Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marokenët në gjysëmfinalen e Botërorit: Mbreti turist i një populli emigrantësh, shumë prej të cilëve kalojnë përmes Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Marokenët në gjysëmfinalen e Botërorit: Mbreti turist i një populli emigrantësh, shumë prej të cilëve kalojnë përmes Shqipërisë
KryesoreSport

Marokenët në gjysëmfinalen e Botërorit: Mbreti turist i një populli emigrantësh, shumë prej të cilëve kalojnë përmes Shqipërisë

Published: December 11, 2022
Shpërndaje

 

Ata janë monarki dhe kanë në krye një mbret që është ndër njerëzit më të pasur në Afrikë me një pasuri sipas Forbes që arrin në 2 miliardë dollarë.

Ai bëhet shpesh lajm në mediat e Europës për udhëtimet e luksit dhe shpenzimet e shumta. Gjatë kohës së pandemisë erdhi për pushime në Greqi me rreth 70 shoqërues dhe shpenzoi 5 milion euro në një javë.

- Publicitet -

Por ai është mbreti turist i një populli emigrantësh. Është mbreti i pasur i një populli të varfër, shumica e të cilit e mbështet mbijetesën tek kultivimi i hashashit.

Një i ri emigrant i paligjshëm nga Maroku, u gjet i pajetë në malin e Moravës në Shqipëri dhjetorin e një viti më parë, në vendin e quajtur Shtegu i Venjave mbi fshatin Dishnicë.

Policia tha se ishte njoftuar për viktimën nga një grup tjetër refugjatësh që ndiqnin të njëjtën rrugë, ndërsa beson se ai kishte humbur jetën për shkak të të ftohtit.

Viktima ishte rreth të 30-tave dhe i dyti emigrant që humbte jetën në Korçë në kapërcimin e maleve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare, Frontex, në 10 muaj në BE u diktuan 48,500 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga migratore e Ballkanit Perëndimor.

Shumica e emigrantëve që përdorën këtë rrugë për të kaluar në mënyrë të paligjshme ne BE, vijnë nga Siria, Afganistani dhe Maroku.

Sipas një studimi të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë nëpërmjet Shqipërisë u rrit me 140 % në krahasim me një vit më parë.

Intervistat e policisë shqiptare me emigrantë të ndaluar tregojnë se ata udhëtojnë fillimisht në Turqi dhe nga brigjet turke kalojnë Detin Egje për në Greqi. Afganët kalojnë në Pakistan nëpërmjet kufirit duke ecur në këmbë dhe më pas ndjekin itinerarin Iran – Turqi- Greqi. Të dy grupeve më pas u duhet të kalojnë në kufirin e gjelbër për në Shqipëri për të vijuar më pas në Mal të Zi apo Kosovë.

Banorët e Dishnicës, që gjendet fare pranë Korçës, thonë se janë mësuar me kalimin e emigrantëve.  Fshati është prej kohësh një prej rrugëve që ndjekin emigrantët që pasi kalojnë këtu vazhdojnë në këmbë drejt Maliqit.

Shtegu i Venjave – siç e quajnë banorët e Dishnicës, është një prej shtigjeve më të vështira nëpër të cilin duhet të kalojnë emigrantët për shkak të terrenit dhe borës në dimër.  Banorët thonë se në atë rrugë kalohet kryesisht në verë, por grupe të rinjsh emigrantë të huaj e tentojnë edhe gjatë dimrit.

Pasi depërtojnë nga Greqia në Shqipëri përmes fshatrave kufitarë të Devollit, emigrantët hyjnë në fshatin Hoçisht dhe më pas ngjiten në vargmalin e Moravës për të dalë në Dishnicë dhe më tej drejtohen në fshatrat Tërove dhe Rov. Duke ecur mes fushave ata dalin tek ura e lumit Devoll në Maliq, për të vazhduar më tej rrugën e tyre drejt Tiranës.

Shpesh banorët i orientojnë emigrantët për të gjetur rrugën që i nxjerr ata në urën e Tërovës, një itinerar që mes tyre është bërë i njohur.

