Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manja për ish-të përndjekurit politikë: Ish-të dënuarit e dorës së parë janë dëmshpërblyer totalisht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manja për ish-të përndjekurit politikë: Ish-të dënuarit e dorës së parë janë dëmshpërblyer totalisht
AktualitetPolitike

Manja për ish-të përndjekurit politikë: Ish-të dënuarit e dorës së parë janë dëmshpërblyer totalisht

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur për ish-të përndjekurit politike, duke thënë se është pjesë e përgjegjësisë, t’u jepet drejtësi.

Manja tha se qeveria e ka bërë punën e saj me Institutin për Pasojat dhe Krimet e Komunizmit në Shqipëri, por edhe autoriteti për dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Ministri u ndal dhe te dëmshpërblimi financiar, ku shprehu se “do të bënte rehabilitimin e plotë dhe integrimin e ish të të përndjekurve politikë në shoqëri”.

- Publicitet -

Gjithashtu tha se “ish të dënuarit e dorës së parë, me ardhjen tonë në pushtet janë dëmshpërblyer totalisht. Ata që ishin në burg, ndërsa trashëgimtarët e radhës së parë, është duke u likuiduar plotësisht kësti i 4-tërt i dëmshpërblimit financiar.”

Ministri u ndal dhe te ish-kryeministri Berisha duke thënë se ndëshikimi i përgjegjësve të krimeve të komunizimit nuk ka ndodhur pasi “sot 80-vjeç në krye të asaj partie që lindi si shpresë e lirisë së shqiptarëve dhe demokracisë, drejton opozitën në arrest shtëpie atje nga kati i 8-të”.

“Është pjesë e përgjegjësisë t’u japim drejtësi viktimave të komunizmit, por ne e kemi bërë tonën. Institutin për pasojat dhe krimet e komunizmit në Shqipëri por dhe autoriteti për dosjet e ish-sigurimit të shtetit që ne krijuam ligjim për të ngritur këtë autoritet. Ne e kemi bërë detyrën. Do të kërkoja qe kuvendi të japë mbështetjen e duhur për këto dy institucione.

Historia e ish të përndjekurve politike është kujtesë e fuqishme e çmimit të lirisë dhe dinjiteti njerëzor dhe ky duhet të jetë thelbi i diskutimit sot në miratimin e kësaj projekt-rezolute për këtë institucion.

Ne si shoqëri, kemi detyre morale dhe etike për të nderuar vuajtjet e atyre që vuajtën dhe për të punuar për një shoqëri më të hapur, por nuk nderohet kështu duke etiketuar njëri-tjetrin sot ende pas 32 vjetësh pasi është rrëzuar regjimi komunist.

Unë mendoj se vetëm mes drejtësisë dhe rehabilitimit të plotë mund të shërohen plagët e së kaluarës dhe të sigurohet që tragjedi të tilla mos të përsëriten kurrë më në të ardhmen.

Ky proces duhet të përfshijë njohjen dhe dëshmimin e të vërtetës, jo me syze politke. Fatmirësish ende sot janë gjallë ajo pjesë e asaj shoqërie për të dëshmuar. Kemi dhe autoritetin e dosjeve. Ndëshkimin e përgjegjësve, por këtu nuk u ndëshkua askush.

S’kishte sesi të ndodhte kur sot 80-vjeç në krye të asaj partie që lindi si shpresë e lirisë së shqiptarëve dhe demokracisë, drejton opozitën në arrest shtëpie atje nga kati i 8-të.

Duhet të refklektojmë të gjithë se cfarë bëmë 32-vjet për këtë shtresë. Dëmshpërblimi i viktimave do të bënte rehabilitimin e plotë dhe integrimin e ish të të përndjekurve politikë në shoqëri, duke u siguruar akses të plotë si gjithë të tjerët, në arsim, punësim, shëndetësi etj, sepse kjo ka të bëjë me respektimin e dinjitetit njerëzor.

Ish të dënuarit e dorës së parë, me ardhjen tonë në pushtet janë dëmshpërblyer totalisht. Ata që ishin në burg, ndërsa trashëgimtarët e radhës së parë, është duke u likuiduar plotësisht kësti i 4-tërt i dëmshpërblimit financiar”, tha Manja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • pilo Lala says:
    May 30, 2024 at 1:15 pm

    Ish te perndjekurit marrin parate nga Qeveria, shkojne protestojne poshte ballkonit Berishes.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 1:19 pm

    Të lumtë goja o pidho Lala.
    Ja,ky është Trekëndëshi i Bermudës!
    NË VITIN 2025,VOTONI LULZIM BASHËN!
    7×7=42

    Reply
  • demo says:
    May 30, 2024 at 2:11 pm

    Jooo,re Pilo!Po si nuk the njehere te verteten!
    Nuk ka komunist,socialist,enverist nta urreje Berishen me horrat me shume se te burgosurit dhe te perndjekurit politike.
    Z.Ulsi Manja,,Te themi te verteten,,ashtu si thua ti,,Kestet i kemi marre te rregullta sipas afatitit nga qeverria Juaj,.
    Flm.Shume..Mos rrjedhte,pikofte edhe per ne,.Sa per pronat,,Ato i hengri Lubia Vucidolit me ushtrine e vet.

    Reply
  • Rrahmani says:
    May 30, 2024 at 11:44 pm

    O Minister pa mend ! Sistemi politik ne Shqiperi ka ndryshuar plot 34 vjet me pare dhe jo 32 vjet sic thua ti zoterote. keni rene viktima te Berishizmit dhe turmave politike pa tru. Sistemi politik ndryshoi ne 12 dhjetor 1990 kur u lejua pluralizmi dhe u krijua partia opozitare ( PD ) dhe jo kur PD erdhi ne pushtet. Lexoni me shume, mesoni me shume se do te tallen te tjeret me ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?