj, Kuman “i turpëruar dhe përgjegjës”

Published: June 18, 2023
Shpërndaje

Italia siguroi një fitore të rëndësishme përballë Holandës, në takimin e vlefshëm për 3/4-t e Nations League. Kombëtarja e kaltër triumfoi me vështirësi me rezultatin 3-2. Numri një i 4 herë kampionëve të botës, Roberto Mancini u shfaq i kënaqur me skuadrën e tij dhe me mënyrën se si e interpretuan ndeshjen.

”Ishte një paraqitje pozitive. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa në të dytën e humbëm disi ritmin. Por, duhet të theksoj që përpjekja ishte shumë e madhe nga të gjithë. Djemtë dhanë maksimumin e tyre dhe nuk u ndalën për asnjë moment. Ishte një test i mirë, sinjalet ishin shumë të mira, pasi treguam në disa momente që dimë ta zgjidhim ndeshjen në mënyrën e duhur. Me Federico Chiesan dhe Nicolo Zanilo në krahë, ne bëhemi një skuadër më fizike, ndërsa në fraksionin e parë ishim më pak të rrezikshëm në sulm. Mesfushën e kontrolluam gjithashtu, ndërsa mbrojtja luftoi deri në fund. Ishte një fitore shumë e rëndësishme”, përfundoi Mancini.

Pas sigurimit të vendit të tretë në Nations League, objektivi i radhës për Italinë do të jetë kualifikimi në Euro 2024. Të kaltrit do të rikthehen të luajnë në muajin shtator dy ndeshje të rëndësishme për fatet e kualifikimit: ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, Holanda bëri një tjetër hap mbrapa ndaj Italisë, teksa u mund në shtëpi, për të mbyllur edicionin e tretë të Nations League në vendin e katërt. Pritshmëritë ishin maksimale për “Tulipanët” në nisje të turneut, duke qenë se dhe sfidat zhvilloheshin në Holandë, por të besuarit e Ronald Koemanit nuk e shfrytëzuan dot faktorin fushë dhe u larguan kokulur nga Nations League.

Në fund të ndeshjes, trajneri 60-vjeçar u shfaq i zhgënjyer dhe nuk e kurseu as autokritikën pas disfatës në stadiumin ”De Grolsch Veste” të Twentes. ”E marr vetë fajin përsipër për humbjen ndaj Italisë. Me të vërtetë mendoja që do të hidhnim një hap pozitiv, por u ndëshkuam nga gabimet tona. I shqetësuar për paraqitjen e skuadrës? Sigurisht që jam i shqetësuar. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Ndërsa në pjesën e dytë e rritëm nivelin e lojës.

Van Dijk ndihet i turpëruar? Edhe unë ashtu ndihem. Nuk ishte një paraqitje e nivelit të Holandës. Duhet të marrim mësimet e duhura dhe të rikthehemi më të fortë në Shtator”, mbylli deklaratën e tij Koeman. Përfaqësuesja portokalli do të rikthehet të luajë përsëri në shtator, por ndryshe nga Italia, çështja e kualifikimit në Euro 2024 është më e komplikuar.

Holanda ndodhet në Grupin B të eliminatoreve dhe për momentin mbajnë vendin e 3-të me 3 pikë, ndryshe nga Franca që kryeson me 9 pikë dhe Greqia që renditet e dyta me 6 pikë. Dy ndeshjet e radhës janë vendimtare, ku Holanda do të kërkojë të hedhë një hap të rëndësishëm nëpërmjet fitoreve ndaj rivalëve të Greqisë dhe Irlandës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?