Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmohet me armë makina e kreut shqiptar të komunës! 20 plumba, plagoset shoferi e nëpunësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sulmohet me armë makina e kreut shqiptar të komunës! 20 plumba, plagoset shoferi e nëpunësi
Lajmi i funditRajoni

Sulmohet me armë makina e kreut shqiptar të komunës! 20 plumba, plagoset shoferi e nëpunësi

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Makina e kryetarit të komunës Haraçinë të Kumanovës është sulmuar me armë mesditën e sotme.Të plagosur kanë mbetur dy persona, nëpunësi i komunës dhe shoferi i kryetarit. Drejt makinës u qëlluan 20 plumba. Më pas autori u largua po me automjet.

Maqedoni e Veriut – Një sulm me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në komunën Haraçinë të Kumanovës. Makina ku po udhëtonte Ridvan Ibrahimi, kryetari i komunës Haraçinë në Maqedoninë e Veriut është sulmuar me armë.

Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe nëpunësi i komunës, konkretisht Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët janë dërguar në urgjencën e Shkupit. Rtv 21 maqedonia thotë se është gjuajtur edhe në drejtim të një personi tjetër të punësuar në komunë.

- Publicitet -

Autori ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.

Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autorit.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se plumbat kanë pasur si objektiv kryetarin, Ridvan Ibrahimi, i cili në makinë ka qenë me dy personat e plagosur. Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.

Jozyrtarisht, mësohet se motiv i të shtënave ka qenë mosmarrëveshja që disa persona kanë pasur me kryetarin e komunës, në lidhje me tokën për ndërtimin e stadiumit në Haraçinë, shkruan media maqedonase.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?