Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mandati i Xhaçkës, Rama: Vendimi i GJK i pazbatueshëm, nuk ka të bëjë me deputeten
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mandati i Xhaçkës, Rama: Vendimi i GJK i pazbatueshëm, nuk ka të bëjë me deputeten
Lajmi i funditPolitike

Mandati i Xhaçkës, Rama: Vendimi i GJK i pazbatueshëm, nuk ka të bëjë me deputeten

Published: April 16, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për mandatin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, ku tha se Gjykata Kushtetuese dërgoi në parlament, një vendim të pazbatueshëm.

Në intervistë për emisionin“Real Story”, Rama u shpreh se mandati i Xhaçkës është gjykuar në Gjykatën Kushtetuese dhe se rasti i konfliktit të interesit, ka mbetur peng i një konflikti midis grupeve të opozitës. Sipas tij, nuk mund të urdhërohen deputetët sesi duhet të votojnë dhe shtoi se kjo nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.

“Edhe një herë që të jemi shumë të qartë se është shumë e rëndësishme. Nuk kanë asnjë lidhje fare këto gjëra me njëra tjetrën. Rasti i vendimit për të votuar në parlament nga shumica nuk ka të bëjë fare, zero me Olta Xhaçkën. Rasti i konfliktit të interesit është gjykuar në gjykatë kushtetuese dhe në fund ka mbetur peng i një konflikti midis dy opozitave a tre opozitave, a shtatë opozitave sa janë, që kanë çuar për të njëjtën gjë dy ankesa të ndryshme, dhe gjykata kushtetuese në një farë mënyre ka dashur që ti japë përgjigje edhe njërës edhe tjetrës dhe ka sjellë për parlamentin një vendim të pazbatueshëm. Pse të pazbatueshëm? Për një arsye shumë të thjeshtë. Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë ligjet që bën parlamenti për mos përputhje me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë se si votojnë deputetët, është e pamundur. Është teorikisht dhe teknikisht e pamundur. Sepse vota e çdo deputeti është sovrane. 

- Publicitet -

Nuk ka lidhje fare kjo me reformën në drejtësi, kjo ka lidhje me një vendim të gjykatës kushtetuese që është i pazbatueshëm dhe është bërë një përpjekje e pafundme nga të gjithë personat përgjegjës në parlament nga ana jonë për të konsultuar ekspertë, konstitucionalistë, për të konsultuar ekspertë të jashtëm, ndërkombëtarë, si ta zbatojmë këtë vendim. Sepse kur gjykata Kushtetuese merr pësipër të gjykojë një ligj që kalon parlamenti është në të drejtën e saj që të thotë ky ligj nuk përputhet me kushtetutën dhe nuk diskutohet që ti duhet ta zbatosh. Por nëse Gjykata Kushtetuese, sjell një vendim në parlament që thotë ma ço mua këtë ti kështu siç e kërkoj unë, kjo është jashtë mundësive sepse parlamenti është pushtet sovran dhe nuk e detyron dot askush as Gjykata Kushtetuese se si duhet të votojë. Gjykata Kushtetuese gjykon patjetër nëse parlamenti voton në mënyrë të gabuar. Pra, nuk ka lidhje fare me personin”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • info analitike says:
    April 16, 2024 at 7:06 am

    Tani kemi jo vetëm dridhe Sale e dridhe Like po dridhe edhe ti o Edi e bëje trike. Kaq shumë paska qenë të lidhura interesat e Xhaçkës me Ramën sa ta mbrojë në mënyrë kaq të pacipë. Gjykata Kushtetuese u shpreh mvi një mendim që i kërkoi opozita e nuk dha urdhra. Urdhrat i jep kriekaqoli që tashmë i ka shtrirë tentakulat thellë edhe tek “Drejtësia e Re” e cila po dështon me sukses në misionin e saj.

    Reply
  • Ethem Lalaj-ÇORRUSHIOTI says:
    April 16, 2024 at 8:50 am

    VO:
    -E.Rama nuk shkel në dërrasë të kalbur kollaj.Ai nuk vepron pa pyetur shkallët siperiore Nd/Kombëtare.Ndaj ka fituar shum besim Nd/kombëtarisht duke e lartësuar Shqipërinë si kurrë më parë në 112 vite SHTET.
    -Opozita e bërë COPË-COPË nga NON GRATA kërkoi kapital politikë me imunitetin e O.Xhaçkës,pasi nuk ka asnjë shanc tjetër të vij në pushtet,veç me shpifje.
    -GJK e ka shqyrtuar më par problemin XHAÇKA.Dhe po të kishte arsye ja kishte hequr imunitetin.Burri saj ka bler prona nga të tjerë..por akoma nuk i ka vënë në evidencë.. pra mund të mos bëhet kurrë RESORTI..!
    -E.Rama nuk ka mbrojtur asnjë nga të tijtë kur i është kërkuar heqja e imunitetit.Kjo do të thot se PS+E.RAMA është në mbrojtje të DREJTËSISË SË RE.Por,kjo nuk do të thotë që BERISHIZMI TË SHKEL MBI PARIMET KUSHTETUESE sa herë i do prapanica..Ditën mbron GJK,SPAK.. dhe në mbrëmje e Sulmon duke i quajtur BANDË KRIMINALE TË E.RAMËS(në fakt duke sulmuar Amerikën që monitoron drejtësinë e RE)
    -Ec përpara E.Rama për mandatin e 4,5..!

    Reply
  • Investitor Strategjik i qeverise Rama says:
    April 16, 2024 at 9:16 am

    Xhacka nuk ka konflikt interesi se ka ca kohe qe flene vec e vec me Artan Gacin ate Investitorin Strategjik te Rames qe i kane bllokuar ato asetet e dhena bujarisht nga qeveria per te lare para…ndjese, per te ngritur resorte ne Himare!

    Reply
  • Remo says:
    April 16, 2024 at 9:21 am

    Po more kusar, po,, “vota e cdo deputeti (debili) eshte sovrane” Po ata Himariotet, a kane sovranitet mbi ato prona qe i kane mbrojtur me gjak ne shekuj apo ka gopi i Xhackes dhe gjithe sojit te poshter qe po behen zoter ne token e tjetrit? Kete duhet te na thuash o Erdogani i Albanistanit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pas Iranit, Donald Trump kërcënon të bombardojë një tjetër shtet
  • Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur
  • Ditë e Natë i bashkohet Wolt në Shqipëri, duke sjellë mijëra produkte farmaceutike për klientët në gjashtë qytete
  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Ardit Birko on Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë
  2. SPAK - Ka dy prinder meshkuj on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Artan on Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  4. Nuk i ke patur kurre…. on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  5. Dajti on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?