Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Braçe: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Braçe: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS
Lajmi i funditPolitike

Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Braçe: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS

Published: October 3, 2025
Shpërndaje

Mandati i katërt është nyja që vendos për të ardhmen e Partisë Socialiste: a do të mbijetojë dhe të avancojë ajo në progres, apo do të ketë fatin e partive simotra në vende të tjera?

Një paralajmërim që vjen prej deputetit socialist Erion Braçe. Ky mandat qeverisës, mbajtja e premtimit për integrimin në BE, është vendimtar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të ardhmen e Partisë Socialiste.

Nëse ky objektiv dështon, thotë Erion Braçe, e ardhmja e partisë vihet seriozisht në pikëpyetje, deri në rrezikun e zbehjes apo zhdukjes së saj.

- Publicitet -

Në pamje të parë, ky paralajmërim duket si një rrufe në qiell të hapur sepse pas 11 majit, PS është një parti me 83 mandate, një fuqi që s’e ka pasur kurrë më parë. PS-ja dhe Edi Rama janë në kulmin e pushtetit: kontrollojnë çdo institucion dhe përballë kanë një opozitë që nuk i kërcënon. Dhjetëra premtime nuk janë mbajtur nga PS në tri mandatet që shkuan dhe nuk ndodhi asgjë, madje morën mandatin e katërt.

Por pse Erion Braçe e sheh rrezik dështimin në fund të këtij mandati, pra nëse Shqipëria nuk hyn në BE?

Mesa duket disa fenomene jo qartësisht të dukshme në publik, kanë nisur ta gërryejnë së brendshmi PS-në. Deputeti me përvojë 30-vjeçare në PS dhe parlamentin e Shqipërisë vëren disa prej tyre, si p.sh. praktika e “rreshtit” që ka zhbërë çdo liri brenda grupit parlamentar socialist.

Ai kërkon nga kryetari i grupit parlamentar të rikthejë respektin për lirinë dhe dinjitetin e çdo deputeti. Organizimi i jetës parlamentare, paradokset dhe farsat në sallën e Kuvendit e në komisione po e bëjnë parlamentarizmin formal, pa substancë.

Braçe flet për fenomenin e karrierave të pamerituara, ku meritokracia është zëvendësuar nga forca e më të fortit për të shtypur më të dobëtin. Metodat klanore, përjashtimet dhe shpallja e armiqve brenda partisë po dëmtojnë seriozisht PS-në.

“Të ndërtosh karrierë në kurriz të të tjerëve, duke i shtypur të tjerët…” – thotë ai, duke aluduar për marrëdhënie njerëzore mizerabël nga persona të caktuar që, siç nënkuptohet, janë në nivelet më të larta drejtuese.

Pa përmendur emra, rrëfen se ka fshirë numra telefoni dhe bllokuar komunikime me drejtues të caktuar në parti.

Deputeti socialist, me mbi 30 vite angazhim aktiv, thotë se nuk ka pasur kurrë ambicie për poste të larta, por sot paralajmëron një rrugë të rrezikshme që mund ta çojë PS-në në fatin e partive të tjera të zhdukura.

Bujqësia, një nga temat ku ai ka investuar më shumë politikisht, zë një pjesë të rëndësishme të diskutimit. Braçe i quan geto fshatrat e luksit të ndërtuar, sipas tij, prej oligarkësh që kanë zënë tokat bujqësore.

Ministrat që drejtuan bujqësinë pas vitit 2018, sipas tij, vepruan si biznesmenë dhe i dhanë goditjen fatale sektorit. “Në këto 35 vite Shqipëria ka pasur ngritjet e saj, por edhe hone. Bujqësia është aktualisht në honin më të madh,” – thotë ai.

Ai prek edhe tema të tjera të nxehta: rolin e oligarkëve të ndërtimit, modelin e fasadave, premtimet boshe për BE-në, zhgënjimet dhe gënjeshtrat brenda PS-së, momentin kur u largua nga Divjaka dhe kushtet që e shtynë drejt këtij vendimi.

Flet për “luftën e turpshme” mes kolegësh gjatë fushatës së 11 majit, ku humbi miq.

Braçe ndalet edhe te raporti i DASH për korrupsionin, ministrat e zyrtarët që sot janë pas hekurave, qarkullimi i elitave dhe dy kohët e politikës: personazhe që hyjnë me bujë në PS, e më pas shfryhen si flluska. Pse po flet dhe çfarë paralajmëron Erion Braçe?

