Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maqedonia miratoi propozimin francez, Rama: Për hajër! Më në fund s’ka më asnjë pengesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Maqedonia miratoi propozimin francez, Rama: Për hajër! Më në fund s’ka më asnjë pengesë
KryesorePolitike

Maqedonia miratoi propozimin francez, Rama: Për hajër! Më në fund s’ka më asnjë pengesë

Published: July 16, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 68 vota pro të propozimit francez që i hapë rrugë nisjes së procesit të integrimit për në BE.

Rama shprehet se negociatat për anëtarësim në BE nuk kanë asnjë pengesë pasi parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ka ndezur dritën jeshile. Ai shton se tashmë pengmarrja e Shqipërisë ka marrë fund.

Kreu i qeverisë shton se u deshën tre vite nga vendimmarrja e KE për t’i hapur rrugë negociatave dhe mali i pengesave të ngritura para Shqipërisë të rrafshohet tërësisht.

- Publicitet -

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

MË NË FUND…

Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund.

U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare – pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman. 3 vite me gjëma të pandara, nga tërmeti tek pandemia dhe tani mes pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimin e jetesës këtu e kudo në botë. Këto sfida të jashtëzakonshme kanë vënë në sprovë jo thjesht qeverinë, po karakterin tonë si vend, si bashkësi njerëzish dhe si shumicë qeverisëse natyrisht.

Ja kemi dalë përsëri! Siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, kur thuajse askush nuk e besonte se do t’ia dilnim, do t’ia dalim edhe me krizën e re që ka sjellë lufta, po edhe me negociatat që do ta bëjnë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Ja kemi dalë pa e ulur ritmin e reformave, të punës e të ndryshimit, pavarësisht premtimeve të pambajtura të BE-së. Do t’ia dalim duke e rritur më shumë ritmin, duke e përmirësuar më tej punën dhe duke e thelluar ende më tepër ndryshimin.

Ja kemi dalë pa u mposhtur nga zhgënjimet e as nga lëndimet jo të lehta të këtyre viteve. Do t’ia dalim duke vazhduar të nxjerrim mësime dhe duke mos ngurruar në korrigjimin e vetvetes.

Ja kemi dalë me kokën lart, duke arritur ta ngremë Shqipërinë në sytë e më të mëdhenjve, aty ku ajo s’ka qenë kurrë, e vlerësuar dhe e respektuar si e barabartë në çdo marrëdhënie ndërkombëtare. Por të mos e harrojmë, ky nuk është fundi i rrugës sonë, por vetëm fillimi i një pjese të re të rrugës për Shqipërinë që duam.

Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t’ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s’bën Shqipërinë.

Faleminderit të gjithëve ju, që më mbështesni e inkurajoni apo më ngacmoni e nxini jetën me komentet tuaja.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve që me votën e tyre, na e kanë besuar neve, socialistëve e progresistëve, këtë mision historik për Shqipërinë dhe po ashtu, faleminderit, atyre që duke mos na e dhënë votën, na kanë bërë më luftarakë e kokëfortë për misionin e Atdheut tonë të përbashkët.

Faleminderit miqve e partnerëve tanë, që të gjithëve, për mbështetjen, kritikat, por edhe për refuzimet e viteve të fundit, të cilat na kanë ushqyer forcën, kalitur durimin dhe mprehur urtësinë.

Faleminderit në fund, por jo për nga rëndësia, edhe Lindës e fëmijëve, që mbajnë në këtë rrugë barrën e një sakrifice të mundimshme, të cilën veç ata e askush tjetër mund ta kuptojnë dot se çfarë halli është.

Për hajër

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Spak says:
    July 16, 2022 at 1:12 pm

    Falemnderit Z. Rama! Tani eshte radha e Saliut dhe Metes! Pas largimit te tyre do ta festojme!

    Reply
    • Titi says:
      July 17, 2022 at 5:23 am

      Mos u gezoni para kohe sepse mund te dali ndonje shtet tjeter te vendosi veton ashtu si Bullgaria.

      Reply
  • Edi says:
    July 16, 2022 at 1:44 pm

    Me rafte pika mua sa “barre te madhe ” paska mbajt Linda dhe femijet. Na e beni hallall se helbete mosmirenjohes jemi. Rilindasit do ju japin nga ditet e tyre.

