Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali firmoset sot, Rama: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali firmoset sot, Rama: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
Lajmi i funditPolitike

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali firmoset sot, Rama: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Published: February 6, 2024
Shpërndaje

Shqipëria dhe Italia do të nënshkruajnë këtë të martë dokumentin përfundimtar të marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Kryeministri Edi Rama, me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, shkruan se nga kjo marrëveshje përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, dhe shumë italianë në vendin tonë.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

- Publicitet -

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dyja vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.

Marrëveshja për dokumentin final do të nënshkruhet në Romë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe homologu i tij italian Antonio Tajani.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Papi says:
    February 6, 2024 at 8:12 am

    Mbi 500 mij shqiptar?
    Me ke tallesh ti me ata te vatanit? se keta ne itali ta njohin mir ndershmerine dhe propaganden
    As 50 mij nuk perfitojne
    Nqs kjo marrveshje do ishte bere ne vitet 2000 po mund te perfitonin 200 mij shqiptar
    Apo ke pasur 4 ne matematike qe nuk arrin te kuptosh se shqiptaret ne itali qe kan 50 vjet e poshte skane asnje dite pune ne shqiperi?
    Kjo marrveshje u be e detyrueshme sepse e kerkuan ata 4 italiane qe jetojne ne shqiperi
    Them 4 sepse aq jane ne krahasim me shqiptaret qe jetojne ne itali
    Jane italianet qe duhet te gezojne
    Shqiptaret ja qindra mijra qe e humben kete marrveshje

    Reply
    • Prroji Thate says:
      February 6, 2024 at 1:18 pm

      Punen per te arritur kete marrveshje e ka filluar Erjon Veliaj kur ishte Minister i Punes ne 2013-2015.
      Erjon Veliaj ishte i pari Minister qe rregjistroi te gjithe ata qe punonin ne te zeze, rregjistroi te paguanin kontribute Fasonet, te gjitha pikat e karburanteve, te gjitha kompanite e ndertimit.
      Demi qe i eshte bere punonjesve, duke mos ju paguar sigurimet shoqerore ishte shume i madh per 23 vjet, qeveria e Berishes arriti deri aty, sa nuk kishte paguar sigurimet per punonjesit e shtetit ne dy vjetet e fundit para se te largohej, police, mesues, infermier, punonjes bashkish.
      Arritja e kesaj marrveshje me Italine, eshte nje fitore shume e madhe e kesaj qeverie, e cila i mbaron punet, nuk i le ne mes.

      Reply
  • Pasqyroni nenet e Marrëveshjes says:
    February 6, 2024 at 8:41 am

    Propagandë! Përfitimet janë në nenet e Marrëveshjes, se kush përfiton dhe kush humbet. Nuk mund të flitet kështu, pa sqaruar kushtet, që secili të bëjë llogaritë e veta. Kështu p.sh. Shqiptarët që marin pension në Shqipëri dhe kanë vajtur në amerikë, sigurimet shoqërore amerikane zbresin në 58% të vlerës së pensionit shqiptar dhe të japin diferencën. Pra, çdo person e ka llogaritjen sipas kontributit të tij dhe nuk mund të gjesh dy njësoj. Jam i sigurtë që do të ketë nga ata që do të humbasin nga këto Marrëveshje.

    Reply
  • Korigjim says:
    February 6, 2024 at 8:43 am

    Korrigjim. Amerikanët të zbresin pensionin shqiptar nga çfarë të takon në pensionin amerikan dhe këtu qëndron e keqja.

    Reply
  • Lungara says:
    February 6, 2024 at 11:05 am

    E sakte, na trego nenet ketu ne gazete mis na thuaj i gjeni online.
    Ketu ne Kanada dhe besoj njesoj ne Amerike e kudo, kush merr mbeshtetje ( suplement ) per arsye te pensionit te ulet, nqs nuk ka raportuar pensionin ne Shqiperi, do i hiqet kjo mbeshtetje dhe do paguaj ato qe ka marre ne te kaluaren. Kjo eshte e gjitha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit
  • A mund të përshtatet specia njerëzore me temperaturat përvëluese?
  • “Mur më mur” mes Spanjës dhe Italisë: Rikthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?