Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtjen, ekspertët: I jep fund orekseve serbe për territore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtjen, ekspertët: I jep fund orekseve serbe për territore
KronikeLajmi i fundit

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtjen, ekspertët: I jep fund orekseve serbe për territore

Published: March 22, 2025
Shpërndaje
Screenshot

Zemërimi i Serbisë ndaj paktit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes nuk i ka habitur ekspertët e sigurisë në Prishtinë. Ata thonë se Serbia nuk ka pse të ndihet e kërcënuar, pasi nuk është ndërtuar kundër asnjë shteti, shkruan A2 CNN.

“Qëllimi i Serbisë dhe i Rusisë është që në Ballkan të ketë vazhdimisht trazira dhe tensione të vazhdueshme. Prandaj, kjo marrëveshje nuk cenon tërësinë territoriale të asnjë shteti, as të Serbisë e as të askujt tjetër, por është një marrëveshje trilaterale ushtarake për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse”, thotë për A2 CNN, Nënkoloneli Refki Morina.

“Çdo ditë e më shumë po zvogëlohet hapësira që Serbia, si një mashë e Federatës Ruse, të ketë ndikim në vendet të cilat po përpiqen dhe po punojnë për të krijuar stabilitet. Kjo marrëveshje e konfirmon të njëjtën gjë dhe nuk është ndërtuar kundër askujt”, thotë Valdet Hoxha, Ish-zv/Ministër i Brendshëm i Kosovës.

- Publicitet -

Ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes tre vendeve besohet se do t’i japë fund orekseve të Serbisë për shkëputje të territoreve. Krerët e shtetit në Kosovë kanë paralajmëruar disa herë se Serbia ka dashur të veprojë në këtë mënyrë me veriun e Kosovës.

“Me një politikë hegjemoniste, siç ka Serbia, me apetite konsistente për pushtimin apo ndarjen e pjesëve të caktuara të territoreve në rajonin e Ballkanit, ky bashkëpunim trilateral, me mundësi bashkëpunimi dhe zgjerimi edhe më tej, është një pengesë për këto apetite hegjemoniste serbe”, thotë Hoxha.

Ekspertët e sigurisë janë të bindur se kjo aleancë do të zgjerohet edhe me vendet e tjera ballkanike, të cilat duan një rajon në paqe dhe të përgatitur përballë ndryshimeve dhe pasigurive të mëdha.

“Këto shtete duhet të avancohen në aspektin ushtarak, në trajnime dhe të tjera, por edhe në pajisje ushtarake, në mënyrë që të mbrohen nga një sulm eventual, nga agresionet e ndryshme, qoftë nga Serbia apo nga vende të tjera që nuk dëshirojnë një Ballkan të qetë. Atëherë, përgjigjja më e mirë ndaj këtyre shteteve është që kësaj marrëveshjeje trilaterale t’i bashkohen edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thotë Morina.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, përmes kësaj marrëveshjeje, kanë deklaruar se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta. Gjithashtu, do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride dhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?