    Reply
  • TIMONIERI & DINASTIA RAMA says:
    July 16, 2022 at 1:48 pm

    MIRËMËNGJES ne radhe te pare PATRONAZHISTAVE.

    MIRËMËNGJES ne radhe te dyte deleve shqiptare qe ende rrine urte ketu.

    MIRËMËNGJES ne radhe te trete shelegeve shqiptare qe kane marre arratine neper bote.

    MIRËMËGJES me ne fund ZAHOS dhe GREGUT te cilet veç ata, dhe jo shqiptaret, mund te me kuptojne Mua.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 16, 2022 at 2:53 pm

    Linda i perket familjes, xhagajduret i perkasin politikes, ndersa komentuesit e zinj apo te bardhe i perkasin publikut te lire dhe liberal te gazetes DITA dhe secili ka vendin dhe kontributin e vet ne kete sihariq qe intelektuali e ka shpallur shume kohe me pare, perpara se Edi Rama te sulmonte dhe te mallkonte Bullgarine per veton e saj ndaj RMV nga padija historike apo nga mungesa e informacionit te spiuneve te tij te SHISH apo ambasadave pa piken e llogjikes elementare te nje lideri modern ne vend qe t’i binte shkurt dhe te hidhej deri ne Beograd te miku i tij Vucic dhe thjesht t’i urdheronte bedelat e tij ne RMV qe te pranonin propozimin francez te Macronit njashtu sic vepruan me hir apo me pahir me Greqine do kohe me pare kur nderruan emerin dhe llagapin e shtetit.

    Reply
  • Mali says:
    July 16, 2022 at 3:39 pm

    ME KEMBE TE MBARE
    DO TE JETE VERTET
    KUR TE SHPORRET RAMA
    ME BANDEN E VET

    Reply
  • 1!? says:
    July 16, 2022 at 3:51 pm

    Më në fund fitorjeeee…….., Edi Rama (jo shqipëtarët dhe Shqipëria) do të futet në gjirin e nuses BE dhendërr kollovar, dhe

    do të shtjer në dorë jo vetëm paratë e taksa paguesve shqipëtarë që po i menaxhon akoma me më profesionalizëm kohët e fundit me çmimet e çmëndura të kusarisë me spekulimin kriminal të luftës në Ukrainë, por

    së fundi, si dhëndërr brënda, do të shtjer në kthetrat e tij të zeza sterr të kusarisë së babëzitur, prikën e subvencioneve dhe investimeve të nuses BE,miljonat e taksa paguesve të BE, me përvojën e pasur

    të 60 miljonëve të BE për bujqësinë ku asnjë, asnjë bujk i mirfillt që gdhihet dhe ngryset në tokë dhe me bagëtitë,asnjë bujk i tillë nuk ka mar qoftë edhe një euro, i përpiu kryebariu i Akademisë së barinjëve dhe kryebujku që do të zhvilloj bujqësinë me teknologji të përparuar dixhitalo kozmike satelitore, Edi Rama,

    dhe jo kërbythjet e fshatit që mender s’ marin vesh as nga teknologjia e përparuar as që nuk kanë 10 000 euro që të aplikojnë në AZHBR që të marin 10 000 euro të tjera subvencione të BE por janë kripë, s’ kanë as brekë në bythë se edhe këto ja mori po Edi Rama me biznesmenët e tij kusarë patronahzistë me çmimet super të larta kur u shesin mender fshatarëve dhe me çmime super të ulta kur u blejnë atyre.

    Njerëz, mbajeni mënd, negociatat do të hapen, investimet dhe subvencionet do të shtohen por

    njerzit e ndershëm që punojnë dhe jetojnë më djersën e tyre që akoma s’kan emigruar dhe pensionistët që nuk kanë vdekur akoma jo vetëm nuk do të fitojnë asgjë por do tu ripet edhe lëkura ashu si Sulltan Mehmeti II pushtuesi u ripte lëkurën në Stamboll publikisht shqipëtarëve të kapur robër në betejat me Gjergj Kastriotin.

    Të jeni të sigurt , do të fitoj kryekusari horror Edi Rama që do të zgjeroj grykën e thesit të kusarisë dhe mblesët e tij si Markua i Hollandës dhe Sholci i Gjermanisë që do ta fusin në gjirin e nuses BE, që do të marin, simbas traditës , darovën e mblesit dhe do të fitojnë kusarët që gabimisht quhen me termin e zbukuruar oligarkë dhe lukunia e patronazhistëve të administratës dhe të gestapossë tij zgjedhore, ajo që dikur quhej PS.

