Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maqedonia e Veriut kërkon energji elektrike nga Bullgaria!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Maqedonia e Veriut kërkon energji elektrike nga Bullgaria!
AktualitetBote

Maqedonia e Veriut kërkon energji elektrike nga Bullgaria!

Published: October 1, 2022
Shpërndaje

Maqedonia e Veriut ka kërkuar nga Bullgaria ndihmë në përballje me krizën energjetike, respektivisht t’i shesë energji elektrike, pa shkelur rregullat e Bashkimit Evropian. Kjo u bë ditur nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pas takimit që ai zhvilloi në Sofje më 1 tetor me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Bullgaria ka tepricë të energjisë elektrike, por kur një shtet anëtar i BE-së ka teprica të rrymës, duhet t’i shesë në tregun botëror.

“Kur teprica e energjisë elektrike shkon në tregun botëror, çmimet janë shumë më të larta sesa mund të marrësh përmes një marrëveshjeje dypalëshe. Nga ana bullgare ekziston një vullnet i qartë politik për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë situatë të vështirë”, tha presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

Çmimet në bursat ndryshojnë, por gjatë kësaj periudhe një megavat shitet për 400 euro, kurse Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria me çmim prej 200 eurosh për megavat.

- Publicitet -

Pendarovski tha se Bullgaria ka kërkuar nga Komisioni Evropian një mekanizëm për të shmangur shkeljen e direktivave evropiane për të bërë një transaksion dypalësh ndërmjet një shteti anëtar të BE-së dhe një vendi që ende nuk është anëtar.

“Janë disa mekanizma, njëri prej të cilëve është aplikuar, sidomos gjatë krizës së COVID-19, për të kërkuar nga ato që njihen si fondet e kompensimit të BE-së për të kompensuar shtetin i cili, eventualisht, do të duhej të blinte energji me çmime botërore. BE-ja ka fonde solidariteti përmes të cilave ndihmohen vendet që nuk janë ende anëtare”, tha Pendarovski duke njoftuar edhe për një retorikë më të matur nga Sofja, me të cilën Shkupi ka konteste të pazgjidhura për çështje historike si dhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

I pyetur se sa kohë do të zgjasë kjo procedurë, Pendarovski tha se ka marrë përgjigje nga von der Leyen se “nëse ndiqen procedurat dhe nëse aplikimi është në rregull, mund të përfundojë për disa javë”.

Edhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se shpreson në një marrëveshje me Bullgarinë për të blerë energji elektrike për përballje me krizës energjetike. Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se synohet që çmimi të mos kalojë më shumë se 200 euro për megavat.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 28 shtator ka miratuar masa të reja për mbrojtje nga kriza energjetike dhe një prej tyre parasheh subvencione për rrymë për 650.000 familje, të cilat gjatë dimrit nuk do të paguajnë fatura më të larta se ato në tre muajt e fundit./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?