Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maqedonia e Veriut publikon të dhënat e atyre që luftuan me ISIS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Maqedonia e Veriut publikon të dhënat e atyre që luftuan me ISIS
AktualitetBote

Maqedonia e Veriut publikon të dhënat e atyre që luftuan me ISIS

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar në Fletoren Zyrtare listën me të dhënat e detajuara të 15 personave, të përfshirë në luftërat e huaja, si pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Në dispozicion të strukturave të policisë nuk janë që të gjithë këta persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet. Pjesë e të dhënave janë edhe adresat e tyre të banimit dhe vepra për të cilën akuzohen.

Në bazë të vendimit të ekzekutivit, këtyre individëve u ndalohet përdorimi, transferimi, konvertimi ose disponimi i pronës, u ndalohet vënia në dispozicion e çdo pasurie, drejtpërdrejt ose indirekt, si dhe krijimi ose vazhdimi i një marrëdhënieje biznesi.

- Publicitet -

Të 15 personat, të dhënat e të cilëve janë bërë publike, kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarakee gjatë viteve 2014-2015. Një pjesë e tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Siri, të tjerë kanë inkurajuar palë të treta  që bashkë me familjet e tyre, të shkojnë në këtë vend. Ekspertët e sigurisë thonë se publikimi i të dhënave paraqet një mjet efikas për të mos lejuar transferimin e parave nga burime të dyshimta.

Por organizatat joqeveritare që në fokus kanë rehabilitimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja, insistojnë se në informacione të tilla duhet të kishin akses vetëm institucionet, dhe jo i gjithë opinion publik pasi mund të vihet në rrezik jeta e të afërmeve të këtyre individëve. “Çfarë ndodh nëse dikush tenton një sulm ndaj personave të sanksionuar ose familjarëve me të cilët bashkëjeton, duke qenë se qeveria tani i ka bërë të ditura adresat se ku banojnë”, pyet Samet Shabani nga organizata joqeveritare Horizont.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e huaja, paraqet vepër penale, për të cilën parashikohet nje dënim me te pakten pesë vjet burg. Në bazë të të dhënave të organizatave joqeveritare në luftërat e huaja janë përfshirë 156 persona. Shifrat zyrtare tregojnë se 83 vetë janë kthyer në vend, e 30 prej tyre e kanë marrë tashmë dënimin.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?