    Aferim mblesëve, Sholcë e Makruani, …….. që do ta përqafojnë,puthin dhe do të ulen në BE ngjitur me kusarin që i kullojnë neveritshëm fekalet e kusarisë në çdo pjesë të qënies së tij si njeri.

    Sot është bota e kusarëve moderrnë që për të vjedhur nuk heqin çorapet nga këmbët me zhul për ti vën në kokë si maska dhe me kallashnikov në dorë në errësirë të grabisin rrugëve njerzit e bankat por

    bëhen kryeministra, presidentë dhe pa maska, ditën, me kallashnikovin modern të kusarisë të taksave të çmëndura , të çmimeve të marrosura, të PPP dhe konçensioneve për të cilat paguhet edhe 80 000 euro në ditë edhe kur konçensionari fiktiv Zoto arratiset në “drejtim të paditur” sepse konçensionari i vërtet nuk është Zoto por ai, konçensionari global Edi Rama që i do në thesin e tij deri në euron e fundit,

    vjedhin edhe parat e bankave jo me llagëme posht tyre por si borxhe faturuar popullit , si ivestime e subvencione të BE dhe

    Edi Rama është kusari tipik moderrn, ndoshta unik në glob, lider global për profesionalizmin e tij.

    Hapja e negociatave do të jetë festë me shampanjë për kusarët por lajm kobzi për ata që s’janë kusarë në këtë vënd.

    Reply
    • Eni11 says:
      July 16, 2022 at 5:59 pm

      Kujt po i shërbejnë këto sanksione që deri më tani nuk kanë bërë gjë veçse kanë katalizuar forcimin e palëve të treta? Në krye të kësaj politike qëndron ShBA që për herë të parë ndoshta u ofron miqve vetëm fjalë. 

      Reply
    • Ai qe Ke quajtur "spiun i Enverit" says:
      July 16, 2022 at 6:01 pm

      Spiuni i .. Ka zbuluara se nuk Ke patur informacion,ose je i paditur,Pra nuk je ne nivelin “intelektuali”.Shyqyr qe Ke miq Edhe te tjere ne Europe,sidomos ne perendim,se me siguri ,ai qe nuk e thote emrin,por vetem pseudonimi,do te te nxirret Mik me titon,me putinin,me Kim Jong un.Ke shpetuar,nuk te thote” spiun i Enverit”.Emrin “intelektual”,vetem emri te justifikon pseudonimin.

      Reply
  • sapa says:
    July 17, 2022 at 5:37 am

    Cfare ka ndodhur qe thote per hajer gjigandi?une mendova se kane arrestuar Saliun dhe Meten?pse kaq budallenj i di shqiptaret ky qe ju shet kete lloj “superlajm”?

    Reply
  • Dudumi says:
    July 17, 2022 at 6:37 am

    Gjithe ky hartim me doza te larta hipokrizie. Sikur vetem ky dhe ata te persekutuarit e familjes se tij, qe vetem ata e kuptojne, sesa kozmike eshte kjo puna e plotesimit te procedurave per ne Europe. Edhe Salihut ia kemi borxh, qe shkoi e dorezoi dora vete 4200 flete te zhgarravitura se ashtu e do burokracia. Pastaj u kthye me makine duke udhetuar non stop ngaqe u nderprene fluturimet nga vullkani islandez Ikpirdhumkkfloyy. Udhetoi i ziu Sali se vetem Liria dhe Shkelzi me Arrengjituren e kuptonin. Sic Linda me kalamojte e ketij hipokritit.

    Reply
  • spata says:
    July 17, 2022 at 8:43 am

    Ja ke futur kot o K/M ine . Lere Maqedonine se ajo keshtu do rrokulliset neper kembet e Evropes. Degjo se cdo te thone per Shqiperine e shqiptaret dhe me pas na jep lajmin e gezuar .

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2022 at 3:02 pm

    Le te gezohet vete.Nuk na gezohet fare.
    Shiko si gezohen greket!
    Qeveria i jep nga 150 euro per koke cdo greku,qe shkon me pushime.Ketij i them gezim une?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?