Kur mbërrijnë në fshat emigrantët fillimisht kërkojnë market ushqimesh dhe më pas pyesin për fshatrat Tërovë dhe Rov.

“E dinë si shteg, por thjesht nuk dinë nga të kalojnë. Ka raste kur vjen  i kap policia, ka raste kur shpëtojnë dhe ikin, por deri tani nuk na kanë sjellë asnjë shqetësim,” thekson një banor, ndërsa shpjegoi se emigrantët  “thjesht gjejnë ndonjë hambar ku flenë gjatë natës dhe më pas ikin.”

Një tjetër banor tha se situata e emigrantëve i kujtonte përpjekjet e tij dekada më parë. Ai thotë se banorët nuk e njoftonin policinë edhe në rast se shikonin grupe me emigrantë që shpesh zgjedhin që të qëndrojnë në shtëpitë e braktisura apo hambaret e bazës ushqimore.

“I gjeta njëherë një grup prej 20 vetësh në hambarin tim. Ishin familjarë. Mu drodh trupi dhe jua bëra me shenjë vetëm që mos pinin cigare se mos i vinin zjarrin dhe digjeshin edhe vetë. U dhashë edhe disa fruta. Pastaj u shpjegova rrugën që duhet të ndiqnin”, tha në një reportazh për BIRN, një banor i Dishnicës.

Në janar të këtij viti një tjetër emigrant i paligjshëm u gjet i pajetë në fshatin Grapsh në Devoll, i mbytur në përroin e fshatit ku ishte rrëzuar aksidentalisht. I riu ishte lënë pas nga grupi me të cilin udhëtonte për shkak se e kishte pasur të vështirë të ecte, ndërsa përpjekja e tij për të shkuar drejt vendeve të Evropës mbeti në mes.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Andis says:
    December 11, 2022 at 2:49 am

    Ju doni te thoni se edhe Shqiperia kur drejtohej nga Mbreti Zog kishte shprese per te shkuar ne finalen e boterorit?

    Reply
  • ¿? says:
    December 11, 2022 at 2:57 am

    Jo o Andis, keta duan te thone qe edhe Shqiperia qe drejtohet nga pasardhesi i nje bastardi te mbretit Zog tashti me gjysmen e popullsise te emigruar mund te dale ne finalen e boterorit tjeter.

    Reply
  • eDRAMA says:
    December 11, 2022 at 7:15 am

    Nje Mbret i kamur qe drejton nje popull emigrantesh…qenka fiks si realiteti aktual shqiptar!

    Reply
  • Genti says:
    December 11, 2022 at 9:46 am

    Mund te kete hallexhinj qe kalojne per es Shqiperise, e cfare atehere?
    Cjane keto palo shkrime, edhe marokenet di e gjithe Bota emigrojne, o njerez.

    Reply
  • Vlora1912 says:
    December 11, 2022 at 1:17 pm

    Vetëm 1 mbret me 2 miliard euro pasuri????!

    Asgjë për tu habitur, ne kemi nja tre a katër mbretër Politik ketu në Shqipëri, që kan një pasuri mbi 5 miliard euro bashkë…

    Jan 30 vite që Sundojnë, me rrotacion të dakordësuar…

    40% e shqiptarëve, që përbëjnë rreth 60% të krahut aktiv të punës, i kan përzën në emigrim….

    Dhe tëta shqiptar të mirë, që sjellin miliarda euro në vit, iMbretërit tanë, quajnë me përbuzje…… Emigrant..

    E përveç këtyre të larguarve, Jan dhe 60% e shqiptarëve të mbetur që duan të arratisen sa më parë nga ky Vend i Bekuar, të Cilin, kasta e ndyrë e mbretërve të Pashpallur, e ka shndërruar në vend të Mallkuar….
    Du tu them…

    Reply
  • Andis says:
    December 11, 2022 at 3:05 pm

    Aaaaaaa. E kuptova tani

    Reply
  • ¿? says:
    December 11, 2022 at 4:47 pm

    Tamam o Andis, e dija qe je kapil i qut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?