Intervista e tij e plotë mund të dëgjohet në podkastin e gazetës TemA.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • demo says:
    October 3, 2025 at 10:27 pm

    Edhe ti bej gati valixhet mandatin tjeter,se ke mbetur i vetem nga eurosocat ne ate parti.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    October 4, 2025 at 3:43 am

    Nuk e kuptoj kete Klodiana Lalen.Ka 9 muaj qe i hap gropen Veliut,Me Inceneratoret,me 5 D,te,me Ndertimet abuzive,me grabitjet e trojeve publike,me teater,me rushfetet etj etj,dhe dje deklaronete se Presidentit i duhet hapur ceshtje penale pse nenshkroi dekretin e Zgjedhjeve.Kryeministri duhet ta kishte shkarkuar,por duhet tja kishte filluar procedurat e shkarkimit para arrestimit.Veliu e ka kuptuar-thote kjo,qe eshte i tradhtuar nga TE VETET,Se 9 muaj Hetuesi nuk i mjaftuan Veliut per ta kuptuar.Veliu-thote kjo,nuk do te flase sepse di shume dhe do te trondise Qeverrine nga themelet.
    Ate merak ka Veliu,mos trondise Qeverrine!!Nga burime brenda burgut kjo ka marre vesh qe Veliu qenka bere me i urte,.Eshte qetsuar shume..
    Amaaan,Aman!Keta qe shiten me te mencurit,jane me budallenjte.Hajde mbeshtetu tek Mediat!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 4, 2025 at 6:29 am

    VO:
    -Erion Nraçe ka të drejtë pasi para se të merresh me të tjerët,duhet të shikosh me të dy SYT-VETEN,NË PASQYRË,Kjo i ka munguar PD-s që është katandisur “..KOKOSHI NJË THELË..” !
    -PS është forcë e madhe,por nuk duhet të dehet nga FITORET MBI 99 % RADHAZI.!
    -PS,është marr me PUNË,KORIGJIMIN E VETES SI PARTI MASASH,POR LA NË HIJE FAJET E RËNDA TË KUNDËRSHTARIT POLITIKË ME 101 KRIME NË KORRUPSION MBI 500 MIL.$ DHE VRASJEN E MBI 20.000 NJËRZVE QË NGA 1991 SHKODËR.
    Përkundrazi,F.Nano i dorzoi pushtetin Sb në 2005 në tavolinë,duke e rikthyer në PD si triumfator pas FIRMAVE PIRAMIDALE,THYERJEN E EMBARGOS SË NAFTËS,GRUSHTET E SHTETIT 97,98,etj për të organizuar më tej GËRDECIN,21 JANARIN,VJEDHJEN NË KL.PARTIZANI,etj.
    -PS lejoi krijimin e ORGABEVE TË REJA NË DREJTËSI(SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ)me MILITANT BERISHIST 1992,Ku frutet e ksaj drejtësie po çojnë në arrestimin e 100 Socialistëve pa fakte e prova bindëse dhe vetëm 1 i PD,ku edhe ky doli pas makiazheve estetike.
    Arrestimi i SAJMIR TAHIRIT DHE ERION VELIAJ JANË BËR QËLLIMISHT PËR TË GODITUR KUADROT ME PRESPEKTIVË TË PS PREJ BERISHIZMIT DHE PS I HODHI MISH PËR QËNT E RRUGËS.!
    Shkarkimi i E.Veliaj me shpejtësi RRUFE,duke shkelur KUSHTETUTËN,pa u pyetur Ai dhe GJK,tregon miopi ligjshmërie,duke nxjer politikën si gjithmon në plan të parë.!
    -Deklaratat e E.Ramës se “..NËN QEVERRISJEN E PS NUK DËNOHEN KRYEOPOZITARËT..TREGON SE E.RAMA DHE S.BERISHA PO MBROJNË NJËRI-TJETRIN.!
    -Marrzit e tjera në politikën Shqipëtare në 35 vite do të analizohen në vijimsi.!
    FLM DITA.

    Reply
  • rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit says:
    October 4, 2025 at 6:45 am

    Brace vocrraku eshte hudhra-hajmali e vetme qe Rama mba akoma nga epoka e Nanos, pikerisht se ky eshte i vetmi aty ne ate parti qe akoma e kujton “Socialiste” kur qe me ardhjen e Rames ajo eshte bere vetem streha e shumengjyrshave as burra as gra por vetem Lejfene Dumbabiste qe e ulerasin “Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21”

    Reply
  • K R says:
    October 4, 2025 at 9:02 am

    Degjoni kambanat o njerez

    Reply
  • Phoenix says:
    October 4, 2025 at 9:12 am

    Doli dhe Erion Cihuaua i opozites se kontrolluar brenda opozites. Ore, ku e gjeten kete miun Socialist qe do marre pension si Parlamentar? E vetmja vlere ( Po te quhet vlere ) e ketij majmuni shkurtabiq, eshte qe ben c’do gje qe i kerkohet, si parimor i thekur Socialist. Jo po se mos mos keni ndonje medyshje per idealet e kesaj kones. Se ky eshte burre namuzi dhe i ndershem, me 10 kile topen e majte.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 4, 2025 at 9:17 am

    Me siper doja te thosha ” brenda Pozites “. Opozite e kontrolluar brenda Pozites.

