Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maqedonia e Veriut nis procedurën për heqjen e shtetësisë për oligarkun ukrainas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Maqedonia e Veriut nis procedurën për heqjen e shtetësisë për oligarkun ukrainas
AktualitetBoteLajmi i fundit

Maqedonia e Veriut nis procedurën për heqjen e shtetësisë për oligarkun ukrainas

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën procedurën për heqjen e shtetësisë maqedonase për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko.

Vendimi u mor pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, në mbledhjen e Qeverisë, lidhur vendimin e këtij institucioni për ta pajisur Onyshenkon me shtetësi. Drejtori i Agjencisë maqedonase të Sigurisë, Viktor Dimovski, ka thënë më 18 nëntor se janë bërë “lëshime të sigurisë” kur është marrë një vendim i tillë. “Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s, nuk është bërë, dhe është faji i një individi”, tha Dimovski para Komisionit parlamentar që ndjek punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Onyshenko, oligark kontrovers ukrainas, është pajisur me shtetësi maqedonase në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj 2022, bazuar në “dosjen e pastër”. Por, ai kërkohet nga Kievi për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit. Ai është futur edhe në listën e zezë amerikane, për shkak se ka qenë pjesë e një rrjeti rus që dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

- Publicitet -

Onyshenko ka edhe shtetësi ruse. Ai ka qenë deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012, ndërsa pas ndërrimit të Qeverisë në vitin 2014, është bërë partner biznesi me presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit pati hapur lëndë kundër tij.

 

 

Për pasojë, Onyshenko është arratisur në Spanjë. Autoritetet spanjolle patën vendosur për ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko më pas ka arritur të ekstradohet në Gjermani. Më 2020, Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 1:20 am

    Hiqjani dhe ne te njejten kohe denoni dhe ato qe moren kete vendim nul kunder interesave europiane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kontroll në rezidencën e ish-presidentit të Paraguait, zbulohet një kasafortë e fshehtë
  • Reshje shiu dhe borë në zonat malore, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë
  • Dosja “Partizani”, dëshmon sot në GJKKO ish-ministri Fatmir Mediu
  • “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  • Pas muajsh bllokimi, rikthehet Reforma Zgjedhore në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. demo on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  2. Katiu on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  3. realisti on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. demo on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Ethem Lalaj on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?