    Reply
  • ppa says:
    October 4, 2025 at 9:35 am

    Ne se Brace i beson keto qe thote, dmth. qe PS eventualisht do zhduket pas mandatit te katert, do bente mire qe te dorehiqej i pari… mjaft eshte mjaft se mund te “pelcase” dhe do i bej keq vetes pa lavdi si i fundit i mohikaneve.

    Reply
  • Humoristi says:
    October 4, 2025 at 10:37 am

    Malsoret kane nje thenie te vjeter shum,shume,..!?Burri qe nuk ta mbush synin,nuk ta kenaq shpirtin kurre,kurre!

    Reply
  • spata says:
    October 4, 2025 at 3:53 pm

    Per ju komentues dhe gjithe socjalistve larte e posht . Brace eshte i vetemi perfaqsues i te majtes qe eshte zgjedhur deputet me votat e popullit pa mbeshtetijen e kreut te Ps . Asnjehere nuk ka qene ne listat e mbyllura . Pra ka dicka me shume se te tjeret ,ne ate parti, qe socjaliste nuk eshte me . Keto qe thot i ka thene dhe populli i majte .Keshtu s’kini pse e paragjukoni. Rama s’ka c’ti beje. Nuk ka nga ta kapi .Eshte deputeti me i pakrruptuar qysh kur u fut ne parlament . Edhe nese Rama e perjashton ai garon si deputet i pavarur . Postet qe i jane afruar i ka refuzuar .Jo se nuk i pelqenin, por e dinte, se ato kane nga pas rrezikun e madh. Pak socjaliste jane ndeshkuar e burgosur .Bravo qe eshte distancuar nga ky stan hajdutesh .

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 4, 2025 at 4:19 pm

    I ka humbur ca miq, denbabaden Sociapiste, prandaj eshte i prekur

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    October 4, 2025 at 6:44 pm

    Z. Braçe, tani fol sa te duash si I majte, por sa para ben.
    Kryeredaktori i g. Dita, z. Aderian Thano, pasi nuhati te Rama nje fitues per së gjalli dhe “pertej” ndaj Berishes, patì bere nje qasje me fitoren e Herkulit ndaj çentaurit duke lënë dhe nje peralejmerim per Ramen:
    Kujdes, ai mantel i “çentaurit” Berisha qe ke veshur eshte me “helm”… Doli “profecia e tij. Ashtu si PD, cila as u krijua dhe as ështe aspak demokratike, ashtu dhe PS perfundoi aspak socialiste. Kete è thone te gjithe, ndersa une e shoh më keq. Tek PS e sotme shoh nje parti antisocial(iste), e cila udhehiqet kryekëput nga nje teori dhe praktike antisociale. ( Per kete flasin dhe shifrat dhe evidencat e instituticioneve nderkombetare te pasqyruara nga gazeta Dita – ndersa “murrit” antisocial as nuk ia ndjen se çfare thuhet e çfare shkruhet)
    Nuk po jap shifra dhe as po afroj ndonje esse te pakundershtueshme ne kete aspekt. Qenien, individin antisocial e karakterizon mungesa e ndjesive ndaj te tjereve, e karakterizon mungesa e moralit e deri te shkelja dhe thyerja e ligjeve duke e çuar veten ne kontigjent burgjesh. Pare ne kete veshtrim dhe ballafaquar me realitet, tashme ne kemi nje élite politike (pozite-opizite) antisociale, nje élite soçiopatike sunduese.

    Reply
    • ¿? says:
      October 4, 2025 at 7:52 pm

      Llafo kete komentin e paske qa fare!

      Reply
  • Llaf Dibre says:
    October 4, 2025 at 8:01 pm

    @?¿, faleminderi, por nuk eshte merite e imja; realiteti eshte per te qare.

    Reply
  • xxx says:
    October 5, 2025 at 8:00 am

    Ore kush do ia japi lajmin i pari braces qe PSja ka vdek e esht varros.
    PiSi ku akoma militon ky esht tjeter lloj kafshe, dhe sikur sna besohet qe ky se di kaq gje.
    PiSi-n e polli PS kur lideri ndrroi, nga nano u be ram.
    Dhe surrati Brrace qorrit e te tjere veterane aty si Peleshi a Pandeliu jane kthy ne lekuren e deles qe maskon ujkun ram, qe ndigmojn per tia fsheh atij identitetin para elektoratit (gjithe e me te plakur)
    Ajo organizate ne thelb e siperfaqe, esht e djathte, simoter e partise se berishes, dhe ska lidhje me PS e Nanos.
    Brrace me te tjere veterane te ish-PS jane per gjynah aty si vegla te rames ne qellimin e ketij per te blere elektorat pavarsisht nga ngjyra.
    Ti vij turp qe permes bashkejeteses se tij me nje parti politike me mashtrusin rama, hedh mjegull ne syte e elektoratit.
    Do kishte bere mire te qe ballafaquar me ‘liderin’ e ndare nga pislliku qe esht partia e rames.
    Tani jemi shume shume vone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?